LDK - Ymri Hashani 29.09.2019
Themeli i fortë është fillimi i mbarë i çdo pune. Mbështetja e bashkëfshatarëve të mi është forca më e madhe që më shtyn përpara në rrugëtimin që kam nisur.
Mirënjohës dhe shumë falenderus nga zemra për gjithë mbështetjen e juaj ndër vite.
-------------
PDK - Gazmend Bytyçi, Mirash 27.09.2019
Një emocion të pa përshkrueshëm pata mbrëmë para bashkëvendasve të mi në fshatin Mirash. Unë biri i tyre, i dalur nga gjiri i tyre, u ktheva përsëri aty ku linda për të kuptuar se nga do që do më qojnë rrugët e jetës, unë në esencë do të mbetem gjithmonë Gaz Mirashi!
Faleminderit një mijë herë nga zemra banorëve të fshatit tim dhe fshatrave për rreth për mbështetjen e madhe!
PDK - Gazmend Bytyçi
Ferizajpress 13.09. 2019
Në aktivitetet paraelektorale të filluara ditëve të fundit shumica e liderëve dhe kandidatëve për Parlamentin e Kosovës kanë filluar të takojnë figura publike, biznese dhe afaristë të njohur.
Ferizajpress 13.09. 2019
Në aktivitetet paraelektorale të filluara ditëve të fundit shumica e liderëve dhe kandidatëve për Parlamentin e Kosovës kanë filluar të takojnë figura publike, biznese dhe afaristë të njohur.
Por kandidati Gazmend Bytyçi nga radhët e PDK-së këto takime i filloi pak më ndryshe.
Bytyçi, takimet i filloi me njerëzit më të afërt, me ata me të cilët gjithmonë kishin të njëjtat probleme, me ata të cilët kaloi pjesën më të madhe të kohës, me të rinjtë e fshatit të tij.
Sot ai takoj të rinjtë e fshatit Mirash të cilët i dhanë përkrahje në rrugëtimin e tij drejt Parlamentit të Kosovës.
Me këtë rast Bytyçi tha se ka zgjedhur pikërisht vendlindjen, nga ku do të përcjell hallet dhe problemet e bashkëqytetarëve dhe do të punoj në zgjidhjen e tyre.
“Këtu i gjej ëndrrat e rinisë dhe energjia që e marr nga ju, e di që do të më mbajë të fortë në këtë rrugë që jam nisur. E di, jam nisur një rruge të vështirë të besimit apo, thënë më mirë, të kthimit të besimit në luftën e ndërtimit, në luftën e prosperimit dhe të zhvillimit të vendit e të institucioneve tona. Natyrisht se kjo nuk është e lehtë. Moszgjidhja e shpejtë e problemeve me të cilat ballafaqohemi dhe vetë brishtësia e sistemit dhe e institucioneve tona, kanë bërë që të rinjtë dhe të rejat e vendit tonë, të ardhmen e tyre ta shohin me plot paqartësi e dyshim dhe ta humbin shpresën për një të ardhme më të mirë. Zgjidhja e këtyre problemeve dhe kthimi i shpresës te të rinjtë e të rejat e vendit tonë, nuk është një punë e thjeshtë. Më shumë se kaq, ajo është detyrë që na pret. Ky vend dhe kjo rini e mrekullueshme, meritojnë shumë më tepër. Kjo rini meriton një vend të zhvilluar, të civilizuar dhe të qeverisur nga njerëz të dëshmuar në etapa dhe në kohë të ndryshme të historisë sonë të re. Nga njerëz që kanë aftësinë, dijen dhe guximin për të bërë ndryshimin. Këtë mund ta bëjmë vetëm duke punuar shumë dhe të bashkuar në këtë qëllim. E qëllimi ynë, pra, është kthimi i shpresës për ju dhe për të gjithë ne. Kthimi i shpresës për një të ardhme të sigurt, ashtu siç e dëshironi dhe e meritoni ju, ashtu siç e kam dëshiruar edhe unë, kur isha i ri!” tha Gazmend Bytyçi para të rinjve .
LDK -Ymri Hashani 18.09,2019
Me Rininë e mrekullueshme të fshatit tim Mirash, ku me mbështetjen e tyre të parreshtur më motivuan që të vazhdoj fuqishëm rrugëtimin që kam nisur për të qenë zëri i tyre edhe në Kuvendin e Kosovës.
Ju falenderoj nga zemra që jeni gjithmonë krahë meje duke qenë forca ime më e madhe.
Kommentare
Kommentar veröffentlichen