Mirashi në vitin 1932

(sipas të dhënave të vitit 1932. Mos saktësia është e mundur)
Dasëm në Mirash - viti 1960 (foto Feriz Bytyçi)
Në mes të viteve 1689 dhe 1737 në Mirash ishte vetëm një familje shqiptare. Kjo familje ishte e konfesionit Islam. Ndoshta ishte familja Tara. Megjithate anketimi i vitit 1932 nuk e konfirmon.

Tara ose Agushovit është Familja që llogaritet se është e para familje e vendosur në Mirash. Nga një anketim i vitit 1932 del se Familja Tara në Mirash është vendosur në fillim të shekullit XIX (19). Familja Tara është vendase, pra lëvizja-migrimi e tyre është bërë nga mbrenda territorit të Kosovës së sotme. Kalimi në Islam është bërë me vendosjen e tyre në Mirash.

Dautovit, Të ardhur nga Dibra e vogël rreth vitit 1770. Janë nga Fisi Bytyçi. Në vitin 1932 ishin 7 shtëpi . Pasardhës të Dautit në vitin 1932 ishin ; Dauti,Sahiti, Sadiku, Hyseni 90 vjeçar.

Saliovit ose Elezovit, Të ardhur së bashku me Dautovit nga e njejta zonë. Në vitin 1932 ishin 2 shtëpi. Saliovit janë gjithashtu nga fisi Bytyçi.

Lohajt, Të ardhur nga Malësia e Shkodrës, përkatësisht fshatit Lohë. Më parë kanë jetuar në Dobratin, pastaj në Rubovc. Nga fundi i shekullit XVIII (18) Dautovit i morrën nga aty dhe u vendosen në Mirash. Në vitin 1932 ishin 8 shtëpi. Lohajt janë nga fisi Thaçi.

Hashanët , Të ardhur nga familjet me të njejtin mbiemër nga Biqevci. Prejardhja e tyre e largët është e njejtë me shqiptarët nga Biqevci; Koleshani , Lumë. Në vitin 1932 ishin 10 shtëpi. Hashanët janë nga fisi Krasniqi.

Zeqirovit, Të ardhur në Mirash pas Hashanëve nga Jazhinca (Pollogu i Ulët). Prejardhëja e tyre e largët është nga Malësia. Në vitin 1932 ishin 7 shtëpi. Zeqirovit janë nga fisi Krasniqi.

Rashitovit, Të ardhur nga Kishnapolja rreth vitit 1830. Erdhën gjurmëve të të afërmëve. Prejardhja e tyre e largët është nga Dibra e Vogël. Njejtë sikur të afërmit e tyre Dautovit në këtë fshat . Në vitin 1932 ishin 3 shtëpi. Rashitovit janë nga fisi Bytyçi.

Bajraktarët, Të ardhur nga Sllapuzhani (Podrimja), të njejtën kohë sikur Rashitovit. Në vitin 1932 ishin 2 shtëpi. Bajraktarët janë nga fisi Bytyçi.

Misinovit Janë vendosur në fillim të shekullit XIX (19) nga Pasjani (Morava e Epërme) dhe më pas kanë kaluar në Islam. Kanë hyrë- i janë bashkangjitut fisit Thaçi. Në vitin 1932 ishin 7 shtëpi.

Salihoxht, Paraardhësi i ardhur si Hoxhë-Imam nga Mërkonja (Jabllanica). Në vitin 1932 ishte 1 shtëpi. Janë nga fisi Krasniqi.

Një Familje nga Dautovit në vitin 1932 jetonte në fshatin Surqinë.

Prekadini, Të ardhur nga fshati Prekadin i Toplicës. Në vitin 1932 ishin 2 shtëpi. Prekadinët janë nga fisi Sopa.

Raçi, të ardhur nga Raça e Toplicës. Në vitin 1932 ishin 4 shtëpi. Raçi janë nga fisi Krasniçi.

Govori, Të ardhur nga Govori i Jabllanicës rreth vitit 1850. Në vitin 1932 ishin 2 shtëpi. Govort janë nga fisi Krasniçi.

Kamenica, Muhaxhir tä ardhur nga Kamenica, Toplicë. Në vitin 1932 ishin 3 Shtëpi. Kamenicët janë nga fisi Sopa.

xhavit selmani



Kommentare