LOHJA E VOGËL ME HISTORI TË MADHE, PREJARDHJA E BANORËVE, UBLAT DHE SHIRGJI
Për popullsinë e sotme te Lohës ka gojëdhëna e shkrime te ndryshme qe tregojnë se shumica e kësaj popullsie ka ardhur këtu për te banuar ne gjysmën e dyte te shekullit te gjashtëmbëdhjeta. Gojëdhëna tregon se popullsia e hershme e Lohës po shkonte ne zgrip te mbijetesës, Ne Lohë ne ato kohe kishte mbetur vetëm fisi i vogël i Vukcajve. Pikërisht atëherë, ne Lohë vijnë Tre Vëllezër nga Kuci shqiptar (sot nen Malin e zi). Ka edhe gojëdhëna te tjera qe thonj se vinin nga treva te tjera shqiptare, por emrat e te Tre vëllezërve nuk ndryshojnë).
1. Koc Gjoka, 2. Ul Gjoka, 3. Iv Gjoka. Vëllezërit u vendosen ne trojet e Lohës se Sipërme, por thuhet se ata kishin ardhur se bashku me një motër te tyren qe e vendosen pak me ne fushe, mendohet se ne Gradiskie. Këta tre vëllezër, gjeten ne Lohë fisin autokton vendas Vukcajt (madje edhe sot ky fise kështu quhet). Ndërsa tre vëllezërit e ardhur nga Kuci, kanë pasardhës te tyre Koci – Kocajt, Iva – Ivajt, dhe Uli – Ulajt. Kjo trashëgimi fisesh ka edhe karakter te emrave te Lagjeve te Lohës. Nga trashëgimia e emrave te tre vëllezërve sot janë me besime te ndryshme (katolik dhe mysliman). Gojëdhëna e vendosjes se tre vëllezërve ne Lohë na tregon se ne fillim te ardhurit nuk janë pritur me krah hapur nga vendalit (Vukcajt), te cilët u janë ankuar edhe fqinjëve shkrelas, pasi tre vëllezërit e ardhur ishin te pa njohur për ta. Pikërisht për ti njohur banoret e ri. Vukcajve u vijnë ne ndihme fisi i Xhajve te Shkrelit, te cilët vendosin tu dërgojnë një grua te tyre për Ndrikull, ku sipas traditës malësore e katolike, ndrikulla nderohej e respektohej si një motër e vërtet. Shtëpia e re e Kocit, Ulit dhe e Ivit, e nderuan e respektuan ndrikullën (gruan nga Xhajt e Shkrelit) mrekullisht siç e donte zakoni i malësoreve vendali. Nga ky moment lindi besimi dhe bashkëjetesa e pandare ne mes Vukcajve dhe banoreve me te rijnë te Lohës se Sipërme. Përkundër kësaj gojëdhënë qe mendojmë se është me e besueshmja, e dhen nga Ded Gjon Brulaj, banor i Lohës ne vitin 2001 asokohe 80 – vjeçar, trashëgimtari i Ul Gjokes. Ka edhe disa studiues qe kanë mbledhur gojëdhëna te tjera te cilët thonë se Lohja e ka prejardhjen nga Shllaku, Shala e Pulti. (Giuzepe Valentini). Po i njëjti autor ka mbledhur edhe gojëdhënën tjetër qe thotë se Lohja e ka prejardhjen nga Kuçi, qe rrjedh nga një dege e Berishës. Me përjashtim te Vukcajve qe janë vendas (anas). Sipas studiuesit dhe konsullit francez te shekullit XIX ne Shkodër, Hekard imigrimi i popullsisë se Lohës daton ne shekullin e XVI. Udhëtarja dhe ‘’mikja’’ e malësoreve Edit’ h Durham, ne disa përshkrime te saj, për Malësinë e Madhe ne fillim te shek. XX, nder te tjera për Lohën shkruan se Loha ose Lohja është fis i vogël me një bajrak, i cili përbehet nga 80 shtëpi myslimanë dhe 40 shtëpi katolike. Janë me prejardhje te përzier nga Shllaku dhe Pulti. Ka te ngjare qe familjet te ken zbritur teposhte ne këta krahine me pjellore jo shume larg Liqenit te Shkodrës. Kur u shpërbë sundimi serb, sepse ‘’Lohë’’ dhe mullinjtë e saj përmenden qe me 1348, nga Stefan Dushani nder krahinat qe janë dhëne Kishës. Shkruan Durhan ne librin, Brenga e Ballkanit. Te dhëna interesante te bazuara ne një gojëdhënë jo shume te dëgjuar na jep, për Lohën, prejardhjen, popullsinë dhe imigrimet e saj nder shekuj, edhe një studiues shkodran, i cili duke folur për fisin e lohjaneve qe banonin ne qytetin e Shkodrës shkruan se Ne radhën e dyerve te vjetra me tradita fisnikërie dhe me ndikim ne popullatën Shkodrane ishte edhe familja e Lohjaneve, me banim ne lagjen Tepe.
Sipas gojëdhënës Loha – Lohoja me njerëzit e fisit te vet ka qene shpërngulur nga malet e Grudës e Tuzit, duke zëne vend ne rreze te ‘’Parunit te Rrjollit’’ qe sot quhet ‘’Kunora e Lohës’’, ku krijoj katundin dhe fisin ‘’Lohë’’. Lohja shtrihej ne një territor shume te gjere. Ne grumbullimin e forcave për lufte bënte pjese ne Malin e Madh te Grudës dhe jo me Malin e Shkrelit qe e kishte me afër e kjo për shkak te traditës se prejardhjes se fisit te Lohës nga Mali i Grudës. Ivani e Koci ishin dy djemtë e Lohës (Loshes), nga këta u krijuan dy lagjet e Lohës, ‘’Ivaj’’ dhe ‘’Kocaj’’ bajrakun e trashëgojnë Ivajt si vëllai me i madh. Ivanin si kryetar fisi e trashëgon Losha, qe njihet me emrat Lulash Luli …Losha pati katër djem. Bogdanin, Niken, Pjetrin, Dhe Sinen. Pjetri ne krye te malësoreve dyndet nga Toskëria dhe behet i madhe ne ato ane. Bogdani ka qene gradishev i vendit. Pasardhësit e Nikes ne Lohë quhen’’ Lul – aj’’ dhe brez pas brezi kane qene bajraktar e vojvod. Sina u shpërngul ne Ulqin. Një pinjoll i Sines për shkak gjaku kthehet ne Lohë, fisi Sinaj ne Lohë rrjedh nga ky pinjoll (sipas Lulash Sines, plak i moçëm, i vdekur ne vitin 1962) Prej Sines ne Ulqin rrjedh fisi i Gjyleve. Gjini dhe Andrea janë pasardhësit e Pjetrit. Thuhet se Gjini pat humbur diku ne Evropë. Andrea Lohja ka qene kapiten i Pilotit (Pultit) te Poshtëm dhe kishte pasur dy djem. Pjetrin dhe Gjoken, ku Pjetri sipas kalendarit enciklopedik te vitit 1944 ka qene një nga luftëtaret me trima te ushtrisë se Skënderbeut. Aleks Loha dihet si i pari qe zen vend ne Shkodër, pranë kalasë. Mbas vitit 1479 merr një timar ( Loha Zade, Ali Aga). Thuhet se ky është timari me i vjetër ne Shkodër. Ali Aga mban gradën dhe e trashëgon ne breza.. madje një trashëgimtar i kësaj dere, se bashku me malësor te tjerë nga Lohja u vendosen ne Voksh. Ku një lagje e Vokshit quhet Lohë. Vlen te theksohet se gojëdhëna e gjeanologjis se trungut te Lohjaneve qe përshkruan studiuesi bazohet tek trashëgimia gojore e Lohjaneve…. te Shkodrës. Nga kjo gojëdhënë disa gjera janë te konfirmuara si te vërteta, por ne këtu vërejmë se harrohet, vëllai i Kocit e Ivit, Uli, për te cilin gjinden sot trashëgimtaret e tij dhe dëshmi me buallek ne Lohën e Sipërme. Origjina e Lohjaneve te sotëm sillet ne mes asaj te Kuçit, Shllakut, e Pultit, rrallë edhe nga Plava e Gucia, ndërsa nga Gruda thuajse nuk trashëgohet asgjë. Me sa duket ka ndonjë ngatërrese me ndonjë fis te Lohës se Poshtme qe thonë se e kemi origjinën nga Gruda. Gjithashtu ripopullimi i Lohës me emrat e tre vëllezërve i përket shekullit XVI e jo atij te XV – te, ndërsa Aleks Locha Loha është një figure historike qe nuk ka pasur kurrë bashkëpunim me pushtuesit Osman.
E aq me pak pas vitit 1479. Kur Shkodra u pushtua nga osmanet. Lohjane qe jen larguar për arsye te ndryshme nga Lohja nder shekuj e mote gjinden ne Mal te Kolajve, ne Kukel , Barbullush, e tjerë. Dhe qe e ruajnë ne kujtesë origjinën e tyre, Ndërsa sot përveç shume familjeve qe jen vendosur ne Koplik qendër e Malësisë se Madhe, e me gjere, ka mjafte emigrante qe jetojnë e punojnë ne Evropë, Amerikë e tjerë.
Kushdo qe ka vizituar Lohën e Sipërme, ka vërejtur një numër pusesh, qe për vite e shekuj banoret e këtushëm i kane përdorur për te mbushur ujë për te pire e nevojat e tjera familjare. Ublat kane pas bere Lohën një nder vendbanimet e Malësisë me ujë te garantuar për te gjitha stinët. Ublat nuk kane qene dhurata e gatshme e natyrës, pasi ato nuk janë vend – burime ne kuptimin klasik te fjalës, por janë bere te tilla nga intuita e lohjaneve te cilët e kane kuptuar se këtu rreze mali, po te gërmohet, mund te krijohen ‘’rezervuare’’ qe mbledhin gjitha reshjet e rena gjate vitit ne Mal e përreth. Ky ujë nëpërmjet tokës qe rrjedhtë e filtrohej dhe ruante freskun e ujit cilësorë. Historia e Ublave te famshme te Lohës, mendojmë se është te paktën tre shekullore. Ublat e para qe janë hapur apo gërmuar, kane qene katër, dhe u përkasin katër fiseve te asaj kohe. Vukcajve, Kocajve, Ivajve, dhe Ulgjokajve. Duke qene se Lohjanet shkonin mjaft mire për vite, katër ublat e para nuk ishin te ndara, por me kalimin e viteve popullsia e Lohës u shtua. Dhe vjen koha qe te punohej par gërmimin e Ublave te reja. Numri i te cilave arriti ne 16 cope, dhe tashme secila familje apo fis kishte Ublën e vet si persh. Dy Ubla Vukcajt, Dy Ubla Kocajt, Dy Ubla Kolajt, Një Ubel Gjonajt, Ndersa Ubla e Fikut, Ubla e Dhive dhe Ubla e re u takonin Ivajve. Ubla e Zefajve i takonte fisit te Pepajve, Ubla e Sokolajve, Ubla e Lucajve dhe Ubla e Prenjave u takonin fisit te Sokolajve. Katër Ublat e fundit i përkasin fisit te madh te Ulgjokes. Interesant duket një gojëdhënë qe thotë se Ubla e Fikut është ndërtuar e para, dhe me ndihmën e ushtareve turq, për arsye se u kthye mysliman Kol Gjoka, duke e ndryshuar emrin nga Kol ne Brahim. Kjo gojëdhënë thotë se deri atëherë Lohja mbushte ujë ne Ublën e Sterkujes. Me kalimin e moteve Ublat u ‘’modernizuan’’ me mure dhe gryka funksionale, duke u ngjare puseve te vërteta. Emërtimi Ubël duket disi interesant, pasi disa e quajnë emërtim te huaj, por për mendimin ton ky është një dyfjalëh shqip i bashkuar ne një fjale, Ujëmbledhës (Ujë – mbledhës) qe gjate shekujve është shkurtuar e transformuar deri tek emërtimi Ubël. Sot nga Ublat te njohura kane mbetur vetëm disa ‘’pusa’’, por edhe ata me shume kane vlera ‘’Topomanistike’’ se funksionale. Vlen te kujtohej se tek këto Ubla ne dite festash e gëzimesh janë zhvilluar Logje mjafte te njohura me kënge, valle e lojëra, te tjera, gjë qe e rendiste Logun e Ublave te Lohës përkrah logjeve te tjera te Malësisë se Madhe e me gjer.
Festa fetare e Lohjaneve është ‘’Shirgji i Lohes. Kjo feste ndonëse sot kremtohet vetëm nga një pjese e popullsisë ( Katolike), ajo është mjaft popullore për krejt lohjanet e me gjere. ‘’Shirgji i Lohës’’. Është festa me popullore për krejt lohjanet e me gjere. ‘’Shirgji i Lohës’’ është edhe festa me interesantë qe kremtohet ne Malësinë e Madhe, pasi kjo dite u kushtohet dy shenjëtoreve – martire. Shën Sergjit e Shën Bakut, te cilët u martirizuan nga perandori Maksimilian ne fundin e gjysmës se pare te shekullit III, pasi nuk pranuan te mohonin besimin Kristian, për te besuar ne atë pagan. Dita e Shën Sergjit dhe e Shën Bakut ne kalendarin katolik shënohet me datën 9 shtator, por ne Lohë te Sipërme, kjo feste e njohur me emrin popullor ‘’Shirgji i Lohës’’ fillon te kremtohet me 6 tetor te çdo viti ne darke e vazhdon me datën 7 tetor qe ka ditën. 7 tetori ne kalendarin e festave katolike është dita e Zojes Rruzare. Ne Lohë kremtohen edhe festa te tjera te popullsisë katolike, si dhe ato te sivëllezërve te tyre Mysliman, si Bajrami, Ramazani e tjerë.
Duke kërkuar neper arshiva dhe regjistra te rënësh, për liri te atdheut e identitet kombëtar. Te mbajtur kryesisht nga klerikët katolik mësojmë se ne luftën e vitit 1877, ne mbrojtje te trojeve tona nga synimet e grabitqareve sllave e malazez, kanë ren dëshmor edhe Martin Tushi nga Lohja ne moshën 25 vjeç, si dhe Mark Toma nga Rrjolli po 25 vjeç, Gjin Martini nga Reci 20 vjeç e tjerë. Lohjanet u dalluan edhe ne kryengritjen anti – otomane te vitit 1911 ku ne betejën e Sukave te Moksetit ra heroikisht trimi Lek Lul Pepa. Pushka e Lohjaneve nuk pushoi kurrë ne mbrojtje te lirisë e identitetit te këtyre trojeve, si gjate viteve 1911, 1912, 1913, 1915, por mbi te gjitha ka mbetur proverbiale lufta kundër Austro – Hungarezeve me 1918, kur austriaket kishin vrare trimin Has Brahim Hasa dhe e paguan aq shtrenjte sa kur bene apelin e ushtrisë se tyre pas betejës me Lohjanet, për shume ushtar e oficer qe mungonin përgjigja kishte qene ra ne lufte me Lohën. Ne këto kushte komandanti austriak i befasuar nga humbja pyeti. Sa milion është Lohja. Natyrisht Ushtria Austro hungareze ishte mjaft e madhe dhe e përgatitur, dhe kërkoi te hakmerret ndaj Lohjaneve, duke arrestuar disa prej tyre, qe kërkonte ti varte, gjë qe nuk mundi ta bëjnë për dy arsye se pari nga frika e hakmarrjes nga Lohjanet dhe vëllezërit e tyre malësore dhe se dyti ishte ndërhyrja e Klerikut Dom Nikoll Nerguti, i cili u tha austriakeve se nëse vërtet kërkoni te hakmerreni ndaj lohjaneve i pari qe do te shkoje ne litar jam unë. Pushka e Lohjaneve gjëmoi edhe ne Luftën e Koplikut te vitit 1920. Ne mbrojtje te trojeve tona nga Serbo – Malazezet. Ne krye te Lohjaneve ne ketë lufte qëndronin Smajl Delia e Ded Sina. Lohjanet u dalluan edhe ne luftën antifashiste te viteve 1939 – 1944, për te vijuar me kryengritjen e rezistencën antikomuniste ne janar te vitit 1945. Veçohet nga kjo kohe pushkatimi i trashëgimtarit te bajraktarit te Lohës me banim ne Mal te Kolajve Gjok Nik Luli (Brahimaj) te cilit i pushkatojnë edhe nipin Ndue Gjeto Nika (Brahimaj) djali i vëllait. Gjoken do ta pushkatonin se bashku me 13 burra te tjerë me ne krye Prek Calin ne vitin 1945. Pa gjyq është pushkatuar ne vitin 1946 edhe ishe kryetari i këshillit nacional çlirimtar Tom Ded Sina. i cili nuk pranoi tu shërbente komunisteve ne dem te bashkëfshatareve te tij, gjatë grumbullimit te armeve. Pa gjyqe janë pushkatuar edhe sokolat e Lohës, Halil Gjeto Kelaj, dhe Met Braho Kotaj, Ne përpjekje me diktaturën ne vitin 1949, kane rene trimërisht lohjanet Zek Smajl Kotaj dhe Kol Gjergji. Gjatë viteve te diktature komuniste u burgos për një çerek – shekulli, edhe kleriku qëndrestar nga Lohja Pater Anton Luli, emrin e te cilit e mban shkolla fillore e Lohës.
Nga Ndue Bacaj
Kommentare
Kommentar veröffentlichen