SHTËPITË FANTAZMË

"Shtëpitë Fantazmë"

Ishte një(1), e po bëhen tre(3), e këtij treshit po "thonë" se do t'i shtohet një zero(0), për tu bërë pastaj "Lagjia Fantazmë"

Para më shumë se nji viti, është ndërtuar shtëpia e parë në këtë pjesë të fshatit Mirash-në tokën që në të kaluarën ishte e shtetit. Por, as në ato kohë e as tani, banorët e fshatit Mirash nuk e dinë se kush po i ndërton dhe me çfarë qëllimi.
 
Normalisht, gjithkush mund të investojë e ndërtojë çfarë të dojë, por investimi në fjalë është i çuditshëm dhe me shumë dyshime...

Më parë është thënë se aty po ndërtohet një lagje nga disa investitorë Arab, për të ofruar banim për refugjatët nga Siria- ndërsa ka pasur zëra që thonë se është një biznesmen nga qyteti i Gjilanit që po ndërton një lagje të stilit të "Marigona Residence".

Kryesia e fshatit, duhet të interesohet për të kuptuar më shumë. Së pari të pyetet komuna nëse ka lëshuar leje për këtë ndërtim, nëse po, atëherë kujt dhe për çfarë?

Fshati Mirash normalisht mirëpret investime, por paraprakisht kërkon konsultime.
*Ftoheni të komentoni nëse keni informata zyrtare në lidhje me këtë investim.

Albion Raçi


Sqarim:

Mirashi Press, pas postimit "Shtëpitë Fantazmë", është kontaktuar menjëherë nga investitori, i cili ka garantuar që çdo gjë është e pastër sa i përket dokumentacionit si dhe ka garantuar se ky investim është privat dhe ato shtëpi janë private të tij, duke mohuar se aty do të vendosen refugjatë ose diçka e tillë.

Ne si faqe, i kemi ofruar bashkëpunim dhe ndihmë nëse këto pohime të tij janë të vërteta, por, njëkohësisht e kemi paralajmëruar se nëse fshihet diçka pas këtij investimi, ne do të jemi të parët që do të reagojmë dhe do të veprojmë.

Mirashi Press, i ka kontaktet e invesitorit, i cili ka shprehur gatishmëri të takohet me kryesinë e fshatit.






Kommentare