LLOJET E TOKAVE
Në territorin e Ferizajt
Shohim varietet të dukshëm pedologjik që pasqyrohet me një numër të shënuar
grupesh kryesore të tokës dhe njësi klasifikuese të rendit të ulët, si dhe
ndërrimin e shpejtë të tyre , gjë që tërë territorit i jep një pamje mozaiku.
Të qenit e një numri të
madh tokash të ndryshme që për ka vetit dhe mundësit e shfrytëzimit në bujqësi
dallohen shumë, është rezultat i një konstelacioni shumë të ndryshueshëm të
faktorëve qe e kanë formuar.
Ndikimi i njeriut në
shfrytëzimin e tokës ka rëndësi të posaçme dhe dendur është shprehur negativ.
Ky ndikim shprehet me disa veprime si: ujitja iracionale, hapja e sipërfaqeve
të reja, potencomi i erozionit të sipërfaqes sidomos në rajonet
kodrinor-malore ku bartet shpesh i tërë
dheu.
Objekt hulumtimi në këtë
rast kemi klasifikimin e tokave sipas përhapjes së tyre në vendbanimin përkatës
si:
• Ranker
• Smonice
• Terra
Rosa
• Kafenizuar
mesatarisht e thellë
• Kafe e
cekët
Tokë ranker –
Rankeri së bashku me token e kafenizuar përbëjnë rreth 30 % të territorit të Mirashit. Këto toka gjenden pothuajse
gjatë tërë vijës së pjeses lindore të Mirashit. Shfrytëzohen posaçërisht për
livadhe dhe kullosa ndërsa një pjesë e tyre shfrytëzohet edhe për lavërtari.
Në pjesën lindore përgjatë rrugës gjendet rankeri i cili
shfrytëzohet për lavërtari, ndërsa në pjesën malore rankeri shfrytëzohet
posaçërisht për livadhe dhe kullosa. Sipas
përbërjes fizike rankeret
në përthithësi ka përbërje deltinore i cili përmban një skelet qe mund të arrij
deri 40%. Për nga vetit kimike përmban humus i cili sillet ne diapazon prej
10-25% gjë që varet prej stadit të zhvillimit të tankerit dhe lartësisë
mbidetare. Karakteristikë e tij për nga vetit prodhuese është zhvillimi në
shkëmbinjtë kompakt, kapacitet i vogël
ujor, thatësia, dhe mbulesa e vogël në rrënje. Vlera prodhuese e rankereve
është e lidhur ngusht me thellin e tij dhe me vetit e substratit amë. Këto toka
janë më së paku pjellore në serepentin dhe tokat zallore. Kushtet natyrore në
këto toka gjenden gëllinjat dhe boronicat pasi ato gjenden ne lartësi të mëdha
mbidetare dhe shfrytëzohen si kullosa verore.
Tokë smonicë –
smonica së bashku me terra rosen dhe
tokat deltinore përbejn rreth 70 % të territorit te Mirashit me perhapje ne
pjesen me të madhe të vendit. Smonicat janë toka terestike pasi uji nentokësor
është shumë i thellë ( shpesh prej 5-10 m
) dhe nuk ka rëndësi për pedogjenezë,
për shkak të përbërjes së
veshtirë teksturale në smonica kohë pas kohe vjen te proceset anaerobotike.
Pjesën më të madhë të Mirashit e zënë smonicat të cilat permbajnë thërrmija të argjillës më të vogël se 2 mikro krome ku në shumicën e rasteve arrijnë deri ne
40%. Perveq përmbajtjes së argjillës afër 10% ka përmbajtje skeletore që në shumicën e rasteve janë të mbuluara me kuarc. Për lagjen e këtyte tokave
nevoitet kohë e gjatë pasi që lagen me vështirësi. Sipas vetive kimike smonicat në vendbanimin
përmbajnë 3.5% humus, Rëndësia e tyre qëndron në qendrat e prodhimeve bujqësore,
ka një plleshmëri i cili është rezultat i horizontiti të thëllë të humusit dhe përmbajtje të lartë
të thermijave argjillore që ndryshe quhen edhe toka te grurit pasi nga
siperfaqja e tyre fitohet kualitet dhe rendësi e lartë e grurit .
Tokë e kuqe –
këto toka shtrihen në pjesën jug-perëndimore të Mirashit dhe zëne një të vogël
të territorit të vendit, një pjesë e
tyre gjendet në pjesën lindore ndërsa pjesa më e madhe e tyre gjendet në pjesën
perëndimore. Dikur këto toka kanë qenë të mbuluara me pyje të cilat janë
zhdukur dhe me shekuj janë shfrytëzuar në bujqësi këto toka janë erodu ose janë zhdukur
tërësisht dhe tani gjendet vetem substrati amë. Punimi i këtyre tokave është i
lehtë dhe mirë e lëshon ujin, ajrin dhe konsiderohen si toka të ngrohta për
shkak të përmbajtjes së lartë të argjillës përmbajtjes së lartë të lagështisë
së vyshkjes e cila rezulton në
përmbajtjen e vogël te ujit.
Vetitë prodhuese të këtyre
tokave kanë përmbajtje te lartë të bazave dhe tregojnë veti të dalluara të
fiksimit te acidit fosforik kështu që ato konsiderohen si toka te varfra me
fosfor.
Tokë e kafenizuar e cekët- përhapja e këtyre tokave zë një sipërfaqe relativisht
të vogël kryesisht pjesën veriore të vendbanimit këto toka sajohen nga tokat e
zeza atëherë kur ato arrijnë aftësinë afër 30cm. Ndikimi i lagështisë së madhe
i këtyre tokave shpien deri te lirimi i argjilës dhe dekompozimin e shtresave
të holla me ane të agregateve strukturore. Përbërja kimike e këtyre tokave
qëndron ne copat e skeletit gëlqeror ku masa e tyre është jo karbonike kanë
ngopshmëri të vogël dhe janë të varfra me humus 2-4%. Thellësia e këtyre tokave
arrin deri ne 60cm dhe si të tilla mund të shfrytëzohen për prodhimtari
intensive bujqësore.
Tokë kafe mesatarisht e thellë-pothuajse e tëre pjesa veriore dhe jugore e këtij
vendbanimi ka një përhapje të këtyre tokave gjë qe shpije në shfrytëzimin
mesatar të tyre. Formimi i këtyre tokave është i lidhur më substratin e caktuar
amë, pasi që keto toka janë te lehta, deltinore të lehta të cilat përmbajnë
diçka më shumë se argjillë, kanë ngopshmëri kom plekse me bazë të vogël. Përhapja
e këtyre tokave më se tepërmi gjendet ne pyje ndërsa pjesa tjetër shfrytëzohet
si livadh e kullosa e në disa raste edhe si ara. Për shkaka të klimës së
papërshtatshme kultivimi i pemëve është i kufizuar prandaj ky vendbanim kërkon
masa te përmisimit ne kalcifikim, plehërim, posaçërisht me fosfor dhe azot.
Leunora Selmani
© Të gjitha të drejtat e rezervuara . Ndalohet rreptësisht marrja dhe shpërndarja në media, portale... pa autorizim paraprak me shkrim nga kjo faqe si dhe autori-ja.
Kommentare
Kommentar veröffentlichen