Takim Konsultues nga USAID





FTESË

Takim konsultues


Të nderuar,

Programi i USAID “Kontrata Sociale” ka për qëllim që të asistoj zyrtarët komunal që të jenë më të përgatitur për të zgjeruar pjesëmarrjen publike dhe për të komunikuar me qytetarë. Një komunë e përgjegjshme dhe e hapur ndaj qytetarëve garanton përmirësimin e cilësisë së jetesës në komunë, kurse ofrimi i shërbimeve më cilësore dhe më të shpejta bëhet edhe më i realizueshëm përmes pjesëmarrjes qytetare në çështje publike. Për të ofruar këtë asistencë ndaj zyrtarëve komunal, ky program fillimisht synon të mbledh përvojën dhe përshtypjet e qytetarëve në lidhje me bashkëpunimin e tyre me komunën ku jetojnë.


Për këtë arsye, ju ftojmë të merrni pjesë në takimin konsultues i cili do të mbahet me datë 21 dhjetor 2023 (e ejte) nga ora 17:00 në Shkollën e Mesme të Ulët “Ali Hadri”, në Mirash. Të pranishëm do të jenë edhe qytetarë të profileve të ndryshme të fshatrave: Mirash, Cërnillë, Rahovicë, Pojatë, sidhe inkurajome që të njoftoni edhe kryetarin/en e Këshillit të Prindrëve dhe mësimdhënës të cilët jetojnë dhe veprojnë në fshatit tuaj.


Shpresojmë të na bashkangjiteni dhe ta shfrytëzoni këtë mundësi për të shpalosur idetë dhe problemet tuaja.


Ju faleminderit paraprakisht!





Kommentare