Mirashi info 19.06.2013
U vu gurthemeli për
ankesin e ri shkollor në fshatin Mirash
Në fshatin Mirash ka filluar
solemnisht realizimi i projektit për ndërtimin e aneksit për shkollën e
fshatit, projekt ky i Komunës së Ferizajt dhe Qeverisë së Luksemburgut.
Gurthemelin e këtij ankesi të ri shkollor e vuri, Kryetari I Komunës së
Ferizajt, Nënkryetari Besim Zymberi si dhe Drejtori I Drejtorisë së Arsimit
Agim Berisha.
Ky objekt shtesë i
shkolles do të jetë në dobi të nxënësve që ndjekin mësimet në këtë shkollë. Kryetari
i Ferizajt, Agim Aliu, ka falenderuar me këtë rast Caritas-in që po e
implementon këtë projekt e që ka një rëndësi të madhe për komunitetin e
fshatit.
"Ky projekt
është i një rëndësie shumëdimensionale ngase pëveç që i plotëson kapacitete dhe
nevojat e shkollës, kontribuon edhe në sferat tjera siç janë instalimin e
serrave që mundëson zhvillimin e veprimtarisë prodhuese" ka thënë Aliu
Përfaqësus të Caritas-it te Luksemburgut kanë thënë se ky
projekt hyn në vazhden e shumë projekteve që qeveria e Luksemburgut po realizon
në këtë fshat. Kjo shkolle së shpejti do të bëhet me kabinet të informatikës
dhe me sistem të ngrohejs. Ardian Hasanaj nga kjo organizatë ka thënë se ky
shenon vetëm njërin nga projektet që Caritasi po i realiozn në Kosovë. Ai ka
thënë se mjetet e ndara për këtë projekt janë të qeverisë së Luksemburgut, ndërsa
implementimin po e bënë kjo organizatë.
"Shkolla do të
përfitoi kabinetin e informatikës dhe ngrohjen qendrore, por ne kemi edhe
projekte tjera të ndryshme mbështetëse" ka thënë Hasanaj.
Mësohet se vlera e
ketij projekti të jetë rreth gjysme milioni
euro.
Kommentare
Kommentar veröffentlichen