Rritet numri i shtëpive që do të ndërtohen me fonde humanitare
Numri i shtëpive që kanë nisur të ndërtohen në Ferizaj me fondet humanitare dhe ato të komunës po vazhdon të rritet çdo ditë meqë po lajmërohen donatorë të rinjë.
Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa ka vizituar sot fshatin Mirash për të parë nga afër ndërtimin e shtëpisë për familjen e Nysrete Lohaj e cila jeton në kushte të vështira.
Me këtë rast kryetari Svarqa tha se kompania ndërtimore "Toni" sot ua ka kumtuar lajmin e se do të financojë edhe një shtëpi në kuadër të këtij projekti.
“Është më rëndësi që sot njëri nga afaristët e suksesshëm të komunës së Ferizajt, pronari i kompanisë Toni duke mos qenë pjesë e evenimentit të gala mbrëmjes së organizuar në qershor, erdhi në zyrën time dhe tregoi gatishmërinë e tij, për të ndërtuar një shtëpi. Shtëpia do t’ju ndërtohet nga lista rezervë që ka komisioni komunal, dhe ne falënderojmë shumë pronarin e kësaj kompanie sepse ky ishte vërtet një sihariq shumë i mirë për komunën tonë dhe kjo tregon edhe zemrën e madhe të atyre njerëzve që tregojnë solidaritetin e tyre tek personat me nevojë”, ka thënë Svarqa.
Familja Lohaj në fshatin Mirash thonë se aktualisht jetojnë në kushte të rënda pa një në një dhomë të ngushtë e vetëm me një ndihmë sociale.
Kurse përfaqësues dhe banorët e fshatit Mirash shprehen të lumtur që 4 fëmijët e familjes Lohaj dhe nëna e tyre më nuk do të kenë problem strehimin.
Komuna e Ferizajt ka premtuar që deri në fund të këtij viti do t'i kryejë 30 shtëpi për familjet të cilat janë raste të rënda sociale. U tha se kjo nevojë do të zbutet dukshëm me lirimin edhe të 40 banesave të uzurpuara të cilat pritet të lirohen së shpejti.
Kommentare
Kommentar veröffentlichen