Pak Kapak për një karrocë

Mirashi Info
PAK KAPAK PËR NJË KARROCË


Këshilli  i Vullnetarëve "DITA" i Shkollës „Ali Hadri“ në Mirash është duke vazhduar aksionin humanitar me moton „Pak kapak për një karrocë“.

Ky Aksion organizohet në bashkëpunim me  QPEA në Ferizaj. Përndryshe është Aksion Nërkombëtar i shtrirë edhe në Rajon si Shqipëri e Maqedoni.

Vullnetarët e Shkollës janë angazhuar në grumbullimin e 250 kg kapakëve të shishave për ti dërguar në Turqi dhe për shpërblim për të marrur dy karroca për femijë me aftësi të kufizuara.

Karrocat pastaj do ti dhurohen dy femijëve me aftësi të kufizuara në Mirash, njëri në lagjen e Hashanëve dhe tjetri tek Bytyçët.

Këtij aksioni deri tani i kanë ndihmuar edhe Shkolla e Magurës si dhe Shkolla „Jeronim De Rada“ nga Ferizaj.

Ky Aksioni Humanitarë akoma vazhdon.

Këshillin e Vullnetarëve në Mirash e përbëjnë
Editë Selmani , Albulena Miftari , Auron Bytyqi , Elvira Thaqi , Anduena Kamenica , Taulant Kamenica , Kastriot Raqi , Verona Bytyqi , Learta Bytyqi , Sumeja Lohaj .

Mentor i Këshillit të Vullnetarëve është Bashkim Bytyçi ndërsa Koomentor Njazi Bytyçi. 




Kommentare