Mirashi Info;25 prill 2012
Komuna e Ferizajt, bënë meremetimin e rrugëve të
dëmtuara
Me përmirësimin e motit ka filluar të behët edhe
meremetimi i rrugëve të dëmtuara gjatë dimrit.
Sipas drejtorit
të Drejtorisë së Planifikimit, Zhvillimit dhe Rindërtimit Ardian Ferizit,
rregullimi i rrugëve ka filluar që nga java e kaluar dhe do të vazhdojë deri në
mbylljen totale të gropave të krijuara nëpër rrugët e qytetit, por edhe të
fshatra të Komunës së Ferizajt. “Kemi filluar nga rrugët e qendrës së qytetit
që janë të dëmtuara, duke vazhduar më tej edhe me rrugët periferike, pastaj do
të bëhet edhe rregullimi i rrugëve nëpër fshatra. Ne shpresojmë se brenda 10
ditëve të përfundojë faza e parë e meremetimit të të gjitha rrugëve të cilat
janë dëmtuar”, ka thënë drejtori Ferizi, duke shtuar se në meremetim të rrugëve
është intervenuar aty ku ka qenë e nevojshme .“Është intervenuar në tri rrugë
të qytetit, pastaj në fshatrat, Mirash, Rahovicë, Papaz, Bibaj, Sazli, Zaskok ,
do të intervenohet aty ku është e nevojshme”, ka thënë Ferizi.
Po ashtu edhe
shumë rrugë të tjera në qytet, por edhe në fshatra po rregullohen më zhavorr,
ku vëmendje më e madhe i është kushtuar aty ku gjatë vitit të kaluar është bërë
edhe instalimi i rrjetit të kanalizimit.
Numri një i
Drejtorisë së Planifikimit, Zhvillimit dhe Rindërtimit, Ardian Ferizi, ka
theksuar faktin se Komuna e Ferizajt, shumë shpejt do të fillojë që të bëjë
edhe asfaltimin e fazës së dytë të rrugëve të qytetit, por edhe të fshatrave të
cilat janë realizuar më dy faza.
U bë e ditur se
për meremetim të rrugëve me buxhet te vitit 2012 janë ndarë 100 mijë euro.
Kommentare
Kommentar veröffentlichen