Shkrimi i Parollave në Mirash

Në fshatin Mirash janë shkruar dy here parolla. Të dy herat janë shkruar në murin e depos afër xhamisë. Herën e pare janë shkruar në vitin 1982. Ishte shkruar “Kosova Republikë“. Për këtë rast në Mirash nuk ka patur burgosje. Kurr nuk është ditur autori apo autorët e atij akti. Është folur se janë shkruar nga Agim Dibrani nga Surqina.

Herën e dytë janë shkruar në dimrin e vitit 1989.

Si u bë Organizimi i shkrimit të tyre.

Në bisedë me Hanefi Bytyçin dhe Brahim Bytyçin  vendosëm që në murin e depos të shkruajmë parolla. Çëllimi ishte që pushteti të dijë se vullneti për një Republikë akoma ekziston. E dinim se nuk do të arrihej ndonjë sukses i veqant, por vlerësonim se me këtë po bëjmë diqka konkrete. Çështja e veprimtarisë sonë konkrete ishte temë bisedimi në çdo rast.

Në Ferizaj së bashku me Hanefiun dhe Brahimin, afër shkollës teknike në një shitore ngjyrash blemë ngjyrën për këtë rast. Ishte ditë e shtune.

Nuk kishim vendosur akoma për datën e sakt. Pas blerjes së ngjyrës Hanefiu udhëtoi për Shkup. Mendonim që pas kthimit të tij të vepronin.

Të njejtë ditë rreth orës 16 filloi të bjerë borë. Pas pak minutash toka u bë e bardhë nga bora. Erdhi tek unë Brahimi dhe bisedum për ndyshimin e gjendjes. Menduam se rënja e borës është një rast i mirë për humbjen e gjurmëve, pas shkrimit të parullave.

Dhe kështu vepruam. Rreth orë 18 e 30 minuta morrëm ngjyrën dhe shkuam tek depoja. Ishe propozim i Brahimit që ai t’i shkruante, ndërsa unë të kontrolloja lëvizjet eventuale në rrugë. Dhe kështu u vepruar.

Brahimi shkroi parullat në murin e depos. Parullat e shkruara ishin “Kosova Republikë” . “Poshtë Sllobodan Nacionalisti”   etj.

Fotografi e vitit 2012.
23 Vjetë pas shkrimt të parollave
Pas shkrimit të parullave, Brahimi atë natë për çështje sigurie nuk shkoi në shtëpi. Atë natë Brahimi shkoi tek Taip Bytyçi ku kaloi natën.

Rreth orës 19 erdhi autobusi i fundit  me udhëtarët nga Ferizaj. Kishte mjaft shumë udhëtar që kaluan rrugës , kështu që gjurmën të rrugë nuk mund të shiheshin. Atë natë ra borë rreth 30 cm.

Pas shkrimit të këtyre parullave nuk ka patur burgosje në Mirash. Megjithatë shkrimi i këtyre parullave ishte edhe një shkak për maltretimin tim dhe të disa të burgosurve tjerë, disa muaj më vonë.

xhavit selmani

© Të gjitha të drejtat e rezervuara . Ndalohet rreptësisht marrja dhe shpërndarja në media, portale... pa autorizim paraprak me shkrim nga kjo faqe si dhe autori-ja.

Kommentare