Ferizaj: Vjedhja e trafos elektrike e lë fshatin Mirash pa ujë

Koha Ditore
Publikuar: 08.02.2012 - 16:08



Ferizaj, 8 shkurt- Një ndër pamjet që mund të shihen në fshatin Mirash të Ferizajt, që  paraqesin jetën e rënduar nën borën e këtyre ditëve është edhe ajo e bartjes së ujit të pijshëm me saja. Kjo gjë iu është imponuar atyre për shkak që tre muaj ujësjellësi i tyre është në defekt, pasi që hajnat  e kanë vjedhur trafon eleketrike e cila i ka furnizuar pompat e ujit me energji  elektrike.

“Që tre muaj po presim kot, askush nuk po na gjen zgjidhje, banorët e Lagjës së Lohajve po  e bartin ujin me saja këto ditë”, shprehej përfaqësuesi i fshatit Mirash, Bashkim Bytyçi.

Mirashasit këtu e para pesë vitesh kishin menduar se i kanë dhënë fund apoteozës së ujit, por këto ditë ata sërish iu kanë kthyer puseve të thella për ta nxjerr ujin e pijshëm, i cili ka sasi të tepërt të gëlqerës.”Ujësjellësi që pesë vite ka funksionuar për mrekulli, kemi pasur ujë të mjaftueshëm dhe të shëndetshëm, por prej kur e ka përfunduar CDI-ja projektin trafoja dhe ujësjellësi sipas një marrëveshje ka kaluar në kompetencë  të NP “Bifurkacioni”, komunës dhe KEK-ut. Ne  e kemi paguar ujin rregullisht dhe plus kësaj e kemi paguar një taksë të veçantë për mirëmbajtje të ujësjellësit në vlerë  1, 16 euro për secilën familje”, sqaron i mllefosur Bytyçi.

Në ditën e vjedhur të trafos ishte raportuar se hajnat kishin qenë të organizuar dhe se trafo kishin vjedhur edhe në Cërnillë dhe Talinovc dhe prej atëherë policia nuk kishte arrit t’iu binte në gjurmë.

Kommentare