Mirashi Info 24.05.2012

Nxënësit e shkollës kujdesen për ambientin

Sot nxënësit e Shkollës Fillore  „Ali Hadri“ organizuan një aksion për pastrimin e fshatit nga hedhurinat e ndryshme e të cilat jo vetëm që paraqesin një pamje të keqe për fshatin, por  janë edhe të dëmshme  për shëndetin.

Në këtë aksion morën pjesë nxënësit e klasave VI,VII,VIII dhe IX.

Drejtori i shkollës dhe mësuesit mirëpritën  dhe përkrahën këtë aksion. Ndërsa Mërgimtari nga Mirashi me qëndrim në Zvicër, zotëri  Ismet Lohaj, këtë aksion të nxënësve  e përkrahu me mjete pune si triko, dorëza e maska etj.

Për tri orë sa zgjati aksioni u arrit që të pastrohen dy lagjet e fshatit.



Pamje nga Aksioni:



Kommentare