Ekspozite ne Mirash "Nje rrefim mbi te gjelber"

Artistja Blerta Hashani do të hapë ekspozitën “Një rrëfim mbi të gjelbër” në Mullirin e Nazifit, që gjendet në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt. Kurator i kësaj ekspozite është Alex Fisher nga Buffalo i Nju Jorkut.





Hapja do të bëhet nga ora 13:00-16:00 të shtunën, më 15 qershor.

Ekspozita nis me pyetjen: Çfarë ndodh kur arti përjetohet në mjedisin që frymëzon krijimin e tij? Kjo ekspozitë paraqet punë të reja dhe jo të njohura nga Blerta Hashani dhe do të vendoset pranë dhe përreth Mullirit të Nazifit në Mirash, një fshat në komunën e Ferizajt.


Kjo ekspozitë shënon herën e parë që artistja paraqet punë në një vend që ajo dhe familja e saj e konsiderojnë shtëpi për gjenerata të tëra.


Ekspozita është e kuruar nga Alex Fisher dhe paraqet piktura në pëlhurë (jutë), punime në letër dhe një kolazh, punë e cila shquhet si më personalja e artistes deri më tani.

Ekspozita shoqërohet me një program publik që përfshin një bisedë me artisten dhe një punëtori nxënësit e shkollës fillore. Duke marrë shkas prej virtyteve të programit, Hashani përkrah decentralizimin e kulturës bashkëkohore duke ndarë pasionin e saj për të mundësuar rritjen e pjesëmarrjes në aktivitete dhe praktika artistike.

Një rrëfim mbi të gjelbër organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës, Komunën e Ferizajt dhe Hajde! Foundation



Kommentare