Ndihmat nga Mirashi për Radio Televizionin e Prishtinës

Në vitin 1990, Radio Televizioni i Prishtinës (RTP) kishte bërë një apel publik për ndihmë financiare këtij institucioni.

Në atë kohë në Mirash funksiononte vetëm Nëndega e LDK-së (Si një Lëvizje gjithë popullore).

Gjatë një mbledhje të saj, të mbajtur në objektin e shkollës së re më 21.06.1990, u grumbullua një shumë parash të cilat të nesërmen u dorëzuan në arkën e RTP.

Radiotelevizioni i Prishtinës u mbyll nga forcat e armatosura policore serbe më 5 korrik të vitit 1990. U mbyll sepse ishte bërë digë mbrojtëse e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës.

Dy muaj para pushtimit serb të RTP-së, këtë medium e vizitoi kryeministri i Serbisë në atë kohë, Stanko Radmilloviq, i cili u kërcënua haptas se nëse nuk ndryshon politika redaktuese e Radiotelevizionit, Qeveria e Serbisë do ta mbyllë atë me forcë.

Pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës më 02 korrik 1990, serbia shpërndau Kuvendin e Kosovës i cili ishte themelues i RTP.

Më 5 korrik 1990, në orën 15:20, forca të shumta të armatosura policore, të shoqëruara me shumë “picgauer” dhe mjete tjera të motorizuara policore, ndërhynë me dhunë në lokalet e RTP-se, ndërprenë programin shqip dhe nxorën me dhunë nga puna 1350 punëtorë shqiptarë, të të gjitha profileve, gazetarë, kameramanë, regjisorë, përkthyes, lektorë, teknikë e inxhinierë.

Edhe fati i mjeteve të grumbulluata për RTP përfundoi tragjikisht. Ato megjithëse u transferuan në një Bankë të Kroacisë, drejtuesit serb të RTP tani më të pushtuar kërkuan nga Banka që mjetet të i kthehen RTP.

Mjetet e grumbulluara përfunduan tragjikisht, sikur edhe vet RTP-ja, në dorë të pushtuesit serb.

xhavit selmani



Kommentare