Në vazhdën e shitjes së pronën së ish ndërmarrjeve shoqërore që vepronin dikur këto ditë AGP bëri edhe shitjen e një prone gjë gjinden në mes të lagjes së xhamisë në fshatin Mirash .
Kjo pronë deri në vitet e 80 ishte pronë publike që njihet me emrin "ulica" e xhamisë .
Agjensia Kosovare e Privatizimit , këtë pranverë përsëri shpalli në shitje këtë prone .
Njësia nr.12: KB Bashkimi Toka dhe Objekti në Mirash - ofron për shitje tokën në sipërfaqe prej 74ari 69m² (7,469m²) dhe objektin përdhesë (P+0) me sipërfaqe prej 622m². Dy anë të parcelës përshkohen nga rrugë publike të cilat hyjnë në parcelë, në njërën anë me 849m² dhe në anën tjetër me 298m². Prona gjendet në afërsi të fshatit Mirash, komuna e Ferizajit. Lokacioni është i përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme afariste. Aktualisht prona nuk është e dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: ZZ “Jedinstvo” Uroševac Fi-6271/92
Në vitet e 80-ta, kooperativa bujqësorë "Bashkimi-Jedinstvo" nga Babushi ndërtoi një Depo Bujqësorë ku bëhej grumbullimi i prodhimeve bujqësore si dhe shitja e farërave dhe plehrave artificiale për bujqësi .
Siq shihet tani , atë kohë Kuvendi Komunal i Ferizajt i paska falur kooperatives në fjalë pronën publike . Pronë kjo që qenka edhe e regjistruar në katasren pronësore .
Për këtë veprim banorët e Mirashit nuk kan pasur njohuri .
Pas luftës fillimisht u përdorë si stall delesh nga një familje . Pastaj mbeti e zbrazët dhe pa përkujdesje .
Një pjesë e saj u përdorë edhe nga bletaret e fshatit .
Në fund të vitit 2016, banorët e Mirashit u binden se kjo prone do te shitet andaj edhe Këshillimi i Fshatit bëri nje Kërkesë që kjo kjo pronë të mos shitet por të mbetet sikur dikur, pronë publike.
Agjensia Kosovare e Privatizimit , këtë pranverë përsëri shpalli në shitje këtë prone .
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: ZZ “Jedinstvo” Uroševac Fi-6271/92
Banorët e Mirashit shpresonin se nuk do të ketë blerës të interesuar nga jasht Mirashit dhe se vet ndonjë i interesuar nga Mirashi nuk do të bënte blerjen e saj duke llogaritur interesin publik.
Interesi publik nuk ekzistoi asaj kësaj radhe.
Për të blerë këtë pronë konkuroi vetëm një banues nga Mirashi i cili edhe bleu komplet këtë prone publike për 10.213 Euro
Kommentare
Kommentar veröffentlichen