VITET
SHKOLLORE 1959 – 1968
VITI SHKOLLOR 1959 – 60
Me
zbatimin e Ligjit mbi riorganizimin e shkollave fillore edhe në shkollat e
terrenit (Rrethinë) tonë u bënë ndryshime.
Bëhet
integrimi i shkollave fillore të këtyre fshatrave: Mirash, Cërnill, Prelezit të
Muhaxhirëve dhe të Babushit të serbëve ne një drejtori. Shkollë Amë ishte
Shkolla fillore në Babushin e Serbëve, ndërsa shkolla fillore e Mirashit e
Prelezit, Cërnillës dhe e Bablakut mbeten paralele të ndara fizike.
Në
këtë vit shkollor ështëbërë reforma shkollore, prandaj kemi disa risi siç janë:
- Nota Dysh (2) tani e
tutje paraqet suksesin pozitiv të kënaqshëm, ndërsa Njëshi (1) është notë
negative.
- Ncënësit e paraleleve
serbe fillojnë që të mësojnë gjuhën Shqipe si gjuhë jo amëtare.
Në
këtë vit shkollor punojnë tre mësues; Tefik Lohaj, Musa Mehmeti dhe Avdullah
Raçi. Mësuesi Tefik punonte para dhe pas dite. Në Mirash punonte kuzhina për nxënës.
Ushqimin e përgatiste Selim Hashani. Shkolla bënte vizita me paralelet: Cërnill
dhe Rubovc me ç’rast organizoheshin gara sportive.
Mësimdhënësit punonin me kantratë për një vit shkollor.
Numri i paraleleve Nr. Nxënësve Suksesi i nxënësve
4 M F GJ Poz. Neg. Nuk vijojnë
72 64 136 113 10
13
VITI SHKOLLORR 1960-61
Punën edukativo – arsimore me nxënës e zhvillonin dy mësues; Tefik Lohaj
dhe Faik Bibaj nga Mirashi. Në fund të vitit nxënësit treguan këtë suksesë:
Nr i paral. Nr. i nxënësve Suksesi i nxënësve
4 M F GJ Poz: Neg.
Nuk vijojnë
68 59 127 117 10 13
VITI SHKOLLOR 1962-63
Mëssuesit qenë Tefik Lohaj dhe Faik Bibaj. Mësimi mbaroi më 20 qershor
1962. Në fund të vitit shkollor (31 gusht 1962). Nxënësit treguan këtë suksesë:
Nr i paral. Nr. i nxënësve Suksesi i nxënësve
4 M F GJ Poz: Neg.
Nuk vijojnë
77 44 121 100 16 5
VITI SHKOLLOR 1963-64-65
Në këtë vit shkollor punonin këta mësimdhënës:
1.Tefik Lohaj (me kl. e I-rë dhe të III-të)
2.Avdullah Raçi (me kl. e II-të dhe të IV-të)
Mësuesit punonin me njërën klasë paradite e me tjetrën pas dite. Klasën e
pestë e udhëhiqte Rrahman Kryeziu nga fsshati Sllovijë. Klasa e gjashtë, shtatë
dhe e tetë mësimet i zhvillonin në shkollën amë në Babushin serb.
Numri i paraleleve Nr i nxënësve Suksesi I nxënësve
M F GJ poz. Neg.
Nuk vijojnë
Kl Ulta 4 81 51
132 109 16 7
Kl Larta 1 12 25
37 33 4 -
VITI SHKOLLOR 1965-66
Në
klasat e ulëta punonte Basri Tasholli (me klasët I-III-të) dhe Avdullah Raçi
(me klasët II dhe IV-të). Mësimi zhvillohej me klasë të pakombinuara. Me klasën
e pest punonte Tefik Lohaj. Kuadri arsimor nuk ishte i kualifikuar.
Mësimin
me klasën e V-të e udhëhoqi Gani Hashani.
Klasa
Nr i nxënësve Suksesi i nxënësve
M F GJ Poz
Neg Nuk vijojnë
I-IV 76 49
125 124 1 -
V 16 11 27 27 - -
VITI SHKOLLOR 1966-1967
Me
klasat e ulëta punuan: Gani Hashani dhe Sabri Kçiku
VITI SHKOLLOR 1967-68
Me
klasën e parë dhe të tretë punonte Tefik Lohaj, ndërsa Sabri Kçiku punonte me
klasën e II-të dhe të IV-të, kurse Gani Hashani punonte me klasën V-të.
Në
muajin mars 1968, nga shërbimi ushtarak kthehet Ali Bytyçi dhe e filloi punën
me klasën e I-rë dhe me klasën e IV-të, dmth punonte para dite dhe pas dite. Në
këtë vit shkollor nxënësit në muajin prill ndërmorën një aksion për mbjelljen e
fidaneve, të plepave.
(Marrë nga
Monografia “Shkollat në Komunën e Ferizajt” të autorëve Qemal Ratkoceri dhe
Ruzhdi Marevci. Botues: Shoqata Regjionale e Veteranëve të Arsimit “Zekeria
Cana” Ferizaj, 2007)
Kommentare
Kommentar veröffentlichen