Në fund të vitit 1988 dhe fillim të vitit 1989 bëhej debati publik për ndryshimet Kushtetuese në Kosovë. Në një Debat Publik në Ferizaj, Sylë Çalaj propozon që edhe e drejta e përdorimit të flamurit shqiptar të Amandamentohet në kushtetutën e ardhshme të Kosovës dhe jo të mbetet vetëm si e drejt ligjore . Ai ndjente frikën se Ligji për simbolet mund të ndryshohet lehte dhe se shqiptarët do të mund të mbesin pa flamur ose me flamur të shtrembëruar. Një flamur të tillë ishte aktual . Shqiponja me një Yll të madh anash.
Propozimi i Sylë Çalajt gjeti përkrahje gjithandej . Edhe në tubimin publik në Mirash përmes Rashit Çalajt u bë i njëjti propozim.
Mediat e shkruara, Radioja dhe Televizori ishte pjese e propagandës së pushtetit. Nuk dihej se çka po ndodhë. Pushteti i Krahinës së Kosovës deklarohej se me ndryshimet kushtetuese Kosova jo që nuk humb asgjë por të kundërtën ajo Fiton shumë.
Në vazhdim të debateve për Kushtetutën u pa qartë qëllimi i Serbisë. Ata dëshironin heqjen edhe asaj pak autonomie të garantuar në Kushtetutën e vitin 1974.
Të parët në mbrojtje të autonomisë ishin Minatorët e Trepçës.
Më 20 Shkurt të vitit 1989 Minatorët e Trepçës në Mitrovicë u ngujuan në horizontet e Minierës duke filluar Grevën e urisë në mbrojtje të Kushtetutës aktuale , asaj të vitit. 1974.
Shqiptarët jo që u pëlqente ajo kushtetute. Ata qysh në vitin 1981 kërkonin qe ajo të avancohej në një kushtetute Republikë. Minatorët e ndjenë se me ndryshimet Kushtetuese Kosova do të humbte edhe atë autonomi që kishte.
Greva historike e minatorëve të Trepçës u shndërruar në rezistenca gjithë popullore e paqësore kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën përmes ndryshimit të Kushtetutës .
Hapi sakrifikues i minatorëve tetë ditë mbajti në këmbë opinionin vendor dhe atë botëror. Minatorët dhanë një shembull të pashoq në rrugën e rezistencës.
Kjo Grevë solidarizoi jo vetëm minatorët e tjerë në Kosovë por edhe të gjithë popullatës shqiptare .
Edhe në Mirash u organizua Tubim Solidarizues në përkrahje të Kërkesave të Minatorëve. Nga Mirashi u dërgua një Telegrami Përkrahës.
Teksti i Telegramit është shkruar nga Deli Bytyçi dhe Xhavit Selmani
Mbas përfundimit të mbledhjes unë se bashku me Afrim Xhafajn shkuam në Postën e Qytetit në Ferizaj ku dërguam Telegramin.
Për të dërguar telegramin është dashur të identifikohem përmes letërnjoftimit.
Nuk më kujtohet saktësisht përmbajtja e telegramit, përafërsisht ishte ky mesazh
„Përkrahim kërkesat tuaja të cilat njëherit janë edhe kërkesa tonat“
Duke u kthyer rrugës për Mirash kuptuam nga Radioja se ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme . Afër Prelezit takuam konvoin e ushtrisë Jugosllave. Nuk mund ti tejkalonim. Pas tyre vazhduam deri në Babush . ata u vendosën aty.
Të nesërmen grumbulluam disa mjete materiale për ndihmë Minatorëve të cilët edhe ashtu ishin në gjendje jo të mirë. Ndihmat e grumbulluara i dorëzuam në Minierën e Thëngjillit në Babushin e Muhaxhirëve. Greva aty veç sa kishte përfunduar.
Minatorët e Trepçës, ndonëse ranë në kurthin e mashtrimeve të politikës së gatuar në Beograd, kërkesat politike të Minatorëve mbijetuan, për të triumfuar me luftën e fundshekullit.
Greva e Minatorëve përndryshe shënon edhe fillimin e zhbërjes së Jugosllavisë.
xhavit selmani
02.03.2018
Kommentare
Kommentar veröffentlichen