Ferizaj: Vetëvendosjes nuk iu lejua tubimi në shkollë
Koha Ditore
Publikuar: 04.02.2012 -
21:40
Ferizaj, 4 shkurt – Të
shtunën, rreth orës 19.00 në shkollën fillore “Ali Hadri, në fshatin Mirash
të komunës së Ferizajt, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! nuk janë lejuar të
mbajnë tubimin që ishte parashikuar me banorët, njofton kjo lëvizje nëpërmjet
një komunikate.
Sipas komunikatës, ditë më
parë Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! Ferizaj kishte ndjekur procedurat e
kërkuara dhe kishte marrë leje nga drejtori i arsimit të Komunës, Agim
Berisha. Por, megjithatë drejtori i shkollës
fillore në këtë fshat, Bashkim Bytyçi
edhe pasi u informua për lejen e marrë nga drejtoria e arsimit të
komunës Ferizaj nuk ka lejuar mbajtjen e këtij tubimi në hapësirat e shkollës. Arsyetimi ishte se: "nuk i lejon
subjektet politike të mbajnë takime në shkollën e tij".
Aktivistët e Vetëvendosjes para Shkollës në Mirash (foto: Youtube) |
Në këtë tubim, ndër të
tjerë, ishte paraparë të merrnin pjesë edhe nënkryetari e Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti dhe kryetari i Qendrës së
vetëvendosjes në Ferizaj, Faton Topalli, të cilët pasi që nuk u lejuan ta mbanin tubimin e njoftuar në
ambientet e shkollës fillore folën me pjesëmarrësit në oborrin e shkollës duke
premtuar se: "do të kthehemi sërish
te i njëjti vend për të mbajtur tubimin me ju".
Kommentare
Kommentar veröffentlichen