Mirashi Info; 22.05.2012
Fshati Mirash bëhet me karrige stomatologjike
Caritasi
i Luksemburgut ne bashkëfinancim me komunën e Ferizajt kanë dhuruar sot një
karrige stomatologjike për punktin shëndetësor të mjekësisë familjare ne
fshatin Mirash.
Me ketë rast Bashkim
Hyseni drejtor i Drejtorisë për shëndetësi dhe mirëqenie sociale ne Ferizaj tha
se projektet bashkëpunuese me Caritasin e Luksemburgut nuk do të përfundojnë me
kaq. ”Luksemburgu, dihet se ka kontribuar shumë për Ferizajn, për Kosovën në
përgjithësi, por ketë vit këta e kane future edhe komponenten e shëndetësisë
dhe fatmirësisht sivjet ka pas fatin që Mirashi të jetë i përzgjedhur. Ne si
shëndetësi do ta përcjellim me kontributin tjetër, me bashkëpjesëmarrjen që e
kemi në baze të marrëveshjes me 30% si komune, por ky projekt nuk përfundon me
kaq , bashkëpunimi do te rezultojë edhe në fushën e resurseve njerëzore, në
edukim, ne kampanje shëndetësore dhe ne fazat tjera në përmirësimin komplet te
këtij objekti në këtë fshat qe vërtet e meriton”, ka thënë Hyseni.
Ndërsa Dr.Ardian
Rexhepi shef i repartit të stomatologjisë ne QKMF duke e vlerësuar lart
donacionin e Caritasit te Luksemburgut dhe komunës se Ferizajt tha se pritet qe
ne fillim te muajit qershor ketë pajisje ta funksionalizojne me ardhjen e një
stomatologu.”Është një karrige stomatologjike me te gjitha elementet
përcjellëse dhe është e gatshme për te filluar punën. Tash mbetet obligim i yni
qe ta furnizojmë me material stomatologjik ketë punkt dhe nga muaji I ardhshëm
ta funskionalizojme me ane te ardhjes se një stomatologu”, është shprehur
Rexhepi.
Edhe Bashkim Bytyçi
përfaqësues i fshatit Mirash njeherit edhe drejtor i shkollës ne ketë
fshat tha se kjo pajisje është një lehtësim i madh për banoret e këtij
fshati.”Ardhja e karriges stomatologjike do te thotë një lehtësim i madh për
komunitetin sepse përpos që lehtëson xhepin e qytetareve tone, lehtëson shume
edhe kohen sepse deri me tash qytetaret tane kane qene te detyruar të shkojnë
në qytet për t’i kryer shërbimet e tyre mjekësore.
U be e ditur se karriga stomatologjike e cila iu dhurua sot
punktit shëndetësor të mjekësisë familjare ne Fshatin Mirash te Ferizajt ka
kushtuar rreth 7000 euro.
Kommentare
Kommentar veröffentlichen