Fadil Govori |
Sot (27.08.2015) ka ndërruar jetë dekani i Fakultetit të Biznesit në Pejë, Prof. Asoc. Dr. Fadil Govori.
Rektori i Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, Naser Mrasori, në telegramin e tij ngushëllues ka thënë se, me keqardhje dhe dhimbje të thellë mësuan për ndarjen nga jeta të dekanit të Fakultetit të Biznesit, Prof. Asoc. Dr. Fadil Govori.
“Me këtë rast, duke bashkëndjerë me ju dhimbjen e thellë, më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Universitetit ‘Haxhi Zeka’ në Pejë, të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e papritur nga mesi ynë të profesorit dhe bashkëpunëtorit tonë. Ju njoftojmë se nesër në orën 10:00, në amfiteatrin e Fakultetit Juridik, Universiteti ‘Haxhi Zeka’ në Pejë, organizon mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së tij”, është thënë në telegramin ngushëllues të rektorit Naser Mrasori.
Varrimi i Prof.Dr. Fadil Govori bëhet nesër, më 28.80.2015 në ora 13:00 në varrezat e qytetit në Ferizaj.
Funerali niset nga Xhamia e Madhe në Ferizaj
Prof. Govori u lind me 01.07.1955, në Mirash të komunës së Ferizajit, studimet themelore i perfundoi në vitin 1979, në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet Magjistratures i përfundoi në vitin 1985, në Universitetin e Zagrebit. Për një periudhë punoi në disa institucione financiare dhe në vitin 1997, përfundoi studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik, në fushën financiare. Si mësimdhënës punoi në Universitetin e Prishtinës, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë dhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Përveq anës akademike, Prof. Govori ka punuar edhe në Ministrinë e Arsimit në pozitën e udhëheqësit në sektorin për Buxhet dhe financa, në Administratën tatimore, në Institutin për financa dhe menaxhment etj. Që nga Tetori i vitit 2013, Prof. Govori ishte Dekan i Fakultetit të Biznesit në Universitetin “ Haxhi Zeka” në Pejë.

Biografia e shkurtër

I është dhënë lamtumira e fundit Prof. Dr. Fadil Govori nga Ferizaj i cili ndërroi jetë të enjten në QKUK.
Varrimi i Prof. Dr. Fadil Govori është bërë në varrezat e qytetit të Ferizajt nën përcjelljen e shumë miqve, kolegëve nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, kolegëve nga UP-ja, dashamirëve të familjes dhe qytetarëve të shumtë.
Me këtë rast Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ka mbajtur sot një mbledhje komemorative në nderim të veprës dhe kontributit të Prof. Asoc. Dr. Fadil Govorit.
Në mbledhjen komemorative, të mbajtur nga Universiteti “Haxhi Zeka” Pejë, u vlerësua kontributi i profesor, Fadil Govorit në veçanti si pedagog dhe si udhëheqës i Fakultetit të Biznesit.
Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof. Asoc. Dr. Naser Mrasori, ndër të tjera theksoi se puna, dhe angazhimin i vazhdueshëm i Prof. Govorit, për disa vite me radhë, la gjurmë në Universitetin tonë të ri dhe në jetën akademike që e zhvilloi në disa Universitete. Ai ishte afërt, plotë vullnet dhe energji , u bë emër i respektuar, që nderohet nga studentë dhe bashkëpunëtorë, këtë e dëshmon edhe prezenca juaj në numër kaq të madh sot këtu, për t’i dhënë lamtumirën e fundit, profesorit dhe bashkëpunëtorit tonë.
Më këtë rast, Rektori ju drejtua të pranishmëve duke thënë se bashkë ndjejmë me Ju dhimbjen e thellë, dhe më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, të shprehë ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e papritur nga mesi ynë të profesor Govorit.
Më pas fjalën mori Prof.Mazreku, prodekan, i cili foli për jetën dhe veprën e profesor Govorit, duke vlerësuar shumë angazhimin e tij në përmirësimin e imazhit të Fakultetit të Biznesit dhe duke konsideruar ndarjen e tij nga jeta si një humbje të madhe për Fakultetin dhe Universitetin.
Ndërsa në fund fjalën e mori djali i profesor Govorit i cili në emër të familjes i shprehu ngushëllime të gjithë të pranishmeve dhe falënderoi Universitetin për nderimin qe po i bëhet sot prindit tij të dashur.
Në orët e pasdites menaxhmenti, profesorë, studentë të UHZ-së, morën pjesë edhe në ceremoninë e vorrimit në Ferizaj.
Kommentare
Kommentar veröffentlichen