CILËSIA E TOKËS NË MIRASH

Cilësia e tokës në Mirash vlerësohet si  e ndryshueshme si rezultat i ndikimit të shumë faktorëve gjatë historisë gjeologjike. Sipas bonitetit, toka e punueshme është e klasifikuar në 8 klasa. Zakonisht, 5 klasat e para përdorën në prodhimtarinë bujqësore. Tokat e klasës I dhe II, me 22 Ha bëjnë pjesë në ato më pjelloret, me aftësi të larta prodhuese. Tokat e klasës së III, me 98 Ha, janë ende toka të mira për punim dhe shfrytëzim, por për nga pjelloria ngecin nga dy të parat.Tokat e këtij grupi kërkojnë disa përmirësime për tu kthyer në toka me aftësi të lartë produktiviteti. Tokat e klasës së IV, me 61Ha, karakterizohen me aftësi të kufizuara pjellore, is toka të cekëta dhe me përmbajtje të lartë të rërës. Tokat e klasës së V,VI,VII shfrytëzohën për nevoja tjera të banorëve te këtij vendi. Duhet pasur kujdes që gjatë shfrytëzimit të tokës duhet të sigurohet mbrojtja dhe kultivimi i drejtë, në mënyrë që të evitohet degradimi i substratit prodhues. Po ashtu, duhet të pengohet ndërrimi i pa kontrolluar i destinimit të tokës bujqësore dhe ndotja e tokës bujqësore.

Në përgjithësi shfrytëzimi i tokës është funksioni i tokës i vendosur nga kushtet natyrore dhe intervenimi i njeriut. Ajo mund të shpjegohet gjithashtu me arritjet e njeriut që të përfiton nga resurset tokësore duke përfshirë njohurit teknike, pronën dhe fuqinë punëtore. Në këtë mënyrë kushtet dhe elementet që shfrytëzohen nga njeriu, në mënyrë që ti plotësoj nevojat janë: bimët, shtazët, uji, mineralet / shkëmbinjtë etj.
Në mungesë të mbrojtjes institucionale, një pjesë e tokave të kultivueshme janë kthyer për përdorim për nevoja tjera. Kjo ka rezultuar në zvogëlimin e  vazhdueshëm të sipërfaqes së tokës së kultivueshme edhe në fshatin Mirash.

Siperfaqja/HA

Klasa e I             4
Klasa e II          18
Klasa e III         98
Klasa e IV         61
Klasa e V          60
Klasa e VI           2
Klasa e VII        16

Tab: Klasa e tokës bujqësore në Mirash
Leunora Selmani


 © Të gjitha të drejtat e rezervuara . Ndalohet rreptësisht marrja dhe shpërndarja në media, portale... pa autorizim paraprak me shkrim nga kjo faqe si dhe autori-ja. 

Kommentare