Artan Bajraktari nga Mirashi , storie e suksesit të shqiptarëve në diasporë

Artan Bajraktari nga Mirashi i Ferizajt nga nxënësi shembullor i shkollës fillore dhe të mesme afarist i suksesshëm dhe i respektuar në shtetet skandinave.

Artan Bajraktari u lind në Mirash të Ferizajt , nga prindërit Shaban Bajtraktari dhe Halime Abdullahu alias (Zoja) nga Llausha e Podujevës.

Se dita e mirë shihet në mëngjes është edhe rasti i Artan Bajraktarit. Artani si i ri i kishte vënë vetës si detyrë të kryej shkollën, si nxënës shembullor e të bëhej i shkolluar, apo të merrej me biznes e të bëhet i njohur në sferën e biznesit të pavarur, ku edhe si i ri e kishte pasur një ëndërr të tillë. Në pamundësi për të parën Artani edhe pse ishte nxënës i shkëlqyeshëm në shkollën fillore të fshatit Mirash dhe në shkollën e mesme në Ferizaj rrethanat e asaj kohe bëjnë që ai dhe familja e tij të ndryshojnë objektivat e veta.

Në rrethana të tilla xhaxhai i tij detyrohet të lë ditarin e shkollës dhe të mërgoj në Suedi në vitit 1992. Pas një kohe edhe vetë Artani migron në Danimarkë në kërkim të fatit dhe jetës për të vazhduar me shkollim. Në Danimarkë qëndron disa vite dhe e riatdhesojnë në Kosovë. Pas një kohe të shkurtër emigron në Suedi tek xhaxhai i vet Isufi, Aty fillon të merrej me punë për ta ndihmuar familjen dhe mbajtur veten gjallë të mos jetë i varur nga ndihma sociale e shtetit.

Pasi merr zanatin e pica bërsitë dhe bëhet një nga më të mirët e rrethit. Ai në konsultë me xhaxhin e vetë dhe në ndihmë reciproke hap për herë të parë në Landskrona të Suedis, krejt në jug të vendit picerinë e parë shqiptare me emrin e të madhes Nënës Shqiptare, ”Nënë Tereza” apo Mamma Tereza.
Në vitin e parë të veprimtarisë merr shpërblimin më të mirë të komunës për përgatitjen e ushqimit dhe të mikpritjes e pastërtisë, ku edhe në atë kohë gazetat lokale kishin shkruar për të.

Artani tani ishte rritur dhe bërë një burrë një baba i mirë i katër fëmijë, një biznesmen i zoti dhe kishte filluar projektet për rritjen e biznesit në veprimtarinë nga piceria në restorant dhe tash ka hapur një restorant me të njëjtin emër në të njëjtin qytet, ku ka të punësuar 13 punëtor që të gjithë shqiptarë.

Këtë e kisha amanet dhe edukatë nga gjyshi i ndjerë dhe prindi, që ngado që të shkosh shqiptarët biro ti ndihmosh!” thotë Artani

Artani jo vetëm që do të bëhet një biznesmen i mirë, por edhe një shokë dhe humanistë i mirë për të ndihmuar dhe dhënë kontributin e vetë të kohës për vendlindjen dhe lirin e vendit.
Artani mendon ta vazhdoj edhe një hap më tutje në veprimtarin e biznesit , në planet e tija familjare me tre vëllezërit e vetë janë në negocim për t´ia filluar veprimtarisë së ndërtimit të lartë /banesa/ në Landskrona të Suedisë.

“Këtë do ta bëjmë vetëm e vetëm që të kenë veprimtari të ndershme dhe tu tregojmë popullit mik suedez se shqiptari i lirë bënë jetën e mirë kudo që është dhe kahdo që shkon” thotë Artani.
Artani gëzon një autoritet të mirë në mesin e shoqërisë Suedeze dhe strukturave komunale. Ai gjithashtu edhe ndihmon bashkatdhetarët dhe grupet e ndryshme që vijnë e shkojnë nga Kosova për Suedi.
Shpërblimi i dhënë për ushqimin e bërë si art/formë artistike/ në nivelin komunal të qytetit të Landskronës, në një konkurrencë mjaftë të madhe.

Artani për përkushtimin dhe punën e tij prej një afaristi të zellshëm ishte shumë herë edhe temë e mediave skandinave.

marre nga Ferizaj Press

Kommentare