Në 36 vjetorin e demonstratave të 81 shës të mbajtura në Ferizaj / Jusuf Bytyçi

KUJTESË



Viti 1981 qe viti i kthesave në Kosovë. Në gjithë Kosovën u organizuan demostrata gjithëpopullore nga njerëzit më të devotshëm të këtij vendi, kundër pushtimit, shtypjes dhe degradimit të qytetarëve nga ish Jugosllavia.

Në Ferizaj demostratat u mbajtën me 3 prill 1981. Unë si pjesëmarrës në këto demostrata zhvillimet e këtyre ngjarjeve i kam përjetuar në mënyrë të veçantë. Në mënyrë të veçatë sepse ndjenim se veprimet tona po bëjnë historinë. Dhe kështu ndodhi.

Bashkë me mua në demostratë ishin edhe kusheritë e mi SYLEJMAN BYTYÇI dhe FATMIR BYTYÇI. Me këta kemi shkuar bashkarisht në qytet, ndërsa atje kemi takuar edhe shumë të tjerë si: ENVER GRAINCËN, HALIM THAÇIN, ISMET LOHAJN, HAJRUSH GRAINCËN,SHABAN REXHEPIN, SHABAN TAHIRIN e shumë e shumë të tjerë.

Rruga që kemi përshkuar ishte qendra e qytetit, shkolla ekonomike, gjimnazin, pastaj kombinatin e drurit, shkollën teknike. Turmat ishin shumë të mëdha. Brohorisnin parullat tashmë të njohura dhe pas shumë lëvizjeve dhe brohoritjeve, ndërhynë policia jugosllave me gaz lotsjellës dhe në këtë mënyrë na kanë shkëputur prej njerëzve me të cilët kishim dalur në demostrata. Kështu ishim të detyruar të bëjmë lëvizje të vetorganizuara, sepse kushtet nuk lejonin diçka tjetër, sepse qyteti ishte i mbushur përplot polic dhe të gjitha skutat i kishin zënë dhe nuk lejonin të grumbulloheshim. Në këtë mënyrë në një çast u gjenda përball stacionit të trenit. U dëgjua një shkrehje armësh. Demostruesit përhapën lajmin se një demostrues është vrar. Më von kuptova se është vrar SHERIF FRANGU. Pastaj me shumë demostrues të tjerë jemi shkuar në rrugën e Gjilanit, tash Rexhep Bislimi. Aty kam takuar sërish ISMET LOHAJN dhe i kam thënë që të shkojmë bashkë, se ishte rrezik shumë i madh. Ky, si i ri që ish, duhet të jetë i vëmendshëm, sepse mund të kishte pasoja. Ndërkohë policia ka ndërhy përsëri dhe ne jemi deturuar të tëhiqemi. Sërish u dëgjuan breshëri armësh dhe në këtë moment plagoset një berber në dyqanin e tij. Më von pata kuptuar se i plagosuri ishte nga Komogllava. ISMETI kthehet, nëpër atë breshëri plumbash, e tërheq dhe e dërgon në spital në Prishtinë. Në spital detyrohet të qëndroj disa ditë edhe vet, sepse spitali i tëri ishte i rrethuar. Ky akt, ky guxim i këtij djaloshi më ka bërë përshtypje dhe më ka mbet në kujtesë sot e asaj dite.

Ndërhyrjet brutale të policisë, na detyruan të tërhiqemi dhe secili në mënurën e vet të bëjmë zgjidhje. Psasi menduam se demostrata e arriti efektin e pritur, u tërhoqën aty ku kemi mundur. Ishte shumë shqetsuese se me të gjithë ata që kishim dalur nuk ishim bash, nuk dinim për fatin e tyre. Vetëm se dinim se që të gjithë sytë i kishim të ajur nga gazi lotsjellës.

Një gjë më preokupon pas plot 36 vjetësh të këtyre ngjarjeve,si për këto ngjarje ende hamenden rreth organizimit të tyre, si për këto ngjarje flasin edhe të tillë që nuk do të duhej të flisnin, sepse për ne pjesëmarrësit është pak irituese. Prandaj ka ardhur koha që secili ta thot atë si e ka parë, jo si dëshiron.

Mendoj se demostratat e 81-shes vulosën dhe trasuan rrugën e ardhmërisë sonë.
Për fund, të gjithë ata që qenë pjesë të këtyre ngjarjeve i përgëzoj. Ata që ranë, pavdekësi! Ata që nuk janë në mesin tonë qetësi! Ndërsa ata që akoma jetojnë shëndet!

Jusuf Bytyçi 

03.04.2017

Kommentare