NGA CHRISTIAN GESELLMANN & VALENTINA NICOLAE
PRILL 07, 2015
Reportazh
Rreth 120.000 njerëz, gati një e dhjeta e popullsisë, iku nga Republika e re e Kosovës gjatë muajve të kaluar, kryesisht për në Gjermani e Austri. Dëshpërimi ekonomik, apatia politike, sëmundja nga elita e korruptuar ndërkombëtare dhe ndjenja e të qenit të zënë në këtë vend të vockël të Ballkanit i shtyu ata që të ikin për në Perendim.
Ëndrra Evropiane
Është një botë tjetër atje. Qytetet dhe ndërtesat shumëkatëshe nuk kryhen kurrë. Njerëzit vozisin vetura të shkëlqyeshme dhe kanë shtëpi mahnitëse. Është si parajsë. Të gjithë e kryejnë punën e tyre dhe askush nuk ka probleme me askënd. Të gjithë punojnë dhe ndërtojnë jetë të mirë, e edhe ata që nuk punojnë, jetojnë mirë. Fushat janë përplot me pemë e perime që nuk i kemi parë kurrë e që nuk kemi dëgjuar për to kurrë. Kur nuk ke mjaft para, shkon në bankë dhe kërkon më shumë dhe t'i japin, pa të kërkuar t'i kthesh. Vajzat janë shumë bukuroshe dhe asnjëherë nuk të refuzojnë. Është parajsë tokësore atje. Ka dete pafund, si dhe lumenj të kaltërt në çdo qytet. Dyqanet quhen "supermarkete" sepse kanë super ushqime. Mjalti është më i ëmbël se i yni, dhe bora në male është e shijshme si akullore. Qentë e tyre nuk kafshojnë asnjëherë dhe mushkonjat e tyre nuk thumbojnë, vetëm të lëpijnë. Ata i lënë dyert e shtëpive të tyre të hapura ditën e natën; askush nuk vjedh asgjë, sepse të gjithë kanë gjithçka. Atje, nuk bëjnë vetëm pulat vezë, por edhe gjelat. Atje, ka lumturi. Atje, çdo gjë është e shtruar e praruar me ari. Atje, është sikur një ëndërr e mirë që ke dëshirë të zgjasë gjithmonë.
(nga shfaqja teatrale "Per Gynti nga Kosova" nga Jeton Neziraj)
Zilja e shkollës ndërhyn në zyrën e Bashkim Bytyqit sikur zhurma e një qeseje të zbrazët të çipsave. Perdet janë të mbyllura. Në një raft, tri trofe, secila e madhe sa një fjalor, vërtetojnë triumfe në turne të ping pongut, shahut dhe futbollit. Në tavolinën e tij, afër një flamuri të vogël të Republikës së Kosovës, është një bobinë e Teslas, e madhe sa një toster.
Bytyqi, drejtori trupmadh 50 vjeçar i shkollës së Mirashit, lëviz dorezën e saj për të prodhuar rrufenë e vogël të kaltërt në mes të transmetuesve të bobinës. "Kujdes, mos e prek", thotë ai, "të zë rryma". Pastaj ai vet e prek bobinën, dridhet, dhe qesh, duke i ngjarë një djaloshi të vogël që sapo është zënë duke shkulur bishtin e macës.
Që prej nëntorit të kaluar, 20 nxënës dolën prej shkollës së Mirashit. Ata shkuan me prindërit e tyre për të kërkuar azil në Evropën Perendimore. Gjithsej 80 banorë nga 1700 njerëzit në fshat i mblodhën gjërat dhe u nisën për në Gjermani, Austri, Zvicërr dhe Belgjikë. Deri tani, fundi i marsit, dhjetë janë kthyer. "Janë shumë të dëshpëruar. E dinë se kanë rrezikuar fatin e tyre", thotë Bytyqi, i cili ishte kryetar i Mirashit prej vitit 2007 deri në 2014, dhe gjithashtu ishte mësimdhënës i Historisë.
"Është shumë e errët dhe e dhimbshme t'i shohësh aq shumë njerëz duke ikur nga fshati ynë. Shumica e njerëzve që ikën ishin të papunë. Kishin një rrogë mesatare për Kosovë. Deri sot nuk mund të mendoj për ndonjë arsye që mund të kishin për të ikur".
Grupi i ekspertëve i bazuar në Prishtinë, GAP, vlerëson se rreth 120.000 njerëz ikën nga Kosova që prej fundit të vitit 2014. Mediat e quajtën "Eksodi i Madh". Një redaktor i gazetës lokale Koha Ditore më kishte thënë se vala e migrimit gjoja filloi në Mirash. "Thashethemet thonë se tri burra të ri u kapën duke hyrë në shtëpi të huaja për të vjedhur. Për t'i ikur dënimit ikën për në Gjermani dhe i lajmëruan shokët e tyre në shtëpi nëpërmjet Facebook, duke u treguar se sa mirë kishin kaluar në lokalet komode të qeverisë gjermane. Dhe kështu, shokët e tyre iu shkuan pas. Fjala u përhap në komunitete tjera".
Në zyrën e tij, Bytyqi shërben kafe turke. Pastaj i bashkon duart dhe tregon për ankthin që e përjetuan: "gjatë dekadës së fundit 400 banorë të Mirashit migruan ligjshëm. Dhe është një djalë që jeton në Gjermani tash e një kohë. Ai tha se liria e lëvizjës do të ishte e mundshme tani. Dhe brenda 24 orëve dhjetë prej banorëve tonë ikën për Gjermani. Kjo bëri jehonë në fshatin tonë dhe pastaj u bë eufori. Në fillim kishte vetëm të rinj. Por pastaj familje të tëra filluan të ikin".
Bytyqi është i veshur me një komplet të zi, kravatë të kaltërt dhe ka një stemë me emrin e tij të shkruar. Kjo nuk do të thotë se nuk e njohin të gjithë në fshatin e tij. Ai ka qenë politikan "tërë jetën". Ai është veçanërisht i brengosur sepse disa prej refugjatëve ishin përfitues të një fondacioni të Luksemburgut që investoi 500.000 euro në Mirash gjatë viteve të fundit. Me ato para shkolla u rinovua dhe një qendër e shëndetit u furnizua. Gjithashtu, 60 serra të mëdha iu dhanë familjeve për të rritur perime për tregun lokal. Në fakt kjo është mënyra e vetme për të sjellë të hyra në këtë rajon.
Mirashi përbëhet kryesisht prej shtëpive njëkatëshe të kuqërremta, të ndërtuara me tulla balte, që janë të shpërndara përgjatë rrugës me gunga, si rruza në spango. Niveli i papunësisë është 40%, që është 20% më pak se mesatarja kosovare.
Bytyqi përmend se njëri prej djemve të humbur të fshatit, Valmir Murati, u kthye para katër ditëve dhe menjëherë gjeti punë në plantacion të pemëve. Ai bënë një telefonatë të shpejtë dhe pastaj nxitoj të takohem me djaloshin. Pas njëzet minutave jemi nën një strehë të drunjtë në mes të shtatë hektarëve të drunjve të mollës dhe filizëve të dredhzave. Valmiri, që është në pushim të drekës, ulet afër ish-mësuesit të tij, Bytyqit.
Ai flet vetëm kur e pyes diçka dhe jep përgjigje me nga një fjali. Sytë e tij të gjelbërt vështrojnë ngultas në një vend të pacaktuar pas meje deri sa ai flet. Është vetëm 19 vjeçar, por duket më i vjetër, "për shkak të punës fizike", shpjegon Bytyqi dhe ia jep një përkëdhelje atërore në shpinë.
Valmiri shkoi në Gjermani nëntorin e kaluar duke kërkuar jetë më të mirë. "Desha të ardhme stabile, ndonjë lloj progresi dhe një veturë të mirë". Ai ishte i gatshëm të punojë çfarëdo pune. Ai kishte dëgjuar prej një shoku që e njifte dikë, që e njifte dikë tjetër, se kishte shumë mundësi të mëdha që të huajt të gjejnë punë atje. Pra, me bekimin e familjes së tij, ai i mblodhi gjërat dhe iku. Thashethemet ishin mjaft për atë dhe një bashkëfshatar të tij që udhëtoi me të. "Në mbrëmjën time të fundit disa shokë erdhën këtej për të më thënë lamtumirë, edhe pse nuk u kisha treguar për planet e mija", tha ai.
Me 1 nëntor ata shkuan në stacionin e autobusëve në Prishtinë dhe hipën në autobusin për Beograd. Ai mendoi se do të kapeshin nga policia në Serbi, por kjo ndodhi në Hungari. "Na mbajtën për 24 orë, na dhanë këtë letër dhe na kthyen paratë tona dhe na kërkuan të shkojmë në Szeged, ku ishin kampet e refugjatëve. Por nuk shkuam atje, ecëm deri në stacion të trenit".
Nga Budapesti, hypën në tren për në Mynih, dhe pastaj për në Stuttgart. Atje shkuan në polici për të kërkuar azil. Atëherë u nda nga shoku i tij, sepse atë e çuan në një kamp në Karlsruhe, ndërsa shokun e tij 300 km më larg.
Valmiri fut duart e tij në xhepat e jelekut të tij të kuq, përkulet mbi tavolinë, dhe kujton vendin: "Ishte mjaft rrëzik në atë kamp të improvizuar me kontejnerë sepse kishte therje e vrasje çdo ditë". Ndërsa ai qëndroi afër komunitetit paqësor shqiptar dhe iu shmang problemeve.
Çdo mëngjes në ora 7 zgjohej dhe shkonte të kërkonte punë. Me letrat e përkohshme që ia dhanë autoritetet gjermane, ai shkonte nga dera në derë në fshatrat që ishin afër deri në 7pm. Pastaj kthehej në kamp për të filluar të njejtën rutinë përsëri të nesërmën.
Kur e pyes për reagimet e njerëzve, ai i ngrit supet: "Disa prej tyre po na ngacmonin, shumica e tyre ishin miqësor por thanë se nuk u lejohet të marrin njerëz pa leje të punës". Sidoqoftë, ai vazhdoi duke trokitur në dyer të shtëpive për gati katër muaj e gjysëm. Tani ai beson se nuk ka gjasa të punësohesh në një vend tjetër përveç nëse e njeh dikë ose ke të afërm atje.
Pra, kah fundi i marsit, ai u lodh duke pritur për përgjigje nga autoritetet. Veçanërisht pasi që të gjithë shokët e tij që kërkuan azil morrën përgjigje negative. Ai kontaktoi vëllaun e tij në Kosovë, i morri hua 80 euro nga të afërmit e tij dhe bleu një biletë aeroplani për t'u kthyer. Autoritetet gjermane zakonisht përkujdesen për biletën kthyese, por ai deshi të iki vullnetarisht. Në përgjithësi, kjo aventurë i kushtoi atij 580 euro.
Valmiri fsheh kokën e tij në mes të krahëve, dhe pastaj shikon kah Bytyqi, sikur është duke kërkuar miratim. Ish-mësuesi i tij luan hutueshëm me çelsa të veturës dhe me një pullë të prishur në xhaketën e tij. Pastaj burri i ri thotë, sikur duke kërkuar falje: "Unë isha i pari që ika nga vendi, por nuk i thash askujt se ishte mirë të shkosh atje U tregova se si vuajta atje dhe gjatë rrugës".
Në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, takohem me një burrë që ma prezantojnë si "shoferi", që punon për një organizatë të ndihmës kombëtare për refugjatë të quajtur Balkan Sunflowers. Ai quhet Muhamet Arifi, burrë 42-vjeçar me krahë të gjërë dhe flokë të trasha e të errëta. Ai i përfundon fjalitë e tij me "po?", që në njëfarë mënyre të detyron vazhdimisht të përgjigjesh "po". Ai më qon në Plementinë, një fshat me 1400 banorë, gjastë kilometra larg.
Arifi ia morri hua vëllaut të tij 1500 euro për t'u trafikuar jashtë vendit. Kjo nuk është aq në përputhje me punën e tij. "Së pari, është e drejta e çdo njeriu të zgjedh vendin ku ka dëshirë të jetojë. Dhe si ta fajësosh dikë që ikën, dhënë këtë situatë?", thotë Arifi gjatë rrugës për në Plementinë.
Ky fshat gjithashtu përjetoi një valë të emigrimit. Por nuk është e krahasueshme me Mirashin e pastër. Rrugët janë të ndotura me miliona copa të plastikës. Era thumbuese e kemikaleve të djegura po mbledhet në ajër. Fëmijët po rrëmojnë në kontejnerë të mbeturinave. Të tjerë po luajnë në një luhajë të improvizuar me lecka në shtyllën e një linje të rrymës elektrike. Disa sillen nëpër fshat në biçikleta të improvizuara. Duket si verzioni i pikëlluar i një filmi të Wes Anderson.
Rreth 400 anëtarë të minoriteteve roma, ashkali dhe egjiptiane u vendosën në Plementinë pas luftës në vitin 1999. Shumica e tyre jetojnë në dy ndërtesa shumëkatëshe, të ngritura në vitin 2005 afër binarëve të trenit. Gati në çdo ballkon ka tesha që janë varur për t'u tharë.
Mbi ta mbretëron burimi më i madh i ndotjes në Evropë: dy centrale elektrike të linjitit që nxjerrin re të mëdha bojë kafe. Sipas UNHCR, rreziku për të marrë kancer këtu është 30 përqind më i lartë se kudo tjetër në Kosovë.
Vëllau i Arifit, me bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij, ikën për në Gjermani verën e kaluar. "Ai aplikoi për azil dhe e di se me gjasë nuk do ta fitojë. Por ndërkohë është duke marrë rreth 1500 euro në muaj për mirëqenie sociale. Pra mendoni sa shumë para mund të ruajë atje, edhe me shpenzimet që i ka. Nuk do të mund të fitonte aq shumë gjatë tërë jetës këtu. Ai po provon të qëndrojë sa më gjatë që është e mundur. A nuk është e kuptueshme?" Më shikon nëpërmjet pasqyrës për pamje të pasme dhe pauzon deri sa t'i jap shenjë se e kuptoj. Ai thotë se ndjenë keqardhje vetëm për fëmijët sepse ata do të humbin një vit shkollor. Pastaj ai zbulon se në fakt nuk është vetëm "shoferi", por është drejtori i Balkan Sunflowers.
Pastaj Arifi më thotë të dal jashtë veturës, një kamionçinë e re Opel. Përndryshe do të kishte shumë peshë për t'u ngjitur në oborrin e Qendrës për Mësim të organizatës në Plementinë ku punojnë për përfshirjen sociale të grupeve margjinalizuara.
Në Prishtinë, Bashkim Ibishi, kryetari i OJQ-së KAAD (Kosovo Agency for Advocacy and Development - Agjencia e Kosovës për Përkrahje dhe Zhvillim) më tregon: "Në fakt, Eksodi i Madh nuk filloi në nëntor. Atëherë filluan shqiptarët të ikin në numër të madh. Por romët, ashkalinjët dhe egjiptianët ikën të parët, në qërshor". Sipas shifrave, 2867 anëtarë të tri minoriteteve ikën nga Kosova në tetë muajt e fundit. Kjo përbën rreth 8% të tyre.
Ata jetojnë të izoluar nga popullsitë etnike shqiptare e serbe në Kosovë. Komunitetet e tyre vuajnë prej një niveli të papunësisë prej 99%, edhe sipas shifrave të qeverisë. Kosova ka të drejtat më të fuqishme për minoritete në Evropë. "Por ato ekzistojnë vetëm në shkrim", tha 50 vjeçari Ibishi, "në përgjithësi nuk kemi qasje të barabartë në kujdes shëndetësor, arsim, punë, çkado". Në qërshor, ai alarmoi qeverinë për një valë të migrimit. Ai dërgoi njoftime për shtyp tek mediat, por askush nuk reagoi.
Jo të gjithë po i shohin mundësitë e tyre në mënyrë kaq realiste si vëllau i Arifit. Një prej thashethemeve që i shtyu njerëzit të ikin, thotë ai, ishte për kuotën e refugjatëve në Gjermani. Thuhej se gjermanët kishin një ligj që thotë se duhet të ketë një sasi të caktuar të refugjatëve të bardhë dhe të zi. Dhe pasi që pati aq shumë afrikanë e arabë që erdhën në Gjermani kohëve të fundit, tani iu duheshin më shumë refugjatë të bardhë, si shqiptarët, për ta balancuar.
Një thashetheme që ma tha një gazetar i KTV-së ishte se Kanada do të merrte kosovarë që ngecin në Gjermani, për shkak se i duhen sa më shumë punëtorë të huaj, por nuk ka mjaft refugjatë që po shkojnë andej. Kështu pra i kërkuan qeverisë gjermane kosovarët që nuk u ipet azil.
Një thashetheme tjetër thotë: shoqërisë gjermane i duhen anëtarë të ri. Janë shumë të vjetër dhe njerëzit nuk po bëjnë më fëmijë. Kopshtet e fëmijëve dhe shkollat së shpejti do të jenë të zbrazëta. Prandaj do t'i japin kosovarëve të ri azil.
Popullsia e Kosovës, në fakt, është më e reja në Evropë. Një studim i FES tregon se 55 përqind janë nën 30 vjet. Dhe e njejta përqindje shprehi gatishmëri për të emigruar jashtë vendit.
Kjo është disi kujtesë e valëve të mëdha të migrimit nga Evropa Lindore gjatë krizave të urisë në shekullin 19 dhe në fillim të shekullit 20. Atëherë familjet u grumbulluan në anije që do t'i çonin jashtë vendeve të tyre. Të shtyrë nga shpresa e gjetjes së tokës premtuese që e njihnin vetëm nga thashethemet. Në atë kohë ishte SHBA. Tani është Bashkimi Evropian, që është dukshëm më refuzues. Vetëm 0.3 përqind të kosovarëve që shkuan në Gjermani u lejuan të qëndrojnë, sipas informatave të qeverisë.
Pas takimit me Valmirin, drejtori i shkollës, që vozit një Mercedes E 190 30-vjeçar të kuq dhe të njollosur, më çon te lokacioni i party-ve në Mirash. Është një dhomë 70 metra katrorë mbi supermarket. Duket si zyra e një garazhe për parking, por e pajisur me "rraketaçke", tavolinë të ping pongut dhe bilardos, dërrasë për pikado dhe televizor. Gjithashtu ka një banak të vogël, por nuk ka shishe. "Këtu të gjitha moshat takohen në harmoni", thotë Bytyqi, duke u ulur në një tavolinë pranë dritares. Nga aty shihet një pamje e bukur mbi varrezat dhe malet.
Bytyqi është krenar për atë që ai e quan klubi social. Kohët me të lumtura ishin kur në verë të gjithë fshatarët e emigruar u kthyen në Mirash. "Atëherë kjo dhomë gjithmonë ishte plot", thotë ai dhe humbet aq shumë në mendime sa që kërcen paksa kur i bën zilja e smartphone-it. Zilja është Roadhouse Blues.
Ky artikull u shkrua fillimisht në anglisht.

Kommentare
Kommentar veröffentlichen