Varroset Imer Gavazi
20.11.2007




Dje, në fshatin e tij të lindjes, Mirash të Ferizajt u bë varrimi i Imer Gavazit, që u vra gjatë luftimeve në Malësinë e Tetovës. I lindur në ditëlindjen e flamurit, pra 28 nëntor 1965, Imer Gavazi, është një nga pjesemarrësit e tri luftërave çlirimtare kombëtare.

Bashkëfshatarët e tij dhe bashkëluftëtarët e tij të ardhur nga të gjitha anët e trojeve shqiptare, e njihnin Imerin si një njeri të urtë, të ndershëm, të sjellshëm dhe punëtorë i çështjes kombëtare sa here që ajo kërkoj bijtë e bijat më të devotshëm të kombit shqiptar.

Për t’u përshëndetur për herë të fundit me të, kishin ardhur bashkëluftëtarët nga Lugina e Preshevës të kryesuar nga Jonuz Musliu. Gjithashtu, në këtë varrim ishin të pranishëm edhe një delegacion 6 anëtarësh i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, si edhe shumë bashkëluftëtarë nga qytete të ndryshme shqiptare. Me kurrora lulesh, Imeri u përcoll për në përjetësi. 

Familjes Gavazi, iu dorëzuan telegrame ngushëllimi me rastin e rënies së birit të tyre dhe të kombit, ushtari triemblematik, Imer Gavazi. 


Kommentare