Mirashiani në Kongresin e Lipovicës
(Blinajës)
Në Kongresin e II-të të
LLTSH (Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare) përkatësisht Kongresin e V-të
të LNDSH (Lëvizja Nacional-Demokratike Shqiptare) prezantoi edhe një Mirashian.
Sipas Vendimit të Shtabit
të Zonës së II-të, Kongresi u mbajt më 25 korrik 1946 në Lypovicë , në një
lëndinë të quajtur “te vorri i hoxhës” në mes të fshatrave Risinovc, Krojmir e Fushticë. (1)
Pas përfundimit të Luftës
së II-të Botërore dhe çlirimit të kombeve , shqiptarëve në Kosovë iu kthye
sërish robëria.
Përfaqësuesit komunistë të
Kosovës, më 10 korrik të po atij viti nënshkruan mbetjen e Kosovës nën Serbi.
(2)
OZN-a ishte në ndjejkje të
vazhdueshme të veprimtarëve shqiptar antikomunist. Ndërsa Shqiptarët duhej
organizoheshin për sfidat e reja.
Kongresi i Lipovicës merr
disa vendime:
- Organizata të quhej Lëvizje Nacional Demokratike Shqiptare.
- Ushtria e formacionet luftarake të quheshin Ushtria Nacional Demokratike Shqiptare në malet e Lira të Kosovës.
- Profesor Ymer Berisha emërohet komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe i LNDSH-së, meqë nuk dihej se ai ishte vrarë në pritë nga banditët e OZN-ës dy javë më parë. (1)
Në Kongresin e Lipovicës
prezantuen 150-180 delegatë dhe pjesëmarrës. Udhëheqës i Kongresit ishte Gjon
Gjergj Sereçi nga Ferizaj.
Duke folur lidhur me
fjalimin e Gjon Serreçit, në Kongresin e Lipovicës, bashkëluftëtari i tij,
Osman Abazi, gjatë hetimeve ka deklaruar: Pastaj e mori fjalën Gjon Serreçi i
cili tha:
“Vëllezër shqiptarë, ne
kemi dalë në male që të luftojmë për atdheun tonë, që ta çlirojmë vendin tonë
nga okupatori. Ne do ta çlirojmë vendin në kufijtë që ishin deri në vitin 1912,
ne luftojmë për Shqipërisë etnike, për çlirimin e popullit tonë, që ta
shpëtojmë nga robëria dhe shfarosja. (4)
Në këtë Kongres nga Mirashi prezantoi Qazim Leskovci. (3)
Kush ishte Qazim Leskovci ?
Kush ishte Qazim Leskovci ?
Qazim (Shaban) Leskovci u
lind në fshatin Mirash në vitin 1904.
U shqua si veprimtar i
lëvizjes për bashkimin e trojeve etnike, si pjesëtar i qëndresës së armatosur
në kuadër të grupit të Ahmet Hajdin Bytyçit.
Në këtë grup luftarësh nga Mirashi ishte edhe Hasan (Ramë) Thaçi.
Shtëpia e Qazim Leskovcit ishte shënrue në një bazë e luftëtarëve të lirisë.
Në këtë grup luftarësh nga Mirashi ishte edhe Hasan (Ramë) Thaçi.
Shtëpia e Qazim Leskovcit ishte shënrue në një bazë e luftëtarëve të lirisë.
Mori pjesë në luftën e
Gurit të Zi, të Thepit mbi Rahovicë në prill të vitit 1946, dhe aty u plagos.
Ishte veprimtar i LNDSH-së
dhe pjesëmarrës i Kongresit të Lypovicës si truprojë e Gjon Serreqit.
U arrestua në dhjetor 1946. (5)
xhavit selmani
Referencat:
- Dr. Muhamet Pirraku, Mulla Idrisi dhe mbrojtja kombëtare 1941-1951, Prishtinë 1995.
- Faton Mehmetaj, Natë yjendezur, Prishtinë 2001, f 236).
- Ahmet Qeriqi: Kongresi i Lipovicës (Kongresi i Pestë i LNDSH-së)
- Dr. Ismet Dërmaku Gjon Serreqi dhe NDSH-ja (dokumente arkivore), Prishtinë, 1996 f... 149... 159)
© Të gjitha të drejtat e
rezervuara . Ndalohet rreptësisht marrja dhe shpërndarja në media, portale...
pa autorizim paraprak me shkrim nga kjo faqe si dhe autori-ja.
Kommentare
Kommentar veröffentlichen