Mirashi Info 01.06.2013
Banorët të kënaqur me
rregullimin e rrugës
Këtë të premte (31.Maj.2013) Kryetari i Komunës së
Ferizajt, Agim Aliu, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Planifikimit,
Zhvillimit dhe Rindërtimit Ardian Ferizin dhe deputetin e Kuvendit të Komunës
Gazmend Bytyqin, kanë inspektuar nga afër punimet që po realizohen në projektin
e rrugës në fshatin Mirash.
Banorët e
fshatit Mirashë falë Komunës së Ferizajt, janë në përfundim të infrastrukturës
së tyre të nevojshme për të bërë jetë normale në fshatin e tyre. Ky fshat është
bërë me rrjet të kanalizimit, ka ambulancën e fshatit dhe tashmë po bëhet edhe
rregullimi i rrugës së tyre.
Për të parë
nga afër punimet e rrugës e cila shumë shpejt pritet të asfaltohet, këtë të
premte doli edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu së bashku me
bashkëpunëtorët e tij.
Në një
prononcim për gazetarët lidhur me ecurinë e punimeve të kësaj rruge foli
Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit, Zhvillimit dhe Rindërtimit Ardian
Ferizi. Ai projektin e rrugës së këtij fshati e ka vlerësuar tejet lart.
“Është një
projekt prej 1.2 kilometra gjatësi, ka kushtuar rreth 114 mijë euro. Asfaltimi
i kësaj rruge do të bëhet pas analizave
tjera të ngjeshmërisë për të verifikuar,
a është bërë ashtu siç është përshkuar edhe në kontrata para se të
vendoset shtresa e asfaltit”, tha Ferizi.
Ky projekt
i rrugës në fshatin Mirash është në vazhdën e shumë projekteve që po realizohen
në Komunën e Ferizajt.
Nga ana
tjetër, Deputeti në Kuvendin e Komunës së Ferizajt nga fshati Mirash Gazmend
Bytyqi, ka thënë se kjo rrugë ka rëndësi jetike për banorët e këtij fshati.
“Nuk është
kjo rrugë që është bërë e vetme në këtë
fshat që nga viti 2009, kemi bërë kanalizimin i cili është bërë edhe me një
fazë plotësuese, kemi investuar në ambulancën e fshatit dhe tani më jemi
pothuajse në fazën e finalizimit të projekteve në mënyrë që qytetarët e fshatit Mirash t’i ofrojmë jetë sa ma të
avancime se ma të qetë “, është shprehur Bytyqi.
Është bërë
e ditur së në fshatin Mirash jetojnë mbi 2 mijë banorë.
Kommentare
Kommentar veröffentlichen