Gafurri gjithnjë ishte aty ku e kërkonte zëri i Atdheut, duke lënë krejtësisht anash interesin personal dhe të familjes së tij, e cila si atëherë edhe tani kishte shumë nevojë për ndihmën e tij. “Nuk ka gjë më të madhe e më të shenjtë se çështja e lirisë së Atdheut tënd. Sado që të kesh pasuri, nëse je i robëruar nuk të duhet asgjë...”, thotë edhe sot Gafurr Qalaj.
Njëri ndër kontribuuesit në organizimin e demonstratave të vitit 1981 në Zvicër dhe veprimtarët e përkushtuar të çështjes kombëtare në këtë vend, padyshim se është edhe Gafur Qalaj nga fshati Mirash i Ferizajt. I lindur në një familje bujare, Gafurri qysh në moshën rinore kishte filluar ti vërente padrejtësitë e shumta që i bëheshin popullit shqiptar në ish Jugosllavi.
“Sapo jam vendosur në Gjenevë në vitin 1981 jam takuar me veprimtarin Kadri Avdullahu dhe përmes tij, me të gjithë veprimtarët tjerë. Ky ishte viti i demonstratave gjithëpopullore në Kosovë, ndaj me të drejtë kërkohej një mbështetje morale dhe financiare nga bashkatdhetarët tanë në Zvicër. U përfshiva menjëherë në të gjitha veprimtaritë për organizimin e demonstratave, duke dhënë kontributin tim si në aspektin organizativ, politik e financiar”, thotë Gafurri, si gjithnjë modest.
Pastaj Gafur Qalaj është organizuar në treshe me Kadri Avdullahun dhe Qamil Salihun si pjesëtarë të LRSH-së me qëllim koordinimin e veprimtarive dhe shtrirjen e ndikimit sa më të gjerë e sa më të qëndrueshëm tek punëtorët shqiptarë. Kontribut të veçantë ka dhënë sidomos në themelimin dhe mbajtjen e Klubit “Ikballe Prishtina“, i cili u themelua në vitin 1981 me nismën e Kadri Zekës. Rreth këtij klubi ishin grumbulluar atdhetarë nga të gjitha anët e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në ish Jugosllavi, me të vetmin qëllim që sa më mirë të kontribuonin në ruajtjen e traditave shqiptare dhe sidomos të ndihmonin lëvizjen kombëtare për Republikën e Kosovës. Qysh në atë kohë nga Kosova e ka sjellë librin e Hasan Prishtinës bashkë me fotografinë e Ikballe Prishtinës, emrin e së cilës e mbante me krenari klubi. Kjo fotografi, natyrisht e zmadhuar, për disa vite ka qëndruar në ballë të klubit. Jashtë klubit, Gafurr Qalaj kontribuonte në zgjerimin e radhëve të lëvizjes dhe organizimin e demonstratave kudo që i thërriste LRSH. Me një fjalë, Gafurri gjithnjë ishte aty ku e kërkonte zëri i Atdheut, duke lënë krejtësisht anash interesin personal dhe të familjes së tij, e cila si atëherë edhe tani kishte shumë nevojë për ndihmën e tij. “Nuk ka gjë më të madhe e më të shenjtë se çështja e lirisë së Atdheut tënd. Sado që të kesh pasuri, nëse je i robëruar nuk të duhet asgjë, ndaj mbi gjithçka tjetër, madje mbi interesin e ngushtë të familjes, qëndron interesi i përgjithshëm kombëtar“, shprehet edhe tani, Gafurri, i cili, me gjithë rezultatet që janë arritur, mendon se ka ende shumë punë për të bërë.
- Martesë “gjysmëilegale”
Në ndërkohë, Gafurr Qalaj ishte martuar me Makfire Frangun nga fshati Sllatinë e Poshtme, e Vitisë. Një martesë pothuaj gjysmëilegale, meqë emri i Gafurrit ishte shkruar me ngjyrë të kuqe në organet e sigurimit shtetëror të ish Jugosllavisë. Kjo kishte bërë që Gafurri pas martesës, shpejt e shpejt të largohej, duke e lënë bashkëshorten vetëm. Në këtë moment ndërhyn Makfirja e cila rrëfen për jetën e saj të vështirë: “pas një kohe na lindi një djalë dhe pas tre muajve na vdiq. Gafurri as nuk ishte në gëzimin e lindjes së djalit të parë e as në pikëllimin e madh pas vdekjes së tij. Nuk di të them se si i kam përjetuar ato ditë të vështira. Nga ana tjetër ndiqeshim nga UDB-ja në çdo rast. Përhapeshin dezinformata të ndryshme të cilat na e rëndonin jetën edhe më tepër. Sa herë flisja përmes telefonit me të, e atëherë kemi folur shumë rrallë, Gafurri ishte shumë optimist për të ardhmen. Gjithnjë më jepte forcë e kurajë për ditë më të mira“, thotë Makfirja.
Ndonëse pas një kohe Gafurr Qalaj kishte arritur ta merrte familjen e ngushtë në Zvicër, pothuaj se asgjë nuk kishte ndryshuar. I përkushtuar ndaj çështjes kombëtare me mish e me shpirt, nuk kishte kohë të rrinte në shtëpi bashkë me gruan dhe fëmijët e tij. “Edhe pse erdha në Zvicër, pjesa më e madhe e kohës më ka kaluar vetëm me fëmijët. Gafurri si gjithnjë nëpër takime, tubime, manifestime, demonstrata e organizime tjera. Asnjëherë nuk është ndalur së vepruari. Me gjithë se e kuptoja, vërtetë në fillim kam pasur vështirësi të mëdha. Fëmijët ishin të vegjël, sëmureshin e kishin nevojë të shkonin te mjeku. Gjithçka më kishte rënë mbi supe mua, por isha shumë e vetëdijshme se Gafurri është duke bërë diçka më të madhe, jo vetëm për familjen e tij, por për të gjitha familjet, për të gjithë shqiptarët. Ai bashkë me shumë e shumë veprimtarë, punonin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Kjo, jo vetëm që më jepte forcë, por edhe më bënte të krenohesha, pavarësisht vështirësive që kishim, në të shumtën e rasteve edhe ekonomike, ndonëse jetonim dhe punonim të dytë në Zvicër“, shprehet Makfirja me modesti dhe e bindur se ato ditë të vështira për popullin shqiptar nuk do të kthehen kurrë më.
„Takimin e parë me Kadri Zekën (Zeqën) e kam pasur në Gjenevë. Unë, Kadri Avdullahu dhe „Zeqa“, pasi kemi ngrënë drekë në „Manora“, kemi marrë trenin për të shkuar te Hasip Avdullahu. Rrugës duke shkuar, bisedonim. Më kujtohet se i kam thënë Kadriut, `bile Republikë është pak`. Kadri Zeka të cilit atëherë nuk ia dija emrin e vërtetë, më përqafoi dhe pastaj i ka thënë Kadri Avdullahut që të më organizojë. Për emrin e vërtetë të Kadri Zekës kam mësuar vetëm pasi është vrarë, më 17 janar 1982 në Untergrupenbach të Gjermanisë, bashkë Me Jusuf e Bardhosh Gërvallën. Ky lajm i kobshëm na kishte prekur jashtëzakonisht shumë “ .
- Aktiv në zhvillimet politike por edhe kritik për rrjedhat jo të mira
Gjatë demonstratës së Cyrihut, Gafurri kishte pasur rast të takohet me dëshmorin, Jusuf Gërvalla. “Njerëzit e mëdhenj me një fjalë të vetme të bëjnë për vete. Kurrë nuk e harroj kur Jusufi më pyeti nga cili vend jam dhe kur unë i thash nga Ferizaj, më tha tekstualisht: “Qysh bre ju Ferizaj po kini vaj me e mbajt tërë Jugosllavinë e s’po kini për vete vaj as sa për një pite“. Sa më pati bërë përshtypje kjo fjali e tij. Atëherë mu duk, por edhe sot jam i bindur se sa të drejtë kishte dhe sa thjesht e sa bindshëm e paraqiti shfrytëzimin e Kosovës nga Serbia“.
Gafur Qalaj, jo vetëm që ka qenë pjesëmarrës i të gjitha demonstratave të vitit 1981 e deri tani, por ka qenë edhe njëri nga organizatorët e tyre. Ky veprimtar nuk ka ditur të lodhet asnjëherë. Shpesh ka ndodhur që nga tubimet dhe udhëtimet e gjata të mos bëjë asnjë sy gjumë, duke shkuar drejt në punë, të cilën, me dëshirën e tij, pothuaj asnjëherë nuk e ka ndërprerë.
Si shumë veprimtarë tjerë të kësaj gjenerate edhe Gafurr Qalaj tetëmbëdhjetë vite nuk është kthyer në Kosovë për shkak të burgosjes politike që e priste, fat ky që kishin pasur shumë bashkëveprimtarë që ishin kthyer. Pas një periudhe të gjatë në Sion të Valisit, Gafurri sërish bashkë me gruan Makfiren dhe fëmijët Besmirin, Kushtrimin dhe Erëmirën jetojnë në Gjenevë.
Thuhet se prindi asnjëherë nuk është i kënaqur me të arriturat e fëmijëve. I tillë është edhe Gafurri. Fëmijët e tij Besmiri, Kushtrimi janë fëmijë të edukuar dhe të dashur, të cilët tashmë i ndjekin me sukses shkollat profesionale, ndërsa vajza simpatike, Ermira, i ndjek mësimet në shkollën sekondare të Gjenevës. Njëherësh Ermira është e njohur edhe si valltare në grupin muzikor shqiptar të Gjenevës, ndërsa Besmiri dhe Kushtrimi janë futbollistë të shkëlqyeshëm, të cilët luajnë për ekipe të ndryshme në Gjenevë.
Veprimtari, Gafurr Qalaj edhe sot, pas kaq shumë vitesh është tepër aktiv, duke përkrahur pa rezervë të gjitha veprimtaritë me karakter kombëtar, natyrisht gjithnjë, duke ruajtur bindjet e veta politike. Në të shumtën e rasteve, në mënyrë kritike jep vlerësime për disa procese të cilat nuk po ecin në kahen e duhur, ose po ecin ngadalë. Ndaj këtyre dukurive dhe fenomeneve tjera që po e ngadalësojnë zhvillimin e hovshëm të Kosovës, Gafurri mbanë qëndrim të prerë dhe është plotësisht kundër tyre. Dëshira dhe vullneti i tij i madh për ta parë sa më parë Kosovën plotësisht të lirë, të pavarur dhe sovrane qëndron mbi të gjitha.
Fjalët që mi tha Jusuf Gërvalla, më 1981
Gjatë demonstratës së Cyrihut, Gafurri kishte pasur rast të takohet me dëshmorin, Jusuf Gërvalla. “Njerëzit e mëdhenj me një fjalë të vetme të bëjnë për vete. Kurrë nuk e harroj kur Jusufi më pyeti nga cili vend jam dhe kur unë i thash nga Ferizaj, më tha tekstualisht: “Qysh bre ju Ferizaj po kini vaj me e mbajt tërë Jugosllavinë e s’po kini për vete vaj as sa për një pite“. Sa më pati bërë përshtypje kjo fjali e tij. Atëherë mu duk, por edhe sot jam i bindur se sa të drejtë kishte dhe sa thjesht e sa bindshëm e paraqiti

Marrë nga Zëri Shqiptar
Kommentare
Kommentar veröffentlichen