Sahit Ferati , ish Drejtor i Shkolles Fillore në Babush, paralele e së ciles ishte edhe shkolla e Mirashit, në vitin 2013 në profilin e tij në facebook ka postuar në vazhdime tregimin “Si iu hakmorr Historia fshatit Babush” . Disa pjesë të këtij shkrimi nga autori u shpërndan edhe në vitin 2017.
Po ju sjellim shkrimin në tërsi. Edhe komentet me interesante nga lexuesit .
SI IU HAKMUARR HISTORIJA FESHATIT BABUSH
I
Kur isha I vogel me interesoshin prrallat e sidomos legjendat.Baba im ishte burimi I vetem I ketyre tregimeve.Nder qindar tregimeve mbresa ma te forta qe nuk I harroj edhe sot kur tash jam I shtyr ne moshe eshte ajo:legjenda per hambarin e Babushanit (si e emronte babi ime).Keshtu e fillonte tregimin babi:Kur tuqit e pushtuan Kosoven,ushtria e kishte kalorsin si mjetin kryesor luftarak.Per kuaj kishte nevoje te madhe per grumbullimin e ushqimit ne hambarin e ndertuar per kete qellim ne Babushan ku naten popullata ishte e detyruar me e mbush hambarin qe ne mengjes te ken ushqim te mjaftueshem per kuajt e shumt.Turqit per me I humb gjurmat se me dhune po grumbullon ushqim e shpalli legjenden "Ushtrija turke eshte duke e zhvillua nje lufte te drejte e shpetimetare Zoti po e ndihmon duke e mbush hambarin naten qe per cdo mengjes te ken sasi te mjaftueshme per ushqim te kuajve per ter diten.Pra diten zbrazet hambari,kurse Zoti naten e mbushte si ndihme per luften clirimtare te tokave ne Ballkan.
II
Pozita gjeografike e Babushit.Gjindet ne pjesen qendrore te rrafeshit te Kosoves.30km ne jug te Prishtines,pran magjistrales Prishtine=Shkup.Pozite shume te pershtateshme ,gjeografike,politike dhe strategjike.Perher ka qene feshat nje etnik serb deri ne vitin 1999.Per Serbin ka pas randesi strategjike si Izraeli per Ameriken.I rrethuar nga te gjitha anet e horizontit me feshatra shqipetare qe ishin:Prelezi Muhaxher,Surqina,Cernilla,Babushi Muhaxher,Rubovci,Terni dhe ne Lindje Mirashi.Prandaj Serbija vazhdimisht I ka kushtu randesi te madhe:politike,ekonomike,kulturore,administrative dhe mbrojtje te veqant policore dhe shpesh ate ushtarake.Keshtu popullata e ketij feshati ishte shume e angazhume ne mbrojte te interesave te Serbis ne ter rrethinen e banuar me shqipetar duke perdor te gjitha menyrat e diskriminimit ndaj feqinjve te vet shqipetar.Stacioni I policis ka qene dhurate e perjeteshme e ketij feshati,e cila mbillte frige e terror mbi shqipetaret.Shume te rrall jane njerz qe nuk kan pas pune ne kete stacion te policis.Nje numer I konsiderueshem I shqipetarve kan dhen edhe jeten ne ket stacion nga torturat qe nga viti 1912 .Cdo banor I moshes madhore I ketij feshati ka qene I angazhuar si informator,polic,egzekutor ne strukturat policore, administrative dhe ushtarake duke I perdor edhe disa kolaboracionist shqipetar(te mbrojtur)
III
Raportet shoqerore ne mes te banorve serb e shqipetar ne kete rrethine: Per kete teme do te te ndalem ma shume ne detale ne disa shembuj ma eklatant te ndodhura nga vitet 1965 deri me 1999 ku une isha deshmitar dhe pjesmarrs I ketyre verbullave shoqerore.Pra jam deshmitar I gjall dhe vendosa qe te I publikoj disa ngjarrje ma te randeshme bash ashtu si jan zhvillu.Pa zbukurime dramatizime dhe ngjyrosje nacionaliste,shofeniste,thjesht ashtu si kan ndodh.Kete po e bej ne shej te rrespektit per lexuesit e ketyre ngjarjeve.Te njifen femijt ,nipat e mbesat,familja e gjere,bashkevendasit dhe rrethii gjer per te gjitha ndodhit e se kaluares se afert.Si kam pershkrua ma larte ratportet ne mes te serbve dhe shqipetarve ishin sunduesi=nenshtruesi.Here here ma te zbutura, e here here ma te acaruara mevarsishte nga politika qendrore e Beogradit,po edhe shefave ne nivelin komunal(lokal).deri me ramjen e A. Rankoviqit sjelljet e serbve ishin barbare ndaj shqipetarve te ketij mjedisi(akcioni I mbledhjes se armeve,propaganda per shperngulje te shqipetarve ne Turqi)Te gjitha keto ndodhnin nga diktimi I serbve vendas.Per kend qe I drejtoshin gishtin,vajhalli per te.Pas periudhes se Rankovicit,gjerat filluan te zhvillohen ne nje atmosfere pak sa ma te bute ne raport:serbo=shqipetar
IV
Ne vitet 70 ta filloi nje rilindje ( e perkoheshme) e lirive dhe te drejtave te shqipetarve.Ndryshime positive per poziten e shqipetarve ne shume lami te jetes:arsim,drejtesi,rrespektimi I parimit te proporcionalitetit te struktures kombetare ne vendet udheheqse.Keto
ndryshime popullata serbe I pranoj si disfate fatale per ta .Me te madhe dhe haptaz e masovikisht e shpreheshin kete paknaqsi duke then se nuk ka ma vend per serbet ne Kosove.Ky disponim I serbve zgjati deri me 1981,kur me ndihmen e pushtetit ne Beograd u ngriten lme ter fuqin policore dhe ushtarake te Jugosllavis kunder Kosoves,ku si pretekest I perdoren demonstratat e Marsit 1981.Keto demonstrate I quejten me lloj lloje etiketimesh:nacionaliste,seperatiste,kontrarevolucionare,teroriste ,iridentiste e iste tjera...Edhe pse I ter karakteri I demonstrative ishin per barazi dhe republike ne kuader te Jugosllavis, gje qe ishte plotsisht kerkese e drejte.
Ketu tani do te ndalemi ne disa detale qe ndodhen ne kete feshat
ne verbullen e ketyre demonstrative:Une isha drejtor shkolle"Halit Ibishi" ne Babush kur ne Ferizaj u benin demonstrate masovike dhe perleshje me policin, tek nxensit u perhap parulla se po behet lufte ne Ferizaj,ndoshta edhe me ndersimin e disa arsimtarve ata(nxensit) dolen ne ruge te feshatit duke brohorit"Kosova Republike"Burra e gra te feshatit I kapi paniku dhe kerkonin ndihme nga Policia dhe ushtrija.Nuk kaloj ora, oborri I shkolles u mbush me tanke ushtarake e policore.Banoret e fshatit burra e gra iu bashkangjiten ushtris dhe filluan akuzat ma te ndryshme kunder nxensve arsimtarve e ne radhe te par kunder drejtorit te shkolles.
V
Vazhdim mbi demonstratat 1981
Akuzat e banorve te Babushit ishin shume te randa dhe sikur te ishin te veteta fajtort do te denoheshin me shum vite burg.Drejtori ,arsimetaret por edhe nxensit u akuzuan me nje bresher akuzash por te pa verteta;U caktua nje mbledhje urigjente I banorve te feshatit,komandantit te ushtarve qe ishin present dhe drejtorit te shkolles (une).Mbledhjen e udhehesi majorri I ushtris,prezente ne oborrin e shkolles.Ne emer te banorve e morri fjalen Zhika Dejaniviq.Ky filloj me keto akuza:me sjelljet dhe damet qe po na bejn nxensit shqipetar ,jeta e banorve te ketij feshati na u eshte ber e pamundur.Nxensit po na I shkatrrojn kopeshtet,thejn xhamat e shtepive,bagetijen(vjeta qingja e derrkuca) po na I therrin,po na I rrafin femit e vegjel ne rruge e oborre, po e kryjn nevojen e vogel dhe te madhen neper pusa me uje te pishem.Per te gjitha keto dame fajtor eshte drejtori I shkolles.
Pasi perfundoj Zhika me akuza e morra fjalen(une drejtori):Te nderuar musafir I ndegjova keto akuza te Zhikes te cilat jane fare te pa verteta,te ngjyrosura me shprehje urrejtese,ofenduese,shofeniste te cilat nuk kan as gje te vertet;Une kerkova argumente me emra te "keqbersve" vendet ku ndodhi dami, si edhe datat kur kishin ndodhe keto dame? Por as nje fakt nuk doli nga keto akuza te trilluara.Pastaj iu drejtova Zhikes me nje seri pyetjesh:sa her errdhe ne zyren time qe te me I tregosh keto te "bera" qe I thua sot?,Pergjegjeja ishte :asnjehere.Shka me the ne oborrin e kesaj shkolle para nje jave? Nuk me kujtohet u pergjegj.Ja une po te I perseris fjalit e tua:Feshati yn ka pas fat qe te kemi ty drejtor,jeni I denj per detyren qe e beri,sikur te ishte dikush tjeter ne do te ishim te detyruar te ankohemi ne organet komunale,por ti drejtor je ashtu si e kerkon nevoja.Kjo eshte rezultat I edukates sate dhe prindve tu te nderuar.Po tha Zhika ashtu ka qene,por keto lavdata te I kam then sa me te ber lajka,e te me rrespektojsh;Sot nuk kam nevoje per rrespektin tend,nuk kam frige,tani ne krah timin e kam majorin me ushtrin tone.
Une aq shume u revoltova nga kjo hipokrizi,dyftyrsi e Zhikes ,u ngrita dhe me ze te larte u thash:une nuk dua te jeme ne bisede me njerz dyfetyresh,rrenacak,qpifes.Me keta tipa le te merret majorri I juaj dhe e leshova tubimin.
VI
Ne kete vazhdim do te pershkruaj gjendjen dhe ngjarjet ma te randesishme qe nga shtatori 1973 gjer me shtator 1981 qe perputhet me mandatin tim si drejtor I shkolles fill."Halit Ibishi" ne Babush.
Duke e shfrytzua rilindjen (e perkoheshme) pas ramjes se Rankoviqit.Paraarrdhsi im drejtori Feriz Bytyqi me perkrahjen e neve arsimtarve dhe populates ia arriti qe shkolles ame te ia ndrroj emrin nga "Jedinstvo" ne " Halit Ibishi".Ne Kohen kur une u emrova drejtor ,kjo shkolle kishte 875 nxenes ne dy gjuhet.Nga ky numer 61 serb,e 814 shqipetar.Shkolla am kishte keto paralele te ndaraMirash nga kl I deri ne VIII,Cernille,Prelezi M me Surqinen dhe Bablaku prej kl I deri ne klIV.Numeri I pergjitheshem I puntorve ne dy gjuhet ishte93 veta.Kur shkolla kremtonte festat shtetrore dhe lokale,Babushi gumonte nga gezimi ,muzika dhe hareja.Por banorte e Babushit keto festa I priteshin me mervoze e panik,edhe pse kurr nuk ka pas provokime nga nxensit shqipetar Por gjuha dhe muzika shqipe ishte pengese e pa kalueshme.
VII
Situata politike ne kete mjedis:Edhe pse perberja nacionale e mesimedhensve dhe nxensve ishte e perzir:shqiptar e serb,raportet shoqerore ne mes te njerzve ne dukje ishin korrekte.Pra nuk kishte konflikte te hapura as tek arsimetaret e as tek nxensit.Por disa gjera u zhvilloshin prapa perdeve .Por duke iu falenderua(rilindjes se perkoheshme post Rankoviqiane) ne shume struktura:shtetrore,politike,siguris dhe gjygjesore u inkuadruan kuadra shqipetare ku mbi 90% ishin me moral te larte dhe korrekt ne kryrjen e detyrave kur ishte ne pyetje interesi kombetar.Keto struktura te reja shqipetare,rregullisht na paralajmerojshin per gjera qe pregaditeshin apo qe po zhvillohen(komplote,intriga,akuza,per persona nga mesi yn qe ishin te regrutuara si agjent,pergjues,informator)Keshtu gjitheher ishim ne gadishmeri per reagim me kohe.Keshtu kam pas fatin qe per nje decenije raportet ndernjerzore ishin ne nje nivel te lartePer ket jane deshmitar,te gjith antaret e gjall te kolektivit te asaj kohe.Problemet ma te renda politike I kishim me komitetin e LK ne nivel komunal,te cilat do te I pershkruaj me ne detale ne vazhdimin qe pason.
VIII
Ne vazhdim kemi te bejm me ngjarje politike si pasoje e demonstrative 81 shes:
Komiteti I LK ne Komunen e Ferizajit,ne krye me Staja Zdravkovicin u angazhuan me ter fuqin qe te bejn spastrime te kuadrtave nga radhet e arsimetarve.Ne nje mbledhje me kolektivin e shk.filkl;Halit Ibishi ne 16Maj 1981 ku prezentoj sekretari I KLK S.Zdravkovic I cili kishte arrdh me emra te caktuar qe duhet te largoheshin nga proqesi mesimor.Preteksti ishte se kan ndikua ne organizimin e demonstrative ne kete shkolle,dhe se gjeja po zhvillojn propaganda ne frymen nacionaliste e shofeniste,kunder vllazrim= bashkimit.Puntoret qe duhet te largohen ishin Hajrush Grainca dhe Milazim Grainca.I ter kolektivi mbeti pa goje.Staja kerkonte qe ne si kolektiv ta aplaudojm ket vendim te tij.Dhe mu drejtua mua :drejtor shka eshte kjo heshtje dhe atmosfere e zymte e pikllim??? Une e morra fjalen duke iu pergjegj se na jemi te befasuar me kete propozim te juajin.Mos po pritni qe te mbajm aheng e te ngrisim dolli per kete propozim te juajin per prejashtim nga shkolla keta dy puntor per te cilet nuk kemi kurfar informata per gabuimet e tyre qe I thoni ju.Na thuani ju faktet qe deshmojn fajsin e tyre.Po tha Hajrushi dajt I ka pas ne radhen e ballistave dhe ka thirre nxenesit te dalin ne rruge,Milazimi e ka vllaun te ikur ne Shqiperi dhe si muzikant ,neper mes kangve po frymzon dhe ngrite Shqiperin.Une iu pergjigja:Dajt e Hajrushit moti kohe jan largua nga kjo Bot ,kur Hajrushi nuk ka qen I lindur,kurse diten kur femijt(nxenesit kan ik nga shkolla Hajrushi nuk ka pas pune me orar dhe fare nuk ka qene ne Babush.Milazimit kur I ka ik vllau ne Shqiperi para 20 viteve ,ky ka qene bebe dhe kurr nuk eshte takuar me ate vlla.Ne si kolektiv as nje here ne as nje tubim nuk e kemi vrejt qe ka shkel programin e miratuar nga keshilli.Kush ka argumente le ta thot ketu.Staja me nje nervozee te terbuar me tha se kot e keni.Keta duhet qe te largohen nga proqesi mesimor dhe ti si drejtor te shkarkohesh.
IX
Vazhdoj Stojan Zdravkoviqi:Ti drejtyor nuk je duke I kry detyrat si duhet .Tash vrejta se gjitha dritaret e iu mungojn kapaket e mbreneshem,ti fare nuk ke ndermarre me I rregullua,pastaj oborri nuk ka lulishte dhe terene sportive,as sale te educates fizike.Sa dij une ju jeni drejtor afro 10 vite ne kete shkolle.Shkolles ia ke ndrru emrin e vete qe e ka pas symbol I vllezrim=bashkimit(Jedinstvo).Proqesi edukimit ketu eshte duke shku ne drejtim te kundert me at qe synon sistemi yne socialist e shume dobesi tjera.Pra shtrohet si detyre permanente shkarkimi I yt. Pasi perfundoi fjalen sekretari I partis I Komitetit te L;Komuniste te Ferizajit S.Zdravkoviqi.U ngrita une me keto pergjegje" Sa I perket procedures se shkarkimit tim,jame I gateshem po kete moment ta bej kete pa kurfar,merzije e pikllimi se edhe ashtu me ka arrdh ne maje te hundes kjo situate e krijuar nga shpifjet,montimet akuzat te rrejshme,te thurura nga banoret e ketij feshati.Kurse per keto dobesi qe me I meveshe,shoku sekretar po I demantoje nje nga nje si te pa verteta se gjeja une nuk kam dijt dhe muajt te I realizoje:Prej dites kur ia kam fillua punes si mesimedhens ne kete shkoll para 16 viteve,dritaret nuk kan pase kapak te dyfishte.Per lulishte e ,hallasportive jeni ju vet fajtor qe nuk keni nda mjete per keto qellime.P"er sa I perket edukimit te nxensve ne veprojm ne perpikri me plan=programet nga qeveria e Krahines A.te Kosoves dhe te Kushtetutes 74.Nese kjo Kushtetut ju pengon,kerkoni ndryshimin e saje.Dje eshte shemb tavani I shkolles ne Cernille per fat te mire qe nxensit ishin ne pushime te gjate,per ndryshe do te ishte nje krim I imi dhe I I juaji qe kurr nuk do te na pastronte ndergjegjen .Sa I perket ndrrimit te emrit te shkolles vetem shprehu keqearrdhjen qe nuk kam qene drejtor une ,se do te isha krenua me kete veprim.
,X
Ne shtator 1981 kalova si mesimedhes per nxensit shqipetar ne Belgjike.Per kater vite u shkeputa nga kjo vorbulle e ngjarjeve dramatike ne kete shkolle,te krijuara ne radhe te pare nga banoret e Babushit dhe qe merrshin fuqi nga organet e pushtetit.Nuk isha deshmitar i ngjarjeve qe pasuan deri ne shtator 1985.Pas kryerjes se mandatit u riketheva perseri ne detyre po ne te njejten shkolle:Halit Ibishi,ku drejtor ishte Muysli Marevci,per punen e te cilit nuk dij kurfar vlersimi.
Ne kete kohe kishte marr zjar te furishem i ndrrimit te emrit nga Halit Ibishi ne ate te mahershmin:Jedinstvo.Ky ndryshim i emrit u arrt ne kohen e drejtorit Ali Bytyqi,qe fare nuk kishte mundesi te rezistonte sepse fushta e serbve ishte edhe kunder tij si drejtor,ku edhe Aliu u largua nga detyra e drejtorit ,bashk me emrin e shkolles Halit Ibishi.Ne kete kohe tubimet e serbve ne shkolle u beren te perditeshme dhe perhere ma agresive.Keta pos tjerash kerkonin edhe arme qe te luftojn kunder shqipetarve.Kjo kerkese e tyre per arme ,pat fillua te behet edhe ma heret realitet .Shume deshmitar kan par kamionat te mbushur me arme duke u shpernda neper shtepi te feshati Babush.Ne nje mbledhje te arsimtarve me banoret e feshatit,ne ju berem thirrje serbve qe te heqin dore nga sulmet dhe kercnimet me arme se do te ken pasoja .Kjo thirrje vetem qe i trimeroje edhe ma shume e te jen ma agresiv.
XI
Lufta kunder ndrrimit te emrit te shkolles u zhvillua ne te gjitha drejtimet dhe nivelet.Drejtori Ali Bytyqi i frigesuar qe do ta humbte poziten e drejtorit e ngriti flamurin e bardhe qe ne hapat fillestar.Barren ma te rande ne kete lufte te pasukseseshme e barti Hajrush Idrizi.Hajrushi ishte kryetar i tubimit te puntorve ne shkolle dhe delegat ne Kuvendin Komunal ne Ferizaj.Ky beri debate te ashpera kunder ndrrimit te emrit si ne kolektiv ashtu edhe ne Kuvend si delegat.Per kete ngjarje H.Idrizi ka shume te dhana qe mundet te i paraqes ne kete faqe,pasi qe eshte deshmitari okular ne kete ndryshim te emrit. Une jam duke i permend ne pika te shkurta veprimet e serbve ne kete feshat dhe dhe egzekutimet nga organet e pushtetit si ato lokale ashtu edhe ato krahinore e republikane, ne relizimin e ambicive te serbve ne feshat.
XII
Ne fund te viteve 80 dhe fillim te viteve90,proqesi mesimor ne Bbush u veshtirsua tej mase ne saje te qendrimit armiqsor ndaj peronelit dhe nxensve shqipetar.Ne kete kohe une kisha kalua me pune ne gjimnazin J.B.Tito ne Ferizaj,por isha i lidhur ngusht me ngjarjet e perditeshme ne Babush qe vinin perher e ma te randuara.Banoret e ketij feshati kishin vendos qe te i largojn shqipetaret nga shkolla tash e quajtur"Jedinstvo".Per ta realizua ket veprim kishin inskenua nje veprim te quditeshem dhe qesharak/Kishin zbrit nga tavani i shkolles pjese te damtuara te bankave dhe karrikave qe ishin hedh ne tavan para 20 e ma shume viteve,qe te i demonstrojn para ekipit Tv me e argumentua se si po e shkatrrojn nxensit shqipetar inventarin.Po te njejten dite i perzan nxensit nga kjo shkolle me urrdher qe mos te vijn me kurr ketu per mesim.Por sa e morrem lajmin shkuam ne Babush une dhe Sahit Jakaj per bisede dhe marrveshje.Koleget tan serb me disa feshatar na urrdhruan qe te i marrim ditaret dhe te ikim nga ketu,duke na i tregua "inventarin e dametuar"Na kundershtuam ket inskenim duke iu than se ky inventar eshte i damtuar para 20 viteve.Por iu "falenderuam" qe nuk kan inskenua diq edhe ma te tmerrshme:si pershembull/nxjerjen e disa kufomave serbe nga varret e me i akuzua shqipetaret se i kan vrar_:////.Mua dhe kolegut tim nuk na ngeli tjeter vetem ti mbledhim plaqkat(ditart) dhe te ecim.
XIII
Ne cdo te keqe bin ndo nje e mire.Ky largim i nxensve shqipetar nga Babushi i revoltoj shume popullaten e Prelezit dhe Surqines dhe vendosen qe me forca te veta te ndertojn dy shkolla ne Surqin dhe Prelez me nga 6 klase mesimi dy zyre.Ne Cernille vetem 2 vite ma pare ishte ngrit shkolle e re(feshataret te ndihmuar nga komuna).Pra popullata veproi si feniksi(nje bjen e 100 ngriten).Me angazhimin maksimal te banorve te Prelezit dhe Surqines qe nga mbarimi marsit deri ne nentor 1990 shkollat u inaguruan.
Ne vitet 90 ta filloj rrezistenca paqesore,pas shurjes se Autonomis se Kosoves.Qeveria e Serbis me ter fuqijen e saje filloj shkatrrimin e te gjitha strukturave:shtetrore,administrative,arsimin,shendetsin,ekonomijen me qellim qe ta gjujnzoj dhe ta nenshtroj popullin e Kosoves.Sulmi me intenzitet ma te forte ishte ne lamijen e arsimit,por edhe rrezistenca ishte ma e fuqishmja.Pike konflikti u be qeshtja e planprogrameve mesimore te cilin ndryshim nuk e pranuan kurr as puntoret e arsimit as popullata shqipetare.Si pasoje e kesaj rrezistence u mbyllen te gjitha shkollat e cdo niveli.Mesimedhensve dhe puntorve ndihmes iu nderpre paga.30 mij puntor te arsimit ngelen pa burime per jete.Proqesi arsimit zhvillohej ne lokale private dhe pa pagese.Puntoret e arsimit me kete qendres heroike arriten qe ta mbrojn dinitetin:personal dhe kombetar dhe do te shkruhet me shkronja te arta ne historin kombetare po bash si UCK e cila lindi si rezultat i te gjitha krimeve te shtetit Serb kunder popullit shqipetar ne Kosove.
XIV
Banoret e Babushit ia arriten qellimit qe te i shporrin nxensit dhe arsimtaret nga ky feshat Tani ishin te vetedijeshem se hasmeria ne mes te dy kombeve ishte ne kuminacion.Tani gjithnje ishin te orjentuar nga forca(me arme e pushtet)Armatimin e kishin sigurua ma heret,tani me e vu ne veprim.Ne stacionin policor ne kete feshat ishin vendos njerz te dalluar qe ishin te gateshem per dhune fizike kunder shqipetarve.Popullata serbe ishte mobilizue dhe organizue qe te denoncojn sa ma shume njerz(shqipetar ne kete stacion policor);Ketu per cdo dite nga disa veta ishin te detyruar te paraqiten,kunder te cilve u perdoreshin masa ma te ashpera te dhunes fizike(rrafje deri ne alivanisje e shume raste deri ne vdekje)Ky stacion u shendrua ne vend te tmerrit.Ne janar te vitit 1992 u muarr vendimi dhe nje akcion per mbylljen e shkolles ne Prelez.Kater polic dhe nje civil erdhen ne shkolle me urredher te prer qe ta mbyllim shkollen.Isha ne oren e par te mesimit.Edhe pse nuk isha drejtor ,per moshen dhe obligimin qe e kisha reagova ne menyren ma te ashper"Nuk kemi me ku te shkojm,jemi ne shtepin tone,me ndjerrs ton e kemi ndertua ket shkolle,populli nuk mund te duroj me kete dhune te pashembullt" Pasi perfundova keto fjal me rrembyn policet mua dhe drejtorin Shaban Plakaj.Na derguan ne polici ne Babush.Nder shum polic ishte edhe nje ish nxens i te cilit tete vite kisha qene drejtor i tij qe ishte ne te njejten gjenerat me djalin tim.Ju drejtova me keto fjale:O Sllavk Zdravkoviq une si drejtor i yti te kam eduku dhe keshillu si djalin tim,kam pas te njeten konsiderat.Kuse ai me terbimin ma te madh mu versul duke me shar e rraf e me than se kurr i mire per serbet nuk ke qene.Ky ishte momenti ma i temerrshem ne jeten time qe kurr nuk kam me harrua.Por nuk jam pendue per veprimin si edukator qe e kam pas ndaj femijve te cilit do kombi qofeshin.Me procedure te shpejte u denova dy muaj burg,me akuze qe kam organizua rrezistence dhe kam ber thirrje te ngritet populli ne kembe.Kjo akuze me vone u shendru ne veper penale duke qen ne mbrojte ne liri.Por une Kisha edhe do "gjynahe" tjera te bera ma heret,per te cilat do te shkruaj ne nje kohe tjeter.Pas nje kohe u rrezikova edhe ma teper.Pasi kisha dokumente te Belgjikes u largova nga Kosova.
XV
Qe nga prilli 1993 jam largua nga Kosova dhe me nuk mund te jem deshmitar i ngjarjeve ne ket lokalitet,por te gjitha qe i shenoj ketu jane te marra nga mjetet e informimit te asaje kohe ose nga bisedat telefonike.Pra te dhana te dores dyte.Gjate luftes ne vitin 1998 dhe 99,banoret e Babushit kan veprua ne menyren ma te ashper ,kunder feqinjve te vet.Duke i sulmua me arme,dhe pengua levizjen e lire neper ket feshat.Me minahedhes kan vra dy perona ne Babushin Muhaxher ne oborrin e shtepive te tyre.Kurse gjuajtja me arme kunder te gjitha feshatrave per rreth ka qene veprim i perhershem dite e nete.Pas kapitulimit te Serbis te gjitha armet qe i kishin serbet ran ne duar te shqipetarve.Te gjith serbet e ketij feshati ,lan te gjitha qe kishin (pra edhe arsenalin e madh te armeve) dhe ue dhan kambve duke ikur si pa koke qe mos te kethehen kurr me ne Babush.Ky feshat u shkatrrua deri ne temel ,duke fillua qe nga kisha e posa ndertuar e deri tek shtepit ma te vjetra dhe shkolla.
Qeveria e Kosoves morri shume hapa me bashkesin nderkombetare per kethimin e tyre ne Babush.U ndertuan shtepi te reja afro 100 sosh ,por sot e asaj dite as nje njeriu i gjall( serb) nuk u vendos ne to.Edhe ato shtepi te reja koha po i shkatrron,oborret te mbushur me therra e barishte japin pamje te trishtueshme. I gjith ky shkretim errdhi si pasoje e sjelljeve barbare te serbve kunder bashkvendasve te vete shqipetar qe as gjeneratat te arrdheshme te tyre nuk do te ken guxim te rivendosen per shkak te ndergjegjes te vrar e ma shume nga friga,per te keqijat e bera.Pra keshtu iu HAKMUARR HISTORIA FESHTIT BABUSH.KY ESHTE FUNDI I KETIJ TREGIMI
KOMENTET ;
Ali Bytyçi Kontestim ne shkrimin e juaj lidhur me ndrrimin e emrit të shkollës në Babushin Serb
Është mirë të shkruhet për ngjarjet e zymta që ndodhnin në ato vite e ndër to edhe lufta për ndrrimin e emrit të shkollës prej "Halit Ibishi" në "Jedinstvo".
Por, është shumë e rëndësishme që ato ngjarje të tregohen vërtetë ashtu siq kan ndodhur, e jo duke u dhënë atyre kuptim dhe vlerësim të devijuar nga realiteti, siq keni bërë ju shoku Sahit.
Gjatë përshkrimit të atyre ngjarjeve, mes tjerash keni cekur:
- "Drejtori i shkollës Ali Bytyçi i frigësuar se do ta humbte pozitën e drejtorit, që në start ngriti flamurin e bardhë, u dorëzua"
e më vonë shtuat:
- "Ndryshimi i emrit u a
rrit në kohën e drejtorit Ali Bytyqi, që fare nuk rezistoi..."
Po çuditem, prej nga ky vlerësim kaq tendencioz e i pa vërtetë.
Shoku Sahit, unë nuk e ngrita flamurin e bardhë, unë nuk u dorëzova as para presioneve serbe që kishin filluar qysh nga fillimi i vitit shkollorë 1987/88 e as para presioneve të organeve komunale në krye me kryetaren Vera Tepavçeviq . Përkundrazi, unë qëndrova i paluhatur dhe me dinjitet e mbrojta emrin e shkollës. Meritë të madhe në mbrojten e emërit të shkollës kishin edhe gjithë punëtorët shqipëtarë të cilët përbënin mbi 85% të kuadrit arsimor.
Po çuditem, prej nga ky vlerësim kaq tendencioz e i pa vërtetë.
Shoku Sahit, unë nuk e ngrita flamurin e bardhë, unë nuk u dorëzova as para presioneve serbe që kishin filluar qysh nga fillimi i vitit shkollorë 1987/88 e as para presioneve të organeve komunale në krye me kryetaren Vera Tepavçeviq . Përkundrazi, unë qëndrova i paluhatur dhe me dinjitet e mbrojta emrin e shkollës. Meritë të madhe në mbrojten e emërit të shkollës kishin edhe gjithë punëtorët shqipëtarë të cilët përbënin mbi 85% të kuadrit arsimor.
Organet komunale në pamundësi për ndrrimin e emrit të shkollës, në qershorë të vitit 1988 thirrën mbledhjen e Kuvendit Komunal në të cilën morrën vendim për shkarkimin tim nga pozita e drejtorit të shkollës fillore "Halit Ibishi" në Babushin Serb, e njëherësh morën vendimin për vendosjen e drejtorisë së dhunshme në te me këtë përbërje:
1. Ilaz Prekadini (mësues)
2. Zoran ... (punëtor i sugurimit)
3. Isuf Bajraktari (arsimtar)
4. Mileva Jeftiq (mësuese) dhe
5. Slavko Matoviq (arsimtar)
Ky organ i dhunshëm mbrenda 7 dite e ndrroi emërin e shkollës nga "Halit Ibishi" në "Jedinstvo"
Siq po e shef shoku Sahit, emëri i shkollës u ndrrua pas shkarkimit tim nga pozita e drejtorit e jo siq pretendoni ju.
Sahit Ferati ME RRESPEKT perJuve kolegu dhe bashkpuntori im shumevjeqar Ali Bytyqi ky shkrimi imii i ber para 4 viteve ka tebej me ngjajet e viteve 1987gjer me 1992, koha kur Serbija filloi ofanziven kunder cdo gjeje shqipetare .Une kam paraqit objektivitetin real pa zbukurime por ne baze te shenimeve te reagimeve ose mosreagimeve te personave pergjegjes te asaj kohe qe kerkonte kundershtime publike .Fatekeqsisht ne hulumtimet e mia ne shtypin ekohes nuk kam gjete as nje shkronje te kundershtimit te Juaj te asaj kohe:.Kete heshtje une e konsideroj si dorzime para furtunes.Nese mua meu ka pervjedh ndonje reagim publik i kohes une KERKOJ FALJE PUBLIKE..ngaJu Ali.Reagimi i popullates ka qene masive,sidomos Mirash e Cernille.Ne as nje menyre nuk kam pas qellim te denigrimit. te personalitetit te Juaj vetem te realitetit te asaj kohe te hidhur per ter shqipetqret e Kosoves q e nga ne eshte kerku sakrifikim e vetemohim.Je deshmitar okular i kohes shoku Ali se ne ate kohe te pa kohe nuk ka pas askush qe te i perballoj atij sulmi barbar qe bente Serbija ndaj nesh::Drejtoria e shkolles e kethyar ne te dhuneshme dhe dhe shkarkimii i Juaj ishte qellimii serbve lokal.Per kete Ti Ali ka qene dasht te jesh i vetedishem dhe me kohe te paraqitesh publikisht ne deklarime para opinionit dhe qe te bejesh emer (NESE E KE BER'')
Ali Bytyçi Zotëriu Sahit, ju sygjeroni se është dashur që unë të paraqitesha publikisht me deklarime para opinionit që të bëja emër. Insistoni se ashtu është dashur të jet në situatën e asaj kohe.
Por në këtë botë asgjë nuk është absolute, njerëzit nuk janë të një mendësie; secili vepron në mënyrën e vet.
1. Ilaz Prekadini (mësues)
2. Zoran ... (punëtor i sugurimit)
3. Isuf Bajraktari (arsimtar)
4. Mileva Jeftiq (mësuese) dhe
5. Slavko Matoviq (arsimtar)
Ky organ i dhunshëm mbrenda 7 dite e ndrroi emërin e shkollës nga "Halit Ibishi" në "Jedinstvo"
Siq po e shef shoku Sahit, emëri i shkollës u ndrrua pas shkarkimit tim nga pozita e drejtorit e jo siq pretendoni ju.
Sahit Ferati ME RRESPEKT perJuve kolegu dhe bashkpuntori im shumevjeqar Ali Bytyqi ky shkrimi imii i ber para 4 viteve ka tebej me ngjajet e viteve 1987gjer me 1992, koha kur Serbija filloi ofanziven kunder cdo gjeje shqipetare .Une kam paraqit objektivitetin real pa zbukurime por ne baze te shenimeve te reagimeve ose mosreagimeve te personave pergjegjes te asaj kohe qe kerkonte kundershtime publike .Fatekeqsisht ne hulumtimet e mia ne shtypin ekohes nuk kam gjete as nje shkronje te kundershtimit te Juaj te asaj kohe:.Kete heshtje une e konsideroj si dorzime para furtunes.Nese mua meu ka pervjedh ndonje reagim publik i kohes une KERKOJ FALJE PUBLIKE..ngaJu Ali.Reagimi i popullates ka qene masive,sidomos Mirash e Cernille.Ne as nje menyre nuk kam pas qellim te denigrimit. te personalitetit te Juaj vetem te realitetit te asaj kohe te hidhur per ter shqipetqret e Kosoves q e nga ne eshte kerku sakrifikim e vetemohim.Je deshmitar okular i kohes shoku Ali se ne ate kohe te pa kohe nuk ka pas askush qe te i perballoj atij sulmi barbar qe bente Serbija ndaj nesh::Drejtoria e shkolles e kethyar ne te dhuneshme dhe dhe shkarkimii i Juaj ishte qellimii serbve lokal.Per kete Ti Ali ka qene dasht te jesh i vetedishem dhe me kohe te paraqitesh publikisht ne deklarime para opinionit dhe qe te bejesh emer (NESE E KE BER'')
Ali Bytyçi Zotëriu Sahit, ju sygjeroni se është dashur që unë të paraqitesha publikisht me deklarime para opinionit që të bëja emër. Insistoni se ashtu është dashur të jet në situatën e asaj kohe.
Por në këtë botë asgjë nuk është absolute, njerëzit nuk janë të një mendësie; secili vepron në mënyrën e vet.
Në atë kohë ky problem veq se kishte bërë jehonë të madhe në tërë Kosovën dhe sipas mendimit tim çdo paraqitje e tillë do të ishte e pa vend dhe e tepërt. Nuk ishte koha të ekspozohesha e të bëja emër. Veprimet e tilla nuk i përkasin natyrës sime.
Unë dhash gjithë kontributin që kisha në forcat e mija, aq sa e humba vendin e punës, u maltretova e edhe u denova me burgim.
E ju zotëriu Sahit, sot mbas 30 viteve të merrni të drejtën kinse për shkak se nuk paskam bërë "emër " t'i mohoni të gjitha sakrificat e mija, nuk është as e drejtë e as e ndershme.
Gabim, gabim e ke.
Por nëse ta merr mendja, vazhdoje...
Me respekt,
Ali Bytyçi
Sahit Ferati Kjo qeshtje per mua eshte e mbyllur.Cdo kush e ka mendimin e vet.Une kam shenu 15 vazhdime per fshatin Babush te asaj kohe.Ne as nje menyre nuk i kontestoj veprimet e tua Ali qe jane te sukeseshme.Pse i jepni ketekaq dimenzion se une i mohoj sakrificat e juaja???Ketu behet fjala vetem per emrin e shkolles.Pershendetje.As nje shkronj me kete teme.
Bashkim Bytyçi Duke lexuar shkrimin e mësues Sahit Feratit pash se aty ka disa të vërteta por ka edhe etiketime që në dukje janë shumë të qëllimshme dhe tendencioze. Ajo që prek më së shumti është etiketimi i emrit të Ali Bytyçit dhe kualifikimi i tij plotësisht i padrejtë dhe i paargumentuar. Periudha për të cilën shkruhet, ishte periudhë mjaft e rëndë e sidomos për personat që ishin në pozita udhëheqëse siç ishte i tillë Ali Bytyçi një mësimdhënës dhe drejtor i jashëtzakonshëm i cili shquhet dhe vlerësohet lart nga të gjithë e sidomos një konsideratë të veçantë ka nga ne ish-nxënësit e tij të cilët e kishim edhe kujdestar të klasës hiq më pak se 8 vite. Ishte i jashtzakonshëm edhe për kulturën e lartë të punës, siç ishte edhe një drejtor shumë i suksesshëm duke vazhduar traditën e punës e kultivuar nga i madhi Feriz Bytyçi. Etiketimi se "ishte i frikësuar" dhe "ngriti flamurin e bardhë" nuk qëndron fare zotëri. "Frikacakët" si Ali Bytyçi dhe shumë të tjerë i qëndruan besnikërisht shkollës shqipe dhe nxënësve pranë në ditët dhe periudhat më të vështira përderisa disa nga mësimdhënësit "trima" nuk patën forcën, guximin dhe as moralin por u larguan nga vendi për të bërë jetë më të mirë nëpër lukset perëndimore. Ali Bytyçi nuk u dorëzua fare por vazhdoi rrugëtimin e arsimimit dhe edukimit të shumë brezave edhe në periudhën e rëndë të viteve 1989-1999 por edhe në periudhen e artë të pas luftës. Sot baca Ali ka marrë me meritë statusin VETERAN I ARSIMIT dhe emri i tij është i skalitur me meritë në historikun e shkollës dhe arsimit në fshatin tonë.
Bashkë me emrat e mëdhenj të shkollës shqipe siç janë Avdulla Raçi,Tefik Lohaj, Feriz Bytyçi, Gani Hashani, Muhamet Bytyçi, Shukri Hashani,Bafti Hashani e Halim Thaqi qëndron fotoja e tij përkrah tyre dhe me të drejtë dhe plot meritë i kemi pagëzuar: PISHTARËT E ARSIMIT NË MIRASH.
Historia shkruhet dhe vërtetohet mbi bazën e dokumenteve dhe jo mbi bazën e shpifjeve.
Me shumë respekt për mësuesin tim të parë dhe kolegun tim shumëvjeçar ALI BYTYÇIN.
Bashkim Bytyçi drejtor në SHFMU "Ali Hadri" në Mirash
Sahit Ferati Bashkim,mos me i perserit gjerat lexo pergjegjen e dhen kolegut Ali Bytyqit.Neas nje menyre nuk kam pas as qe kam pas qellim te denigrimit te askujt e aq ma pak te shokeve e kolegve shumeveqar.:Une askund nuk kam gjet reagime publike nga shokun Ali.qe kan qene dasht tejen si drejtor iasaj kohe te pa kohe:Nese ka pas e une nuk ikam has kerkoj falje publike:Une kam shkrua ashtu si ka qene dasht te jet.+ne situaten e asaj kohe:.Une ika pasi sakrifikova Por drejtesin ma shperbleuZoti dhe ate ne menyren ma te mire.Lavdatat e Juaja per punene Aliut si edukator jane shume te sakta
Enver Zhinipotoku Po zotëri Sahit, është e vërtetë ajo që thoni:Ali Bytyqi u dorēzua nga frika, kurse Hajrush Idrizi u përballë me pushtetin e tē gjitha strukturave thuaja i vetmuar bashkē me tē ndjerin Ahmet Ejupin.Kētē e di mirē sepse jam dëshmitarë i kē tyre ngjarjeve, ku vetëm Cërnilla dhe Mirashi si fshatra ngritën zërin dhe mbajtēn tubime proteste dhe mbledhje refuzuese para ortekut serb nē nëntorin 1988, që po shembej mbi shqiptarē.Unē isha pjesēmarrēs dhe procesmbajtēs i këtyre mbledjeve nē Cërnillë.Hajrush Idrizi mund të flas me kompetencē për kēto atentate serbe mbi kulturën shqiptare.
Sahit Ferati Ky ishte realiteti i asaje kohe te trisht Enver
Jakaj Pershendetje shoku ENVER Zhinipotoku.nuk eshte e vertet se vetem ne Cerrnll e Mirash.eshte be proteste per ndrrimin e emrit te shkolles.Halit Ibishi. Po edhe ne shkolle te BABUSHIT SERB.eshte protestuar me daten 8 qershor 1990..me teper shiko shenimin ne vijim
Kommentare
Kommentar veröffentlichen