Fshati Mirash pritet të bëhet me kryetar

Mirashi Info 
04.05.2013


FSHATI MIRASH, PRITET TË BËHET ME KRYETAR 

Më në fund, të dielën (05.05.2013) në fshatin Mirash, do të mbahen zgjedhjet për të zgjedhur kryetarin e fshatit në bazë të rregullorës komunale për bashkëpunimin e komunës më fshatrat, vendbanimet dhe zonat urbane.

Zgjedhjet do të mbahen në shkollën e fshatit, duke filluar nga ora 17:00.

Ftohen banorët e fshati që të marrin pjesë në votim, duke zgjedhur kështu përfaqësuesin e tyre legjitim i cili do t’i përfaqësojë ata.

Kandidatët aktual që garojnë për të parin e fshatit janë:

1. Fatmir Xhafaj         (PDK)
2. Taip Bytyçi             (LDK)
3. Shemsi Prekadini    (PDK)

Kommentare