DUA ZEMRËN QË PAJTON
Dua
fjalën që ndjellë mirësinë
dorën që pengon krimin
zemrën që pajton shqetësimin
Më pëlqen shtëpia që hapë derën
nëna që i jep bonjakut gji
shpendi në flatrim, me krih t’argjentë
NGJYRA TË JETËS
Sa here kam menduar
-a është jeta ngjyrë
apo ngjyra jetë?
Sa here kam menduar
-sa ngjyra ka jeta
dhe cila është e vërteta?
POETI
Shpesh-lind me emër
vdes pa emër
rritet me vargun
shkon me vargun
ushqehet me këngë
prehet në vajtim
martohet pa darsëm
hyn dhënëdërr pa nuse-shpesh
TROLLI
Kush ka qenë n’konak, n’shtëpinë tënde-
ai di të tregojë se ç’është mikpritja.
Kush ka ngrënë bukë në sofrën tënde-
ai di të tregojë ç’është bujaria.
ai që ka luftuar me birin tënd,
di ç’është trimëria .
Kush lidhi besë me djalin tënd,
fort mire e di ç’është fjala e dhënë.
Kushdo ka fjetur pran vatrës sate,
sa mire e di ç’është gjumi pa ëndrra…
ai që thithi gjirin në ty,
di të vdesë për burrëri e fjalë të dhenë
O Truall-
Rrezet e diellit tënd
përfitojnë në zemër dashurinë
për mbarë Njerzimin.
ZEMRA DHE GJAKU
Zemra – central
Gjaku- lum;
Zemra dhe Gjaku ndërtuan
Hidrocentralin për rrymën njerzore
Zemra- sofër
Gjaku- ushqim,
Zemra dhe gjaku
Shtruan drekë
Për njerëzit.
marrë nga:
EMRIN E KEMI FORTESË; Panoramë Poezie
Seksioni “DE RADA”
Ferizaj 1977
Botues Qendra e Kulturës “Hivzi Sulejmani"
Kommentare
Kommentar veröffentlichen