Kështu mbaron një poezi e bukur e kushtuar për Halim Thaqin - një nga figurat më të shquara të fshatit tonë, i cili ka dhënë shumë për fshatin, por edhe për qytetin e Ferizaj't.
Sot, 24 gusht, do të ishte ditëlindja e parë e tij, pas daljes në pension, pasi ai do ti mbushte 66 vite jetë, por, jo më kot thonë se "njerëzit më të mirë, jetojnë më së paku".
Fshati Mirash, do t'a kujtojë gjithmonë, Halim Thaqin dhe do krenohet me jetën e veprën e tij.
Më poshtë është një poezi e kushtuar nga djali i të ndjerit, Fisnik Thaqi(e postuar me lejen e tij).
Babit tim!!
Në ty Mirash o fshati im,
Me 24 Gusht të 54-ës u lind Babi im,
Një njeri zemër bujar qe armikut si dha një fjalë,
Një njeri i matun shumë,
Me pak fjalë e veprat lum,
Një njeri i etur për dituri e i gatshëm për t’dhënë jetën për Liri,
Një njeri intelektual me penë në dorë e flamur në ball,
Një njeri që se diti ç'është frika,
Edhe pse shumë herë i maltretuar nga ato bisha,
Është maltretu e torturu vetëm e vetëm ty o fshat me t'lshu e n'egzil me shku, aktivitetin për Liri me ja ndalu,
Por ky njeri mendje m'prehtë e zemër luan, kishte vendosë vendin mos me lanë,
Kishte vendosë rininë me arsimu, njëher e përgjithmonë nga shkau me u shliru,
Ehh Zot sa shpesh po e mendoj që jeta e drejtë me të nuk është tregu, Lirinë që aq shumë e deshti e la veq pak muaj me shiju..
Mirëpo ty o Perëndi gjothmonë t'kemi besu edhe pse shpejt e morre ndoshta në ndonjë mison e ke angazhu,
Mirash ti o fshati im, prap mundë t'lindësh një Halim por kurr më KUUURR aq Burrë e Trim ashtu siq ishte BABI im..
Më mungon...........
E Hënë 24.08.2020
F.H.TH.
Kommentare
Kommentar veröffentlichen