Fushata e LDK-së në Mirash

Mirash, 20.10.2013

FUSHATA E LDK-së NË MIRASH


Dega e LDK-së në Ferizaj po zhvillon tubime të bujshëm në mënyr që zgjedhjet e nëntorit t’a gjejnë atë fituese. Tubimi i rradhës në përkrahje të LDK-së Dega në Ferizaj u mbajt edhe në fshatin Mirash.

Të pranishëm në këtë tubim ishte kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, njëherit edhe kandidat për kryetar komune z. Muharrem Sfarqa, së bashku me nënkryetarët e degës dhe antarët e kryesisë.

Kryetari Sfarqa, gjatë fjalës përshëndetëse për të pranishmit shpalosi programin e tij zgjedhor dhe promovimin e kandidatëve të cilët dalin nga kjo nëndegë.” Strategjia për zhvillim e komunës së Ferizajt e hartuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është strategji e cila do të krijoj vende të punës dhe Ferizaj do të ketë një zhvillim te hovshëm të ekonomisë. 


Lidhja Demokratike e Kosovës, me ardhjen time në pushtet do ta ndalë këtë keqqeverisje, e cila është kapluar nga korrupsioni, nepotizmi. Me qeverisjen e LDK-së në Ferizaj, do të sundoj ligji, i cili do të jetë mbi të gjithë. Në programin e LDK-së për zhvillimin e ekonomisë, planifikojmë që t’i hapim mbi 3000 vende pune vetëm nga subvencionet në bujqësi. Ne në programin tonë, si strategji kemi paraparë, që investimet kryesore të bëhen në bujqësi për shkak se 60% e tokave të komunës sonë është tokë bujqësore. 

Ne jemi të përkushtuar që këtë degën e bujqësisë ta zhvillojmë dhe të kemi një kujdes të veçantë. Industria e drurit dhe ajo metalike, tregëtia janë faktorë kqyr në zhvillimin ekonomik të qytetit tonë. Gjithashtu investimet nga diaspora janë një prej burimeve shumë të rëndësishme në ekonominë e Ferizajt, dhe ne do ti stimulojmë përmes ofrimit të projekteve konkrete në të cilat ata mund të investojnë. Ne do të krijojmë kushte për investime nga donatorë të jashtëm dhe vendës, duke ua siguruar me ligj kapitalin e investuar, dhe me këtë synojmë që Ferizajn t’a bëjmë një qendër shumë të rëndësishme Evropiane.


Për t’i realizuar të gjitha këto pikpamje të cilat dalin nga programi jonë për qeverisje në 4 vitet e ardhshme, ju duhet që në zgjedhjet e 3 nëntorit të votoni LDK dhe mua si kandidatin tuaj për kryetar komune dhe kandidatët për asmable komunale nga nëndega juaj, z. Imri Hashanin dhe znj. Sahadete Lohaj” përfundoi kryetari i Degës së LDK-së dhe kanidiati për kryetar komune z. Muharrem Sfarqa.

Kommentare