Klubi i volejbollit nga Ferizaj, që e mban po këtë emër, mbrëmë është shpallur kampion i ligës së Kosovës në volejboll, për herë të parë në historinë e klubit.
Kv Ferizaj në finale kishte kundërshtarë klubin Prishtina Volley, të cilin e mposhti dy herë brenda 5 dite. Ndeshja e parë u fitua me rezultat 3 me 0. Ndërsa ndeshja e mbrëmshme, ishte një nga ndeshjet më interesante në historinë e finaleve të kampionatit të volejbollit. Fillimisht Kv Ferizaj arriti epërsinë në 2 me 0, por Prishtina Volley arriti të barazojë rezultatin në 2 me 2. Në fund Ferizaj arriti që të fitojë me rezultatin 3 me 2, raporton Insajderi.

Kv Ferizaj është themeluar në vitin 1993 dhe kjo është hera e parë që ata arrijnë të shpallen kampionë. Kupën e fituar, e ka ngritur Butrint Bytyqi, që është djali i ish trajnerit të Kv Ferizaj, të ndjerit Jusuf Bytyqi që njihet si kontribuesi më i madh i këtij klubi si dhe i tërë sportit të volejbollit në vendin tonë, por që fatkeqësisht nuk e kishte fatin që të shoh e të gëzohet me suksesin e klubit të tij./Insajderi.com
Kommentare
Kommentar veröffentlichen