Mirash. 15.06.2015
Këtë të hënë është bërë asfaltimi i rrugës Rahovicë-Mirash, rrugë kjo shumë e rëndësishme për banorët e kësaj ane.
Për të parë nga afër asfaltimin e kësaj rruge doli edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku me drejtorin e infrastrukturës Gafurr Ilazi.
Me këtë rast kryetari Svarqa është shprehur se kjo rrugë është shumë e rëndësishme për banorët e këtyre fshatrave, por edhe të gjithë qytetarët ferizajas.
“Kjo është e rëndësishme për të dyja fshatrat me orientime të kundërta, për shkak se ata që dëshirojnë të udhëtojnë për në Prishtinë nga Rahovica e kanë rastin ta shfrytëzojnë këtë rrugë që lidhet me fshatin Mirash, ndërkaq banorët e fshatit Mirash mund të lëvizin në drejtim tjetër në atë të Gjilanit dhe të Ferizajt, dhe kështu kanë mundësi që të shkurtojnë rrugën e tyre”, ka thënë kryetari Svarqa, duke thënë se pikërisht për këtë lehtësim të qytetarëve është bërë investimi në këtë rrugë.
Nga ana tjetër banorët e këtij fshati e kanë mirëpritur këtë projekt.
“Është një rrugë shumë e mirë për neve. Me herët ka qenë shumë rrugë e ngushte dhe ka qenë pothuajse e pa kalushme”, është shprehur banori Fatmir Maliqi, nga fshati Rahovicë.
Ky investim në këtë rrugë është bërë me mjete vetanke të komunës së Ferizajt dhe ka kushtuar rreth 150 mijë euro me një gjatësi prej 2 kilometra dhe me një gjerësi prej 6 metra me një standard tashmë që është aplikuar ndërkaq trashësia e këtij asfalti është 7 centimetra.
U bë e ditur se komuna e Ferizajt, tashmë është në vlugun e shumë projekteve madhore të këtij qytetit. Këtu vlen të përmendet projekti i çerdhës së re që është investim i Bashkimit Evropian që do të fillojë të ndërtohet të mërkurën vlera e të cilit kap shumën rreth 845 mijë euro, projekti i kolektorit të qytetit që shpije në fshatin Gërlicë, së shpejti do të fillojnë punimet edhe në ndërtimin e qendrës rinore dhe kinemasë së qytetit një projekt që kushton rreth 500 mijë euro , po ashtu edhe një projekt prej 140 mijë eurosh ku pritet të bëhet rregullimi i ambulantes në fshatin Zaskok
Kommentare
Kommentar veröffentlichen