PD mbajti tubim elektoral

Mirash 27.10.2013

Kandidati për kryetar të Ferizajt, nga radhët e Partisë së Drejtësisë, Ardian Sejdiu, në kuadër të fushatës parazgjedhore, ka takuar banorët e fshatit Mirash, të cilët i ka garantuar se nëse vjen në pushtet, do të angazhohet për një jetë më të mirë të tyre. Ai para banorëve të këtij fshati, ka shpalosur platformën politike, duke pohuar se me qeverisjen e tyre do të kenë një administratë transparente dhe efikase, si dhe arsim kualitativ dhe bashkëkohor.

Sejdiu, duke folur për nivelin e arsimit në komunën e Ferizajt, ka vënë në pahë një dukuri, që sipas tij, është e patolerueshme për PD-në, e ajo është përjashtimi i vajzave që bartin shami.

Ai ka paralajmëruar të gjtihë mësimdhënësit në këtë komunë, se nëse ai vjen në pushtet, do të ndodhin reforma të mëdha në këtë fushë, duke larguar ata mësimdhënës, që sipas tij, janë të shthurur moralisht

"Sot jemi dëshmitarë se nxënësit tanë shthuren moralisht dhe atë nga mësimdhënësit e tyre. Në ditët e sotit dëgjon për afera seksuale ndërmjet nxënësve dhe arsimtarëve. Nëse PD-ja vie nëpushtet garanton se këtyre dukurive do ju vie fundi dhe atë përmes ndrrimit të kuadrove të shthurura me kuadro të arsimuara, por edhe që kanë vlera të larta morale dhe të cilët janë promovues të këtyre vlerave", ka pohuar ai.

Zhvillimi ekonomik dhe shfrytëzimi i barabartë i të mirave komunale, janë pika tjera që Sejdiu premton për banorët e fshatit Mirash.

"Do të bëjmë shfrytëzim racional të resurseve dhe do të bëjmë investime në blegtori e bujqësi dhe se keto investime do të bëhen nëbaza prioritare”, përfundon Sejdiu.

Kommentare