Mirashi Info 02.07.2013
U asfaltua rruga e Hashanëve në fshatin Mirash
Në kuadër të realizimit të shumë projekteve që po bënë Komuna e Ferizajt, këtë të martë është asfaltuar rruga e Hashanëve në fshatin Mirash, rrugë kjo më një rëndësi jashtëzakonisht të madhe për faktin se është edhe unazë lidhëse e rrugës së këtij fshati.
Ndezjen e makinerinë për asfaltimin e kësaj rruge e bëri Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Planifikimit, Ardian Ferizin dhe Drejtoreshën e Urbanizimit Qazime Vata si dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Këtë projekt të këtij asfaltimi e ka vlerësuar tejet lartë edhe Këshilltari i Kuvendit Komunal të Ferizajt, nga ky fshat Gazmend Bytyçi.
“ Sot po e asfaltojmë rrugën e fshatit Mirash, një rrugë e cila do të mundësojë gjysmës së fshatit një qarkullim shumë më të mirë. Fshati Mirash është njëri prej fshatrave që ka pothuajse largësinë më të madhe nga qyteti , por me projektet që jemi duke realizuar, siç është ky projekt”, tha Bytyçi.
Ndërsa Naim Xhafa, banorë i fshatit Mirash, ka thënë se ky projekt ka rëndësi jetike për banorët.
“Asfaltimi i rrugës është e një rëndësi të madhe dhe ka qenë kërkesë e kamotshme e banorëve të fshatit”, tha Xhafa.
Kommentare
Kommentar veröffentlichen