VITET SHKOLLLORE 1968 -1974

VITI SHKOLLOR 1968 - 69
Në klasët e ulëta jepnin mësim këta punëtorë: Gani Hashani kl e I-rë, Ali Byytyçi klasa e II-të, Gafurr Bytyçi klasae III-të, Avdullah Raçi klasa e IV-të. Kurse me klasët e larta: me klasën e V-të dhe të VI-të punonin: Tefik Lohaj kujdestar i klasës së V-të. Bajram Jakaj, Gafurr Bytyçi, Gani Hashani, Ali Bytyçi.

VITI SHKOLLOR 1969 – 70
Mësues i klasës së I-ro ishte Tefik Lohaj, i cili i kishte regjistruar 48 nxënëx, meshkuj 20, femra 28, pozitiv 32 nxënës, ndërsa e përsëritin klasën 8 nxënës, 8 nxënës mbeten të pa notuar.

Gani Hashani punonte me klasën e II-të. Kjo klasë i kishte 40 nxënës, prej tyre meshkuj 20 dhe femra 20. Me sukses pozitiv e kryen klasën 35 nxënëx, ndërsa 5 negativë, një i pa notuar.

Ali Bytyçi jepte mësim në klasën e III-të. Klasa i kishte 31 nxënës, prej tyre 18 meshkuj  krse femra 13, ndërsa një nuk i vijoi mësimet, 2 përsëritën dhe 28 e kalojnë klasën.
Në klasën e IV-të punonte Feriz Bytyçi. Kishte 28 nxënëx, meshkuj 16, femra 12. Kaljojnë të gjithë, 2 nxënës janë të pa notuar.

Në klasët e larta punuan këta arsimtar; Ilaz Prekadini, kujdestar i klasës V1, Ramadan Qlaj, kujdestra i klasës VI1, Muhamet Bytyçi kujdestar i klasës VII-të, Shukri Hashani , Stojanoviq Bosilka.

Ende nuk ekzistonte klasa e tetë, numri i nxënësve ishte 95, meshkuj 47, pozitivë 83. Nuk e vijuan 10 nxënëx, 2 të pa notuar. Arsimtarët dhe prindërit bashkëpunonin. Njëkohësisht mbaheshin mbledhjet e Këshillit të klasave dhe të arsimtarëve.

VITI SHKOLLOR 1970-71
Klasën e parë e udhëhiqte Muhamet Bytyçi, i cili prej datës 17.Nëntor deri  21 nëntor 1970 mungoi pasi ishte në provime për kualifikim, ndërsa me klasën e I2 punonte Muharrem Ibrahimi. Pastaj punonin Tefik Lohaj me klasën e II1, Gani Hashani me klasën III1, Ali Bytyçi me klasën IV1, kurse gjuhë serbokroate u jepte Miodrag Petkoviq.

Në këtë vit shkollor në Mirash, punonte shkolla e plotë fillore. U hap edhe klasa e tetë. Për shkak se lokali ishte shumë i ngushtë u bënë disa adaptime (përshtatje), dhe punohej në tri ndërresa. Me klasat e larta punon këta arsimtarë:

Shukri Hashani, kujdestar i klasës V1
Azem Llabjani, kujdestar i klasës VII1
Nazmi Rrahmnai , kujdestar i klasës VI1
Shefqet Lohaj.....................VIII
Miodrag Petkoviq, Ilaz Prekadini, Muhamet Bytyçi.

Nr i paraleleve           Nr i nxënësve              suksesi i nxënësve
                                     M    F   GJ                    Poz   Neg   Nuk vijojnë
Kl Ulta  5                    57 68 155                      142   8         5
Kl Larta 4                  73  45   118                    106   1         11

VITI SHKOLLOR 1971-72
Në klasat e ulëta ishin të regjistruar 160 nxënëx, meshkuj 103, femra 57, përsëritën 29 nxënës, nuk i vijuan mësimet 8 nxënës.

Me këto klasë punonin: Ali Bytyçi (Klasa-I1), Shukri Hashani (Klasa II1), Muhamet Bytyçi (Klasa II2), Tefik Lohaj (Klasa III1), Gani Hashani (Klasa IV1), kurse me klasat e larta punonin; Shefqet Lohaj, kujdestar i klasës V1, Vezir Govori klasa VI1, Nazmi Ibrahimi klasa VII, Azem Llabjani klasa VIII1, Destan Aliu (Gadime e ulët), Dragan Petkoviq. Numri i nxënëxve ishte mjaft i madh, por lokali mësimor ishte i ngushtë. Punohej në tri ndërrime. Numri i nxënësve qe 123.

VITI SHKOLLOR 1972-73
Punoni: Gani Hashani, Ali Bytyçi, Muhamet Bytyçi, Shukri Hashani dhe Tefik Lohaj. Të gjithë këta me klasët e ulëta ndërsa me klasët e larta punuan: Mehmet Mihalica, Ilaz Prekadini, Vezir Govori, Ahmet Orana, Miodrag Obradoviq, Ekrem Lohaj.

Drejtor i shkollës qe Feriz Bytyçi kurse sekretar Hamit Statovci.

Ndihmës nëpunës ishin Nazmi Bytyçi, Selim Hashani. Për shkak të lokalit të ngushtë shkollor , drejtoria me Vendimin e Pleqësisë së shkollës, me pëlqimin e BVI për Arsim e Kulturë në Ferizaj e mori me qira një lokal privat, odën e Xhemshir Thaqit.

VITI SHKOLLOR 1973 – 74
Në klasat e ulëta ishin 6 paralele, numri i nxënësve vazhdimisht rritej. Punonin këta mësues: Tefik Lohaj klasa e III1, Vehbi Lohaj klasa e I2, Muharrem Ibrahimi klasa e II1, Ali Bytyçi klasa III1, Shukri Hashani klasa e IV1, Iska Salihu klasa IV2.

Prej 179 ncënësish me sukses pozitiv qenë 169, ndërsa 6 përsërisin, 4 nuk e vijuan mësimin për shkaqe  objektive dhe subjektive. Në klasat e larta kishte 4 paralele. Me nxënës punonin këta arsimtarë: Muhamet Bytyçi klasa e V-të, Miodrag Obradoviq, Ekrem Lohaj klasa e VIII-të, Vezir Govori klasa e VII-të, Shefqet Lohaj klasa e VI-të, Ahmet Orana, Ekrem Bytyçi.

(Marrë nga Monografia “Shkollat në Komunën e Ferizajt” të autorëve Qemal Ratkoceri dhe Ruzhdi Marevci. Botues: Shoqata Regjionale e Veteranëve të Arsimit “Zekeria Cana” Ferizaj, 2007, )

Kommentare