Asfaltohet Rruga Mirash - Rahovicë

Ferizaj 19.10.2014

Morën fund procedurat në tenderët në 4 projekte 2 vjeçare kryesisht për asfaltime të rrugëve në fshatra dhe qytetin e Ferizajt.

Në zyrën e prokurimit në Ferizaj përfunduan procedurat e tenderimit për 4 projeke, kryesisht për asfaltimet e rrugëve në fshatra dhe qytetin e Ferizajt. Udhëheqësi i prokurimit në Ferizaj, Abdurrahman Oruqi thotë se këto projete infrastrukturore janë në kohëzgjatje 2 vjeçare.

‘’Për momentin në zyrën e prokurimit i kemi 4 tendere të cilët janë me një vlerë të mesme, aty kemi asfaltimin e rrugës nga shkolla e Talinovcit të Muhaxherëve deri në magjistrale, pjesën tjetër një tender që e lidh fshatin Rahovic me fshatin Mirash dhe tenderi i 3 është asfaltimi i disa rrugëve në fshatin Sazli, gjithashtu kemi një riasfaltim në rrugën Sejdi Sejdiu ku përveq rrugës do të rregullohet edhe trotuari, dhe shumica e tyre janë projekte 2 vjeçare’’ – tha udhëheqësi i zyrës së prokurimit në Ferizaj Abdurrahman Oruqi.

Oruqi thotë se kjo zyrë përballet me sfida të ndryshme, mirpo shpreson se me kalimin e kohës çdo gjë do të rregullohet.

Projektet e parapara për këto 2 vite kapin shumën prej 600 deri në 700 mijë euro

Kommentare