Si ua grisa inspektorëve të Serbisë plan programin dhe e futa në zjarr / Jusuf Bytyçi

KUJTESË


Tash e 26 vjetë më parë Kosova ishte e tëra nën okupim. Këtë fat e pat edhe arsimi në Kosovë. Arsimi u konsolidua dhe vazhdoi zhvillimin paralel. Trysnia ishte shumë e madhe, sidomos ne instalimin e plan-programeve te Serbisë në sistemin tonë shkollor.

Një ditë, në shkollën në Mirash, ku unë isha drejtor, erdhën inspektor të Serbisë. Hynë në zyrë dhe u prezantuan. Ishin tre. Njëri ishte nga Ferizaj dhe dy të tjerë nga inspektoriati i Serbisë. Ky nga Ferizaj Damian quhej, të cilin nuk e njihja sepse isha drejtor i ri. Ky i prezantoi edhe dy të tjerët, njëri mashkull dhe tjetra femer.

Pasi e kru prezantimin, unë iu drejtova se duhet të largohen nga zyra sepse ne kemi inspektorët tanë legjitim që e mbikqyrin arsimin tonë dhe nuk ju njofim juve. Ata vazhduan me insistimet e tyre, duke m'u kërcnuar. Tentuan ta lënë plan-programin e Serbisë mbi tavolinë. U thash ta marrin se neve nuk na duhet, ata sërish tentuan ta lënë, UNË E MORA DHE NË PRANI TË TYRE E GRISA DHE E FUTA NË ZJARR. Ata me kërcnime e sipër duke turfulluar ikën. Pas disa ditesh më dërguan në gjykatë për kundërvajtje dhe më dënuan me të holla mua dhe shkollën. Ne gjykatë më dërguan edhe dy herë tjera,kuptohet për kundëvajtje. Pastaj pasuan bisedat e shumta informative, trajtime e malltrtime psikologjike e fizike. Pasoi edhe ngritja e aktakuzës për vepër penale "thirrje në rezistencë e punetorëve të shkollës ndaj plan-programeve të Serbisë". Dhe pas 11 seancave gjyqsore më dënuan me 12 muaj burg.

Jusuf Bytyçi 
30.01.2017

Kommentare