Mirashi në vitin 1455



Emri i fshatit Mirash për herë të parë mund ta gjejmë në Regjistrin Katastral Osman për Vilajetin Vlk të vitit 1455. Regjistri është i shkruar në dy gjuhë, kishtare ortodokse dhe Osmane. Origjinali i këtij dokumenti mban titullin “Defter-i Mufassal-i Vilayet-i Vlk” dhe ruhet në Arkivin e Qeverisë Turke në Stamboll.

Perandoria Osmane territorin e Vuk Brankoviqit e kishte shëndrrar në Vilajet me emër Vlk (sipas emrit Vuk Brankoviq). Ushtrimi i pushtetit bëhej së bashku nga Osmanlinjët dhe serbët. Edhe Administrata zhvillohej në dy gjuhë, atë Osmane dhe ortodokse kishtare . Në vilajetin Vlk përfshihej edhe fshati Mirash.

Sipas këtij regjistri katastaral fshati Mirash në vitin 1455 kishte 48 shtëpi, të pa martuar 2 (gjithësejt pra 50). Në këtë regjistër nuk shenohet përkatësia kombëtare apo fetare. Është regjistrim katastral dhe ka të bëjë vetë për tatimin në mallë dhe para. Kështu Mirashianët në atë vit paguan tatimin ispenxha (ispençe) në valutën Akçi, Pastaj paguanin edhe tatime tjera në para dhe mallë (ushur) për grurë, elb, tërsherë, vreshta, fruta, nga kopshti etj.

Defteri Katastral, është i karakterit social-ekonomik dhe anashkalon përkatësinë etnike e fetare të popullësisë. Në mënyrë indirekte të dhënat e tij onomastike lejojnë të nxirren konkluzione për këtë çështje. Kjo vlenë sidomos tek Defteri Mufassal ( i hollësishëm) në të cilën janë te evidentuar çdo kryefamiljar i cili në fakt përfaqësonte një vatër në vete, dmth një unitet tatimor si dhe çdo beqar dhe çdo grua e ve.

Emërat e Mirashianëve në vitin 1455 janë emëra të besimt të kohës, pra të Krishterë-Ortodoks. Ngjajshmëria e tyre me serbët e sotëm është e njejtë sikur ngjajshmëria e sotëm e emërave të Mirashianëve me ata arab.

Sipas këtij Regjistri, këta ishin tatimpaguesit në Mirash:

1. Radivoj, Prift
2. Bogavçe, Protobor
3. Vilan, djali i Miladinit
4. Gjurilla, djal i Lubishes
5. Radivoj, djali i Mladana
6. Ranika, djali i Leskovana
7. Bozhidar, djali i Vlka
8. Radihna, djali i Vojnana
9. Radisllav, djali i Grubishe
10. Vojihna, djali i Kojçina
11. Vitosh, vëllai i tij
12. Stepan, i varfër
13. Dimitrij, djali i Nenade
14. Dane, djali i Grubishe
15. Bogdan, djali i Mika
16. Radica, vëllau i tij
17. Brajan, vëllau i tij
18. Radoje, ardhacak
19. Radivoj, djal i Novaka
20. Bogdan, djal i Gjille
21. Dabizhiv, djal i Vlkashina
22. Dimitrij, i ardhur/ardhacak
23. Radovan, djal i Radice
24. Gjurko, i varfër
25. Radenko, prishlac
26. Mijoman, i varfër
27. Radman, i varfër
28. Radica, djal i Vislava
29. Radisllav, vëlla i Ranka
30. Jovan, vëlla i Stepana
31. Radica, vëlla i Radivoja
32. Radisllav, i afërm i Raja
33. Nikolla, vëllau i tij
34. Radica, vëllai i Bogdana
35. Radisllav, djali i Miha
36. Radica, djal i Vojihne
37. Bogosllav, vëlla i Radovana
38. Radica, vëlla i Dimitrija
39. Miladin, vëllau i tij
40. Milash, vëlla i Ranka
41. Nikolla, djal i Ranka
42. Vojin, vëlla i Radenka
43. Radisllav, djal i Vojihne
44. Vujica, djal i Radenka
45. Branko, vëlla i Bozhidara
46. Mitko, dajl i Milomana
47. Gjura, ruajtës bagëtie
48. Radisllav, djal i Ranka
49. Radica Ohrijan
50. Miho, djal i Ranka


xhavit selmani

Kommentare