VITET
SHKOLLORE 1991 -1999
VITI SHKOLLOR 1991-92
Punëtorët
që punonin në këtë vit qenë të njejtit që punuan në vitin 1990-91. Numri i nxënësve ishte 331, me 16 paralele. Në
fillim të vitit shkollor pushtetmbajtësit serb nuk lejuan që mësimi të filloj
të kohën e caktuat.
Edh
me 1 tetor prap pati pengesa, mandej u zhvillua protesta triditëshe. Pas
protestave pasojnë arrestimet, burgosjet dhe ndjekjet: Drejtori i shkollës ,
aktivistët e LASH-it etj. Mësimi rifilloi për të tretën herë më 20.01.1992.
Pas
kërcënimve të policisë mësimi u ndërpre më 23.01.1992 për të vazhduar më vonë
nëpër shtëpit shkolla. Sigurimin e shtëpive shkolla e bëjnë aktivistët dhe
popullata e fshatit. Në lokale të shkollës u kthyem përsëri më 28.01.1992.
Për
arsye të lartëshënuara qemë të shtërnguar që të punojmë , me planprograme të
reduktuara, duke iu përshtatur kushteve të jashtëzakonshme, ndërsa në vend të
ditarëve të rregullt kemi përdorë fletore të cilat i kemi improvizuara në formë
ditari.
VITI SHKOLLOR 1992-93
Prej
datës 17.06.1992 shkolla emërohet me emrin Ali Hadri
Punëtorët
; Jusuf Bytyçi drejtor.
Mësimdhënësit;
Shaqir Govori, Remzi Lohaj, Ali Bytyçi, Nazmi Xhafaj, Fejzullah vranovci,
Minire Bytyçi, Valbonë Bytyçi, Lumnie Gogaj, Ismet Raqi, Ymri Hashani, Xhavit
Hashani, Besim Bibaj, Shukri Hashani, Emrush Kamenica, Shukrie Sopjani, Ilaz
Prekadini, Gani Hashani, Vehbi Lohaj, Osman Bytyçi, Bektesh Beka, Ajshe Bytyçi,
Fadil Sinani, Halil Sylejmani, Mustafë
Mahmuti, Halim Thaqi, Azem Llabjani, Teutë Dubova,
Numri
i nxënësve ishte 315.
VITI SHKOLLOR 1993-94
Punëtorët
që punuan në këtë vit shkollor ishin të njejtit sikur në vitin paraprak.
Numri
i nxënësve ishte 305, femra 132, meshkuj 173.
VITI SHKOLLOR 1994-95
Numri
i nxënësve në këtë vitë shkollor qe 317 nxënës.
Krahasuar
me vitin paraprak, numri i nxënësve është rritur për 12 nxënës. Mësimi u zhvillua në dy objekte shkollore me 14
paralele, kurse në shkollën e vjetër 2 paralele.
Regjistri
i punëtorëve që punuan këtë vit shkollor; Drejtor, Jusuf Bytyçi, Arsimtarë;
Azem Llabjani, Lumnie Lohaj, Valbonë Bytyçi, Ismet Raqi, Ali Bytyçi, Nazmi
Xhafaj, Xhavit Hashani, Besim Bibaj, Fejzullah Vranovci, Ymri Hashani, Shaqir
Govori, Remzi lohaj, Bashkim Bytyçi, Agim Lohaj, Meritë Bajraktari.
Mësues
ishin; Gani Hashani, Osman Bytyçi, Vehbi Lohaj, Emrush Kamenica, Bektesh Beka,
Shukrie Sopjani, Ajshe Bytyçi edukatore, Azem Hyseni Pedagog, Maliq Lohaj arkëtar.
Punëtorët
ndihmës: Nazmi Bytyçi, Metush Bytyçi, Ahmet Raqi dhe Shaip Hashani.
VITI SHKOLLOR 1995-96
Numri
i nxënësve 307. Në krahasim me vitin paraprak, numrii i nxënësve në këtë vit është
pakësuar për 10 nxënës. Mësimi u zhvillua në 16 paralele dhe në dy objektet
shkollore. Numri i punëtorëve është po ai i cili ka qenë në vitin e kaluar.
VITI SHKOLLOR 1996-97
Numri
i nxënësve 306. Prej tyre meshkuj 171 dhe femra 135.
Numri
i nxënësve gjatë këtij viti shkollor, krahasuar me vitin paraprak është më i
vogël për 1 nxënës. Mësimi u zhvillua në 15 paralele dhe në dy objektet
shkollore (një paralele parashkollore). Numri i punëtorëve është po ai që ka
qenë në vitin e kaluar.
Kalueshmëria
e nxënësve, në fund të vitit shkollor eshte 99%. Numri i paraleleve është 14.
VITI SHKOLLOR 1997-98
Nxënës
të regjistruar 304, meshkuj 173, e përfunduan mësimin 172, femra 131. Gjithësejt
295 e vijuan mësimin.
Numri
i punëtorëve është po ai i cili ka qenë në vitin e kaluar. Arsimtaren e gjuhës
angleze, Valbonë Bytyçi e zëvendësoi Fadil Lohaj.
VITI SHKOLLOR 1998-99
Numri
i nxënësve 313. Numri i punëtorëve arsimorë është i njejt me atë të vitit
paraprak.
Viti
shkollor filloi me kohë më 01.09.1998, por gjithnjë nën presionin e kohës së
gjendjes së luftës. Gjysmëvjetori i parë përfundoi më 25.12.1998, ndërsa të
dytin e filluam më 20.01.1999.
Për
shkak të gjendjes së luftës dhe invazionit të policisë dhe të ushtrisë serbe
ndaj popullatës dhe vështirësive në vijim u detyruam ta ndërpresim mësimin më 22.03.1999. Kjo ndërprerje e
mësimit shkaktoi probleme të shumta në mbarëvajtjen e procesit mësimor. Kështu
që në fund të vitit shkollor mbetën pa e përfunduar vitin 23 nxënës, 16 nxënës
mbeten të pa notuar fare (jashtë atdheut 5 ndërsa 11 kaluan në shkollat tjera
të Ferizajt), ndërsa 7 nxënës janë kthyer në shkollat gjegjëse, të cilët kanë
ardhur gjatë kohës së luftës.
Pas
përfundimit të luftës, në bashkëpunim me shoqatat humanitare, veçanarisht nga
Shoqata ADRA, si dhe nga ndihma e KFOR-it, shkolla jonë është ndihmuar në forma
të ndryshme. Objekti i ri është lyer brenda e jashtë, ndërsa objekti i vjetër
është riparuar tërësisht.
(Marrë nga Monografia “Shkollat në
Komunën e Ferizajt” të autorëve Qemal Ratkoceri dhe Ruzhdi Marevci. Botues:
Shoqata Regjionale e Veteranëve të Arsimit “Zekeria Cana” Ferizaj, 2007)
Kommentare
Kommentar veröffentlichen