Ferizaj 15.02.2014
pamje nga turneu |
Shahistët nga Shkolla e Mesme e Ulët “Ali Hadri” në Mirash dolën fitues
të turneut komunal të shahut të organizuar për nderë të përvjetorit të gjashtë
të pavarësisë nga klubi i shahistëve “Ferizaj” dhe shoqata e pedagogëve të
edukatës fizike.
Turneu i shahut me rreth 90 djem e vajza pati karakter garues në nivel
komunal ndërsa më të mirët pritet të jenë pjesëmarrës të garës regjionale në të
cilë do të marrin pjesë shahistët nga shkollat e Lipjanit, Shtimes, Kaçanikut
dhe Shterpcës që më pas fituesit e garës regjionale do të
luftojnë për trofe në nivel nacional.
Në turneun e sotëm të shahut vendin e dytë e
zuri shkolla “Vezir Jashari nga Ferizaj ndërsa të tretin ekipi i shkollës “Dëshmorët
e Lirisë” nga Fshati Manastircë.
pamje nga turneu |
Kommentare
Kommentar veröffentlichen