Dhuna e pushtetit serb mbi shkollën / Jusuf Bytyçi

KUJTESË



Ne drejtorinë e shkollës së Babushit ishin vendosur masat e dhunshme si rezultat i rezistencës së punëtorëve shqiptarë në mosndrrimin e emrit të shkollës. Pushteti i atëhershëm, i dominuar nga serbët, së pari shkarkoi drejtorin e shkollës Ali Bytyçin dhe për të caktuar ekipen e masave të dhunshme në përbërje: Iljaz  Prekadini, Isuf Bajrajtari, Sllavko Matoviq dhe një nga sigurimi i shtetit emrin e së cilit nuk e kujtoj dot, te cilët edhe ia ndërruan emrin shkollës nga "Halit Ibishi" në "Jedinsvo".

Presioni ndaj punëtorëve shqiptarë sa vinte e shtohej, por vendosmëria për rezistencë rritej gjithënjë. Nga këto rrethana filloi edhe refuzimi i organeve të pushtetit duke formuar organet të punëtorëve shqiptarë, si sindikatën e pavarur. Nëpër të gjitha paralelet e ndara filloi organizimi në formimin e sindikatës, por me kujdes të shtuar se ndokush mund edhe ta pësonte, nga se shkolla ishte nën masa të dhunshme. Në Mirash unë dhe Halil Sylejmani e kemi shkruar deklaratën e sindikatës sonë. E kemi gjetë një person të tretë për ta shkruar këtë me dorë, për t'iu shmangur ndonjë rreziku eventual. Të nesermen herët në mëngjes e kam vendosur mbi tavolinë në sallë të arsimtatëve dhe radhazi e kanë nënshkruar punëtorët e Mirashit.

Në rrethana të krijuara, edhe pse Mirashi kaherë kishte paraqitur kërkesë për pavarësim, kjo u mundësua që edhe paralelet tjera me nxënës shqiptarë si: Cërrnilla, Prelezi i Muhaxherëve dhe Surqina të pavarësohen dhe kjo i hapi rrugën formimit të shkollave etnike. Në këshillin për pavarësim ishim Unë,Jusuf Bytyçi, për Mirash, Enver Grainca për Cërrnillë, Prelez dhe Surqinë, ndërsa për Babush Sllavko Matoviç. Të gjitha procedurat për pavarësim dhe regjistrim si subjekt të pavarur i kemi bërë bashk me Enver Graincën unë për shkollën time dhe Enveri për të tijën.

Me 3 shtator të vitit 1990 ishte caktuar grevë e përgjithshme në gjitjë Kosovën. Nga pushteti serb ushtrohej trysni për ta penguar mbajtjen e grevës dhe nuk lenin gjë pa përdorur vetëm e vetëm për t'ia arritur qëllimit të tyre. Mirëpo ne ishim shumë të vendosur për ta realizuar qëllimin tonë. Në pjesën e dytë të gushtit deri sa po bënim përgatitjet për organizim të grevës dhe fillimit të vitit të ri shkollor, në sallë të arsimtareve erdh njëri nga.përgjegjësit e arsimit serb për të sjell urdhëresen për fillimin e vitit të ri shkollor më 1 shtator. Ai kërkoi drejtorin e shkollës, por meqë ende nuk ishte zgjedhur drejtori, unë u paraqita si përgjegjës që isha. Edhe me gojë e tha, por edhe me shkrim e kishte urdhëresën për fillim të vitit shkollor më 1 shtator. Ai në mënyrë autoritare tentoi të na detyroj që ta fillojmë mësimin, por pergjigjia ime ishte NE MËSIMIN E FILLOJMË MË 4 SHTATOR SE NE KEMI GREVË MË 3 SHTATOR. Pasi pa se ne ishim shumë të vendosur në qëndrimet tona, ai doli me plot kërcnime dhe s'vonoi shumë dhe ende pa u konsoliduar organet e shkollës së pavarur, caktuan masat të ashtuquajtura të përkohshme. Në konsultim me mikun tim Enver Grainca, te i cili situata ishte gati identike, dhe vendosëm të konsultoheshim me përgjegjësit e arsimit shqip me Hajrullah Hoxhën, inspektor i arsimit, si dhe Skender Salihun Drejtor të Entit Pedagogjik. Ata njëzërit na thanë që të bëhet zgjedhja e drejtorëve, spse më mirë të ju suspendojnë si drejtor se shkolla të jetë pa drejtor. Dhe ne u zgjodhëm drejtor shkolle më 31 gusht 1990.

Të nderuar miq, ashtu siq ju kam premtuar se do të paraqitemi me shkrime informuese për këtë periudhë shumë të rënd, por shumë domethënëse për rezistencën tonë dhe për faktin se me apo pa qëllim po i hidhet pluhur harrese edhe kësaj kohe edhe bartsëve të kësaj kohe shumë domethënëse për shkollën shqipe.

Jusuf Bytyçi 

12.02.2017

Kommentare