KUJTESË
Në vitin 1990, sistemi i arsimit u pavarësua nga ai serb. Pavarësimi i kishte edhe vështirësitë e veta. U bllokuan financat e shkollës. U hoq nga sistemi i pagës,fillimisht drejtori pastaj mësimdhënësit e klasëve të para dhe ata që jepnin mësim në klasë të V-ta dhe pas pak kohësh të gjithë mësimdhënësit, pos punëtorëve ndihmës. Në këtë mënyrë e gjithë barra për këtë ra në forcat vetanake. Duhej që të organizohej shkolla dhe edukimi i fëmijëve. Mua, si drejtor shkolle, më duhej që angazhimin tim ta drejtoja në dy fronte. Së pari duhej që gjithë dokumentacionin e duhur për funksionimin e shkollës ta prodhonim duke e përshtatur me atë të arsimit shqip të Republikës së Kosovës, duke përfshi edhe plan-programet, pastaj edhe në krijimin e kushteve për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor. Për këtë kishim vështirësi, sepse trysnia e pushtetit serb ishte e intensifikuar me gjithë arsenalin që kishte për ta penguar dhe shantazhuar shkollën dhe rritën e saj. Vinin patrulla police dhe na provokonin, sidomos mua, me të vetmin qëllim që të na thyenin. Vinin inspektor, gjithashtu serb, duke përdorurr lloj-lloj metode me të vetmin qëllim për ta penguar sa më shumë që ishte e mundshme shkollën dhe rriten e saj. Për çdo gjë interesoheshin, madje për mënyrën e funksionimit të shkollës, si siguroheshin mjetet e nevojshme për shkollën, lëndët djegëse, sigurimin e pagave. Me një fjalë për gjithëçka. Por duke e parë vendosmërinë time, ata filluan edhe me kërcnime, me ftesa për biseda informative, me bastisje të shkollës dhe shtëpisë, me malltretime psikike e fizike. Këto veprime të pushtetarëve serb, jo vetëm që nuk u zvogluan, por e shtuan intenzitetin edhe më shumë.
Me gjithë këtë arsenal dhune që ushtronin ndaj nesh dhe shkollës, ne ia dolëm të organizohemi dhe ta vazhdojmë procesin mësimor. Ndihmesë të madhe dhanë punëtorët e shkollës. Duhet veçuar Vehbi Lohajn, Nazmi Xhafën, tashmë i ndjerë, Halil Sylejmani, si dhe nga komuniteti i fshatit në krye me Taip Bytyçin dhe njeriun që në atë kohë punonte ne Zvicer, Idtiz Xhafaj. Në bashkëpunim me të gjithë ia arritëm që mbajmë gjall arsimin në Mirash.
Pushteti nuk e shihte këtë organizim dhe këtë vendosmëri tonën me sy të mirë. Filloi të intensifikoj trysnitë ndaj nesh duke futur edhe frikë ndaj aktivistëve të shkollës dhe komunitetit të fshatit. Madje pat edhe nga ata që nga presioni të tërhiqen dhe të percjellin ndonjë informacion në dëm tonin.
Të nderuar miq të fb në shkrimin tjetër do t'ju informoj me ballafaqimet tona me agresionin e vazhdueshëm serb dhe qëndresën tonë.

Jusuf Bytyçi
27.02.2017
Kommentare
Kommentar veröffentlichen