Fshati Mirash do të fitoj një investim prej 320 mijë eurove

Karitasi i Luksemburgut dhe Komuna e Ferizajt do të investojnë se bashku  në fshatin mirash në vlerë 320 mijë euro, kjo organizatë do të investoj me 70 për qind ndërsa komuna e Ferizajt me shumën tjetër të mbetur, këto investime janë paraparë të jenë në shëndetësi, arsim  dhe ekonomi.

08.05.2012 ,Faqja zyrtare  e Komunës Ferizaj

Karitasi i Luksemburgut dhe Komuna e Ferizajt do të investojnë se bashku  në fshatin mirash në vlerë 320 mijë euro, kjo organizatë do të investoj me 70 për qind ndërsa komuna e Ferizajt me shumën tjetër të mbetur, këto investime janë paraparë të jenë në shëndetësi, arsim  dhe ekonomi .

Investimet ne ketë fshat do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së banorëve te këtushëm , këtu ka resurse të ndryshme për zhvillimin e bujqësisë dhe fushave tjera, për mesë këtij investimi do të kem mundësin edhe punësimin e shumë të rinjve të këtij fshati  u shpreh Bashkim Bytyqi, përfaqësues i fshatit Mirash .

Planifikohet që përfitues të parë të jen disa nga fermerët e sidomos pemëtarët e dëshmuar, të cilëve do të sigurohen serra të mëdha për shtimin  e kapaciteteve prodhuese, por natyrisht nuk do të mungon edhe ngritja e infrastrukturës në shëndetësi, sepse banorët e këtij lokaliteti janë detyruar që për një kontroll mjekësore të udhëtojnë 30 kilometra për një vizitë pavarësisht kushteve atmosferike.

Ndërsa mjetet për investime në edukim dhe arsim do të bëhen  kryesisht në sigurimin edhe kompletimin e kabineteve për disa lëndë mësimore .



Kommentare

  1. me e mira qe munde te ndodhte per fshatin ton tani per tani falenderoj inicuesit e keti projekti ;me arsimimin e terinjeve besoj se projeketet te mbesin gjall dhe te fuqizohen akoma me shum sepse fveq po fillon koha e berjes per se mbari te peisazhit te kti fshati ,niveli i vete dijsimit po jep rezultate ; nje dite lexova ketu ne wweb faqen e fsh,mirash se ne disa pjes te ktij fshati gjinden apo mundet te ket mbetje arkeologjike qe e dheshmojn lashtesin e banimit te kesaj ane dhe se munde te jen tejet gjera me vler histirike deshiroj qe se paku tu vihet nje shenje sa per tu identifikuar ku ne saktesi ndohen ne menyr qe te jetesohen ne nje koh dhe mundesi tjeter ,nese munde te ndahet nje perqindje solita nga kyinvetsim pikrisht per kete qe permenda me lart,
    perqindje solide

    AntwortenLöschen

Kommentar veröffentlichen