Mirashiani themelues i Fshatit Qarr të Bujanocit

Qarri

Ndërsa historia më e re e Qarrit fillon dikund në vitet e hershme të shek. XVI, atëherë kur Bardhi, për ti shpëtuar dënimit të Turqve, detyrohet ta lë vendlindjen e tij, Mirashin e Ferizajt dhe të vendoset në zonat e thella të Qarrit, atje ku nuk ka shkelur këmba e Turkut. Thuhet se atë e ka shoqëruar nipi Braha dhe dy vllezër. Një vëlla është vendosur në Hogosht (Biçkallarët), ndërsa tjetri në Llucën të Bujanocit.

Bardhi, tri vite i ka kaluar buzë kronit, nën degat e lisit t`qarrit, dhe kur e kanë pyetur vëllezërit se ku po jeton ? Ai është përgjegjur.., te Qarri. Kështu e ka marë edhe fshati emrin. Pjesa dërmuese e qarralive i takojne fisit Thaç, përveq lagjes së Danajve (Danovite) që janë Krasniqe. Qarri është i vendosur në skajin më lindor të Gallapit.

Marrë nga shkrimi i Tefik Ramadani-Qarri
Botuar në „Zemra Shqiptare“ 2010

Kommentare

  1. Mirdita, shum interessant kjo histori. Une e kam prejardhjen nga Fshati Qarr. Mbas dijes te pleqve tane na jemi ardh prej Fierit Shqipnis. Ki text asht nji teori i ri per mua edhe eshte shume e mundshme! Na e kemi fisin Thaq, dhe une e kom pas nji tjeter thesis per prejardhjen tone. Mendojsha se eshte e mundshme qe e kemi prejardhjen nja Fierza, qe i pergjan nga emri Fieri. Fierza eshte nji prej fshatave ku fisi Thaq e ka prejardhjen. Per tasht I kemi si fshat 3 teoria per prejardhjen tone. Une po ju shkruj ktu, se nese keni ma shum informata per ket gja, faliminderit shum per ket publikim!

    AntwortenLöschen

Kommentar veröffentlichen