Gazmend Bytyçi sërish godet Qeverinë Komunale të Ferizajt.


Përmes një shkrimi dërguar në FerizajPress nga Gazmend Bytyqi sërish godet Qeverinë Komunale.

“Dur Zariç e Svarqa Pasha! Vjen një moment kur nuk i del siç e kurdisë, siç është mësuar gjithmonë me kurdisje dhe shpërthen Xhavit Zariqi.

Do të na qojë të gjithëve në shtëpi. Ta kujton atë nxehtësinë që ndjente mbrapa dhelpra kur i digjej bishti dhe bërtiste u kall dynjaja.

Të tillë janë agallarët e pashallarët e kohëve tona. Nuk e durojnë mendimin ndryshe, nuk e përballojnë demokracinë. Kushedi ç’do të vepronin po të kishin vërtetë mundësi e fuqi, do ta rrotullonin botën përmbys.

Merreni me mend si sillen me të përzgjedhurit e popullit, që kanë mandat, kanë marrë votat e popullit, po me ata që nuk kanë ndonjë imunitet? Po me ata që varen direkt nga ata? Po me ata që shpresojnë dhe presin nga angazhimi i tyre? Vaj halli për ata presin nga të tillët! Ndoshta edhe duhet t’i japim të drejtë, mos të ngutemi ta kundërshtojmë. U tregua i sinqertë njeriu, i hapur, e tha atë që gjithnjë e mendonte por nuk e thoshte dot? Në fund të fundit edhe ky edhe Sfarqa janë produkt i ngritjes së duarve të këtyre asambleistëve të cilët nuk e menduan drejt kë po ulnin në fron. Ndoshta edhe këtë e ka menduar, sepse e njeh vetën dhe habitet edhe vet se si mund të jetë dikush aq naiv, aq besues sa t’i shkojë mbrapa, ta votojë, ta përkrahë dikë si vet ai që nuk ka personalitet, që nuk ka dinjitet dhe që u turret si i qartur edhe bashkëpartiakëve të vet, edhe partnerëve të koalicionit.

Po e zëmë se na dërgove në shtëpi a thua si do të veproje pastaj? Sa do të kishe dëshirë të ndodhte kjo e ta bëje krejt qytetin pronë tëndën. Zap. Ironi e kohës, po ta dëgjonim ndonjë˙nënkryetar të ndonjë komune diku tjetër, do të qeshnim me lotë. Por shumë e dhimbshme kur po shohim se të gjithë jemi viktima të injorantëve si ti e eprori yt që prodhoni përditë ironi edhe pse nuk e kuptoni as vet këtë fjalë sepse jeni injorantë.” shkruan Gazmend Bytyçi.

Kommentare