Mirash, 30.05.2016
Lajmi se në afërsi të malit në fshatin Mirash, është gjetur një varr dhe ardhja e policisë ka tronditur banorët e fshatit Mirash të Ferizajt.
Për këtë u lajmërua edhe Policia Rajonale e Ferizajt e cila se bashku edhe me ekipet e mjekësisë ligjorë doli në vendin e ngjarjes . Por pas verifikimit të policisë doli se ata ishin vetëm gurë të “mexhave”.
“Një qytetar i fshatit Mirash ka vënë gurët që të shënjoj kufijtë e pronës së tij dhe i ka ngjyrosur me ngjyrë të kuqe. Dikush nga fshatarët ka dyshuar se është varr dhe ka lajmëruar policinë. Me të marrë lajmin ekipe të policisë dhe mjekësisë ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes . Pas të gjitha hulumtimeve është vërtetuar se i gjithë rasti ka të bëjë vetëm me gurë të “mexhave” dhe nuk ka të bëjë asgjë me varre” tha togeri i policisë Agim Gashi.
Kommentare
Kommentar veröffentlichen